Shkruan: Antonela RAMA, Psikologe klinike….
Çdo ditë dëgjojmë ose përballemi me fenomenin e xhelozisë , si nyja e moskontrollit të vetes për shkak të gjendjes që rivalizohet mes mendimit dhe veprimit të pandërgjegjshëm.
Xhelozia si një ndienjë e ” mbërthyer” në mënyrën më indirekte të balancimit të Egos për të dal fitimtar në ” udhëtimin e rraskapitur ” të mendjes së pabindur në mënyrë tragjike pa analizuar situatën e akumuluar në rastet fatale.
Jetojmë në shekullin ku baraspesha e mendësisë kafshërore nuk është në përputhje me aspektet e qytetërimit dhe emancipimit për figurën e femrës. Xhelozia shkatërron së brendshmi qenien njerëzore pa e krahasuar me veprime të “rigjallërimit ” të mentalitetit që është “rehatuar ” tashmë në ngushtësinë e mendimeve të vyshkuara.
As ndjenjat e pasionit dhe as elementët më të rëndësishëm për një familje nuk po e shmangin dot vrasjen për shkak të xhelozisë .
Edhe përpjekja e fundit për të rivendosur ekuilibrin në një mardhënie, nuk po e bën punën e këkuar për të jetuar jetën që deshiron…. por jo as kjo nuk po ndodh.
Femra nuk është e destinuar që t’i nënshtrohet mashkullit për kapriçot e veta, por është vetë fuqia që bën NDRYSHIMIN dhe ndryshimi vjen nga pavarësia si figura e plotësimit të arsyes dhe reflektimit.
Mos kërkoni që femra të jetë pronë e juaja, pasi është vetë liria e kërkuar dhe e drejtuar për t’u shkëputur njëherë e mirë nga “çnjerëzimi që nuk e di fundin e ndodhive të tilla “.
Nëse do të respektohej më shumë figura e vlefshme e femrës nuk do ndodhnin të tilla ” veprime kafshërore ” sepse çdo gjë nis nga vetëkonceptimi dhe “sforcimi “e realitetit që mendojnë se ndodhen.
Aspekti që bën diferencën është edhe mjedisi në të cilin ështe rrit dhe ka jetuar agresori,pasi përputhja e asaj që ka parë lidhet me nyjën e bashkimit me veprimin e ndërgjegjshëm apo të pandërgjegjshëm duke mos logjikuar në mënyrë Instiktive situatën.
Mos harroni që femrat e forta nuk mund t’ i sundojë askush dhe asgje sepse diferencimi realizon ndryshimin.
Ndryshoni për të mos marrë jetën e njerëzve tuaj më të dashur vetem për shkak të euforisë së “rrëmbyer ” prej aktivizimit të të menduarit duke mos e kontrolluar gjendjen tuaj emocionale dhe mendore.
Ndryshoni për dashurinë më të çmuar që kristalizohet në çdo moment nga personi që keni në momentet më kyçe dhe rastësitë reciproke në përballjet e përditshme.
Ndryshoni për qetësinë dhe pendesën nga veprimi që kushton gjithë jetën duke harruar harmoninë e pakufijshme që të fal vetë jeta.
Ndryshoni për REALITETIN në të cilin ndodheni duke zgjedhur më të mirën e mundshme,sepse çdo minutë është zgjedhja për të qenë të lumtur në realizimet koherente për atë që do.
Ndryshoni për kujdesin ndaj femrave duke i barazuar si vlerat më të rëndësishme duke harruar apo “mposhtur ” ndjenjën e xhelozisë për të jetuar momentet që duam t’i përjetojmë sepse është pjesë e jona.
Shkruan: Antonela RAMA, Psikologe klinike….