Shkruan: Mp. & Msc. Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik
Zgjidhni problemet tuaja kur jeni në disponim të lartë (Modifikuar)
Nëse ballafaqohemi me nëj person për dicka kur ai person është në disponim të ulët, mund të jemi të sigurt për rezultatin. Personi do të bëhet justifukues, i bezdisur dhe që nuk i kap gjërat. E njëjta është e vërtet për veten tonë. Nësë tentojmë ta zgjidhim një problem apo ta marrim një vendim të rëndesishëm ndërsa niveli ynë i dispnomit është i ulët, me gjasë do ta zhgënjejmë veten dhe do të pendohemi për sjelljen tonë.
Kur disponimi ynë është i ulët, ne nuk kemi qasje në urtinë tonë. Pjesa hutuese e kësaj pjese të këtij principi është se pikërisht në disponimet tona të ulëta ne do të duam ti zgjidhim problemet tona dhe të ballafaqeohemi me njerëz të tjerë. Joshja do të jetë gjithmonë aty. Disponimet e ulëta e shtojnë hutinë dhe fyerjen. Ato na nxisin “të duam ti shkojmë deri në fund diçkaje”, “të lexojmë ndërmjet rreshtave se çka po thjonë të tjerët”, të punojmë në komunikimin tonë” dhe “ ti shprehim ndjenjat tona”. Por ndjenjat që i keni në disponim të ulët nuk ajnë ndjenjat tuaja të vërteta, ato janë ndjenjat që ju dhe të tjerët i ndieni në disponim të ulët. Të vetmet ndjenja që do ti përjetoni në disponim të ulët janë ndjenjat negative, kështu, nuk ka kuptim tu besojmë apo të veprojmë sipas atyre ndjenjave. Zgjidhja është të presim deri sa të ngritet disponimi, gje që do të ndodhë vetë. Sa më pak vëmendje që i jepni të menduarit tuaj në disponimet tuaja të ulëta, aq më shpejt do të ngritet disponimi juaj. Në atë pikë dhe vetëm në atë pikë, do të dalin në sipërfaqe ndjenjat tuaja më të urta.
Pastaj edhe nëse ndiheni të detyruar ta ndërmerrni ndonjë veprim serioz, do ta ndieni mënyren më të duhur. Nëse ta bëni një diskutim për diçka që po ju shqetëson, koha për ta bërë këtë është në disponim të lartë. Principi i disponimeve nuk thotë ti shmangeni përballjes, përveç kur ndiheni keq. Principi e ofron mënyren më të lëhtë, më të këndshme, më produktivitet për tu qasur jetës.
Një huti tjetër rreth principit të disponimeve është se nganjëherë derisa jeni në disponim të ulët, mendoni se duhet të përballeni me njerëz. Derisa kjo është e vërtetë nganjëherë, nuk është kaq shpesh sa mund të mëndoni. Shpesh, disa minuta larg problemit tuaj mund të jetë e tëra që ju duhet për ta zbutur situaten. Disponimi është shkaku rrënjë, jo efekti i shumicës së mospajtimeve dhe problemeve. Disponimi erdhi i pari. Në disponim të lartë, skenari i njëjte do të dukej plotësisht ndryshe.
Në ato raste të rralla kur duhet të përballeni më dike derisa ju apo ai jeni në disponim të ulët, gjëja më e rëndesishmë për të cilën duhet të jeni të vetëdijshë është se ju jeni në disponim të ulët dhe se si rezultat i kësaj, të pamurit tuaj të situatës është i dyshimtë dhe i kufizuar. Ky kuptim ju lejon perspektive. Qasja e shëndetit mendor, si do gjë tjetër bëhet më e lehtë me praktikë. Sa më shumë që i besoni asaj ndjenje të këndeshme të lumturisë, aq më lehtë do të jetë të rrini me të më gjatë. Praktikojeni injorimin e disponimeve tuaja të ulëta, në vend se ti analizoni ato dhe shihni se sa shpejt shuhen. Disponimet e ulët janë shtrembërim më të menduarit tonë. Pranoni disponimet e ulëta si pjesë e jetës, bëjeni më të miren që mundeni për ti injoruar ato dhe funksionimi i shëndetshëm psikologjik do të jetë më i përhapur në jetën tuaj.