Shkruan: Olta MUÇA, Psikologe…
Nuk është e rëndësishme se si do ti kaloni pushimet verore por e rëndësishme është ti planifikoni dhe të gjeni mundësinë për disa ditë relaksuese gjatë verës .
Të flasësh për pushimet verore është një avantazh e disavantazh pasi jo të gjithë kanë mundësi financiare për të shkuar për pushime, e mund të ketë edhe shkaqe të tjera si kultura , mentaliteti sa të socializuar janë me pjesën tjetër.
Pasi ka edhe situata ku ka individë që kanë mundësi ekonomike por kanë tipin e kulturën që nuk bëjnë pushime , por të flasësh për pushimet krijohet energjia pozitive që liron hormonin e lumturisë. Sa të hapur jemi ne për të kaluar pushimet më të bukura të jetës sonë.
Duke organizuar pushime gjatë gjithë vitit na bën ne më të lumtur psikologjikisht e fizikisht .Kjo është e vërtetuar në mënyrë shkencore ose nga hulmutimet e shumta që janë bërë nga e gjithë bota si sociologët e psikologët njekohësisht dalin në të njejtin përfundim që pushimet qoftë dimërore , verore ose pranverore ndikojnë shumë mirë nga ana psikologjike po ashtu edhe në jetën e individit.
Pushimet ju bëjnë mirë për anën psikologjike e për shëndetin , pasi nëse ne jemi të stresuar e nën presion stresi , ne ndjehemi të lodhur e jemi të predispozuar të vuajmë nga pagjumësia.
Në aspektin psikologjik ne irritohemi e fillojmë të ndjejmë ankth e pakënaqësi të ndryshme madje kjo ndikon edhe në kujtesën tonë. Të gjitha këto probleme të shkaktuara nga stresi na bëjnë ne jo produktiv, të jemi më pak të shoqërueshëm me të tjerët e të jemi më të vetmuar gjë që më vonë kalon edhe në depresion .
Por sipas Dok . Mel Bornis do të ishte mire që të beni pushime qoftë edhe një pushim fare i shkurtër ndikon pozitivisht në jetën tonë madje mund të ndihmojë me 50% për të ulur presionin e gjakut atakun kardiak , stresit ose pushimet vjetore e dimërore ndikojnë në jetë gjatësinë tonë.
E nëse ju dëshironi një jetë të shëndetshme emocionale ju këshillojmë të merrni sa më shumë pushime të jetë e mundur madje edhe në ç‘do kohë.
Duke qenë se pushimet kanë fuqinë që ne ti zgjillim problemet personale shumë fuqishëm pasi as pushimeve jemi më të qetë e të kthjellë t e jemi akoma më të aftë që ne të zgjidhim problemet në punë duke larguar energjinë negative e duke u karikuar me energji pozitive .
Kjo është fuqia e madhe e pushimeve duke na transformuar ne në një njeri më të mirë e të lumtur.
-Pushimet verore na ndihmojnë të zgjidhim problemet familjare duke krijuar një situate harmonike në familje .
- Pushimet verore na ndihmojnë në rregulliin e marëdhënieve me partnerin e nëse jeni në një lidhje dashurie gjithashtu ndihmon për tu lidhur më tepër.
- Zhvillojnë horizontin e fëmijeve duke i bërë më të lumtur e më të zgjuar njëkohësisht.
- Na bëjnë ne sa më elastik për zgjidhjen e problemeve kur kthehemi nga pushimet.
Pushimet ndikojnë pozitivisht në jetën e individit duke i dhënë atij pushtetin për të vendosur për veten për ti dhënë një drejtim të saktë e konçiz kur jemi me pushime . Që do të thotë pushimet janë ilaç për shpirtin e mendjen tonë na shë rbejnë ne për të qenë të lumtur dhe për të pasur marrëdhënie të shëndëtshme .
E gjitha kjo në jetën e individit është diçka e bukur e pozitive pavarsisht se pushimet mund të jenë të shkurtra të gjata ose jo, e rëndësishme është të realizoni pushime.
Shkruan: Olta MUÇA, Psikologe…