Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik….
Si mund të ju ndihmojnë familja dhe shoqëria? –Njerëzit që janë në depresion shpesh tërheqen nga shoqëria dhe familja rreth tyre, në vend se t’i pyesin ata për ndihmë dhe përkrahje.
Megjithatë kjo poashtu është koha kur edhe atyre ju duhet ndihma dhe përkrahja juaj.
Gjëja më me rëndësi është që familja dhe shoqëria mund të bëjnë është që ta inkurajojnë personin në depresion të kërkojnë tretmane përkatëse.
Natyra e depresionit është që ju bënë të ndjeheni të gjorë, pa shpresë dhe pa vlerë, kjo e ndalon personin që është në depresion të kërkojë ndihmë.
Ta përkrahni një shok, një shoqe ose të afërm i cili është në depresion, ky mund të jetë rast që të ndërtoni marrëdhënie më të afërt dhe më të kënaqshme. Megjithatë kjo mund të jetë punë e vështirë. Ndonjëherë mund të jeni të zhgënjyer dhe përveç nëse kujdeseni për vetvetën mund të bini në depresion.
Njerëzve që janë në depresion nganjëherë më së shumti ju duhet dikush që kujdeset për ata. Ju mund të ju tregoni atyre që ju kujdeseni për ata duke i dëgjuar ata me simpati, duke qenë të dashur, duke e çmuar personin apo thjeshtë duke kaluar kohë me ata.
Ju mund të ju ndihmoni atyre duke i inkurajuar ata të flasin për ndjenjat e tyre dhe duke u munduar të gjeni mënyra se çka mund të bëjnë ata, ose çka mund të ndryshojnë që të mund ta përballojnë depresionin.
Nëse personi që ju e përkrahni është shumë në depresion ju ndoshta duhet të merrni vendime të vështira dhe sesa duhet ju të bëni në vend të tyre. Nëse ata për shembull nuk kujdesen për nevojat e tyre fizike, ju duhet të i ndihmoni atyre duke ju blerë gjërat që ju duhen, pregaditni ushqim dhe të pastroni për ata, nëse keni mundësi. Ose ju duheni t’i inkurajoni ata të bëjnë këto punë.
Nuk ka përgjigje të lehta për këtë situatë. Do të ju ndihmojë nëse e gjeni dikend me të cilët ju mund të i diskutoni këto dhe problemet tjera. Kur e përkrahni ndonjë shok/qe ose të afërm ju duhet të mundoheni të mos i fajsoni ata për ndjenjat e depresionit ose të ju thuani atyre të ’kontrollojeni veten’.
Ata me siguri e fajsojnë vetëveten kështu që kritikat mund t’i bëjë ata të ndjehen më shumë në depresion. Lavdatat janë më efektive se kritikat. Ju duhet të i përkujtoni ata që është e mundshme që situata e tyre të përmisohet, por kjo duhet të bëhet në mënyrë të kujdeshme dhe të dashur për të bërë punë. Është me rëndësi që ju t’i kushtoni kujdes edhe nevojave tuaja.
Nëse është e mundshme mundohuni që ti ndani përgjegjësitë për përkrahje të ndonjë shok, shoqe ose të afërm me sa më shumë njerëz që është e mundshme. Mundohuni t’i gjeni ata persona me të cilët ju mund ta shprehni zhgënjimin tuaj. Mund të ketë ndonjë grup lokal për njerëzit në situatën tuaj.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik….