Shkruan: Irma GJOZI, Psikologe klinike….
Çrregullimi i Pedofilisë
Pedofilia është një çrregullim mendor që manifestohet tek të rritur ose adoleshentët duke pasur tërheqje seksuale ndaj fëmijëve në moshën parapubertetit. Këta individë kanë fantazi, nxitje,sjellje seksuale të përsëritura, intensive ndaj fëmijëve të moshës parashkollore,përgjithësisht përpara moshës 13 vjeç.
Pedofilët mund të klasifikohen në dy tipe,pedofil ekskluziv.pedofil jo-ekskluziv.
Pedofilët ekskluziv kanë tërheqje seksuale vetëm ndaj fëmijëve të moshës para pubertitetit.
Pedofilët jo-ekskluziv kanë tërheqje seksuale ndaj fëmijëve dhe ndaj të rriturve. Në pjesën më të madhe të rasteve pedofilët janë meshkuj që kanë një diferencë moshe mbi 16 vjet në raport me fëmijën që abuzojnë. Në rastin e adoleshentëve pedofil ata janë 5 vjet më të mëdhenj se fëmijët që abuzojnë.
Pjesa më e madhë e pedofilëve janë meshkuj por studimet kanë treguar se femrat gjithashtu vuajnë nga çrregullimi i pedofilisë.
Në preferencat e tyre meshkujt pedofil kanë orientim homoseksual ose biseksual në raport me fëmijët. Ndërsa femrat abuzojnë vetëm fëmijët meshkuj.
Profili i një pedofili
Sjellja psiko-sociale –Pjesa më e madhe e pedofilëve vuajnë nga një sëmundje mendore ose kanë pësuar në të shkuarën e tyre abuzime fizike ose seksuale. Pedofilët janë gënjeshtarë, ata ndërtojnë në shoqëri imazhin e personave të përkryer. Këtë imazh ata e përdorin për të abuzuar,kërcënuar dhe përgënjeshtruar vazhdimisht fëmijën në momentin kur ndodh abuzimi.Në shumicën e rasteve ata njihen nga komuniteti si shumë punëtorë dhe familjarë. Në pjesën më të madhe të rasteve kanë një formim të përgjithshëm mbi mesatar.Janë të zgjuar dhe dallohen për aftësitë e tyre manipuluese.Nuk janë të dhunshëm dhe nuk kanë probleme me ligjin.Në shumë raste ato madje janë besimtarë të devolltshëm.Në përgjithësi kanë shumë pak miq të rritur, rrinë shumë të tërhequr nga komuniteti në mënyrë që mos të kuptohet interesi që ata kanë ndaj fëmijëve.Punojnë ose angazhohen si vullnetar në institucione që frekuentohen nga fëmijët.Ato kanë komunitetet e tyre online dhe depërtojnë dhe në komunitetet online ku kanë akses fëmijët.
Procesi përgatitor për të abuzuar me fëmijët –Pedofilët përpara se të shenjëstrojnë fëmijën që do të abuzojnë përzgjedhin prindërit. Ata vënë në shënjestër sidomos familjet me prindër të divorcuar.Në familje me prindër të divorcuar pedofilët luajnë me fëmijët në mënyrë perfekte rolin e “figurës prindërore” .Ata kanë tendencën të bëjnë sjellje të papërshtashme shoqërore për të testuar kufinjtë e prindërve. Pasi kanë fituar besimin e prindërve ata fitojnë akses brënda familjes në mënyrë që mos të dyshohen për qëllimin e tyre të vërtetë. Fëmijët që ata vënë në shënjestër përgjithësisht kanë probleme në familje, janë fëmijë të tërhequr, invalidë,të pastrehë. Pedofilët e abuzuar në fëmijërinë e tyre kanë tendencën të shenjëstrojnë për të abuzuar fëmijë që kanë moshën e cila përkon me moshën në të cilën ato janë abuzuar .Për t’i joshur ata i çojnë fëmijët në park, koncert, plazh, kopsht zoologjik.Tregojnë interes të tepruar ndaj fëmijëve.Shprehen se i duan shumë fëmijët,u pëlqen të kujdesen për to ,ndjehen fëmijë. Pedofilët kanë tendencën t’i turpërojnë, bëjnë presion,abuzojnë fëmijët qoftë dhe në shtëpitë e tyre. Pedofilët abuzojnë seksualisht me fëmijët pasi kanë përgatitur terrenin për një kohë të gjatë për ta bërë këtë. Ju si prindër duhet ta vini re fazën përgatitore që përdor një pedofil. Duhet të tregoni vëmendje të vecantë nëse dikush i jep dashuri, vëmendje, kohë apo dhurata të tepruara fëmijës suaj.Duhet ta pyesni atë person përse i bëjnë këto sjellje dhe duhet të supervizoni vazhdimisht marrdhënien e tij me fëmijën tuaj.
Sjelljet e pazakonta në raport me fëmijët –Kur pedofilët flasin për fëmijët i quajnë të “pafajshëm”, “hynor”. Sillen me fëmijët sikur të jenë miqtë e tyre të rritur, të dashurat ose nuset e tyre. Pothuajse të gjithë pedofilët kanë tendencën të koleksionojnë foto të viktimave të tyre,objekte ,veshje që u përkasin këtyre viktimave.Nëse fëmija bën shumë rezistencë në momentin e abuzimit ata e drogojnë. Abuzimet seksuale që ushtrojnë pedofilët kanë natyrë të mirëfilltë seksuale në rastet kur pedofilët prekin organet gjenitale të fëmijës me anë të organeve të tyre gjenitale ose me anë të një objekti.Abuzimi nuk është i mirëfilltë seksual kur pedofilët ekspozojnë fëmijët ndaj materialeve pornografike, detyrojnë fëmijët për të shfaqur sjellje seksuale dhe masturbohen në sytë e fëmijëve.Sjelljet seksuale të pedofilëve ndaj fëmijëve përfshin përdorimin e fëmijëve për qëllime prostitucioni,realizimin e fotove dhe filmave pornografik. Pedofilët i mbrojnë fëmjët që shënjëstrojnë nga pedofilët e tjerë.
Shkruan: Irma GJOZI, Psikologe klinike….