Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik…
Bashkëjetesa me përsonat depresivë –Përsonat depresivë janë njerëz të sëmurë, të cilët nuk janë as dembelë, as histerikë e as hipokondrikë.
Pasi që tek depresionet bëhet fjalë për sëmundje, të cilat janë të trajtueshme dhe të shërueshme, është e rëndësishme që depresivët mundësisht shpejt të trajtohen nga mjeku.
Pasi që përsonat depresivë kanë vështirësitë më të mëdha për të marrë vendime, gjatë sëmurjes ata nuk duhet të detyrohen për marrjen e vendimeve. Ata pas kalimit të depresionit për këto do të pendoheshin prapë.
Nuk ka kurrfarë kuptimi që depresivët, e para së gjithash depresivët e rëndë gjatë sëmurjes të dërgohen në kurim apo pushim, sepse ata atje edhe më shumë do të vetmoheshin, ashtu që do të kishin kohë që të gërryejnë rreth fatkeqësisë iluzore të tyre. Kjo e zmadhon rrezikimin nga suicidi. Kjo nuk vlen për pacientët pas sëmurjes së tejkaluar
Depresivët nuk kanë vullnet, prandaj është e pakuptim që të apelohet në vullnetin e tyre. Përmes apeleve të tilla gjendja mundet madje të keqësohet, sepse pacientët atëherë bëhen të vetëdijshëm, se nuk kanë vullnet, nga e cila vuajnë në mënyrë të veçantë. Poashtu nuk ka kuptim nga këta njerëz të kërkohet që të mbledhin veten ose të nxiten për aktivitete të veçanta. Ata këtë e përjetojnë vetëm si mundim.
Për lta persona është e rëndësishme që të afërmit e tyre t’i përforcojnë për t’i marrë rregullisht barnat dhe eventualisht duhet këtë t’a mbikqyrin në mënyrë diskrete. Që pacientët të këshillohen që të mos marrin barnat e tyre, mund të jetë e rrezikshme për jetë. Në lidhje me këtë është e rëndësishme të përmendet, se antidepresivët nuk shpiejnë deri tek varëshmëria nga medikamentet.
Rreth rrezikimit nga suicidi duhet të flitet hapur me depresivët, sepse vetëm kështu mund të krijohet një pasqyrë rreth rrezikut të vërtetë. Megjithatë duhet të mirret parasysh se të rrezikuarit e rëndë nga suicidi tentojnë të mbulojnë ose të fshehin qëllimet e tyre, sepse kanë frikë se do të pen
gohen në zbatimin e tyre. Personat e rrezikuar rëndë nga suicidi për këtë arsye duhet të trajtohen në spital.
Është e rëndësishme që të pranohet gjendja e depresivëve ashtu siç e përshkruajnë ata vetë. Nëse dëshirohet që pacientët depresivë të binden, se janë më mirë se sa që ndjehen, kështu vetëm humbet besimi i tyre. Depresionet janë sëmurje të rënda ashtu që pas kalimit të depresionit është plotësisht e drejtë që ata të dërgohen në kurime ose në pushime. Por siç u tha, jo gjatë depresioneve, por pas depresioneve.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik…