Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik..
Termi prapambetje mendore nënkupton dëmtimin intelektual që fillon në moshë të vogel, dëmtimi intelektual përkufizimi i prapambetjes mendorë duhet të përfshije kriterin social për qëllimin praktik të dallimit ndërmjet njerëzve që munden dhe atyre që nuk mund të ndjekin një jetë afer normales.
Ndersa, me shprehjen prapambetje mendore në gjuhen shqipe nënkuptojmë atë shkallë të ulet zhvillimi të inteligjencës të një numer i vogel individësh, që sillet prej nën 70 deri në 20. Të shqiptaret , në bazë të matjes së inteligjencës dhe të përpunimit jopërfundimtar te të dhenave, ka gjasë se numri i personave me zhvillim kaq të ulët të sillet rreth 2%.
( Nushi,1998,f.2006).
Me individet e tillë duhet pasur kujdes, meqë ata në të shumten e rasteve lëngojnë jo vetëm në aspektin e aftesisë mentale, por edhe në atë të aftesisë fizike, emocionale, sensorike dhe shoqërore. Individet e tillë kerkojnë kujdes të veçantë, menyra specifike pune dhe njerëz të specializuar për punë me ta. Shumica prej tyre, sidomos ata që janë më pak të prapambetur, janë në gjendje të kryejnë shkollën fillore ose ndonje zeje dhe të kujdesen për vetveten. Nderkaq , kategoria e individeve me koeficient të inteligjencës nën 30, jo vetem që nuk janë të aftë për shkollë, por as që mund të kujdesen për gjërat elementare për jetë. Ata pothuajse në tërësi varen ose prej prinderve ose prej të punsuarve në institucione përkatesë shëndetësore, pra të tilleve u nevoitet ndihma për ushiqm, për higjine personale. (Spahiu,1999,f.222-226).
Në të kaluaren njerezit me prapambetje mendore jetonin në spitale nën kujdesin e vazhdueshem, kurse ne ditet tona ata jetojne në komunitet ku nevojat e tyre arsimor dhe sociale plotesohen nga mësuesit dhe punonjesit sociale ku edhe kujdesi i tyre mjekësor kryesisht kryhet nga mjekët e familjes.
Nëse vuajne nga çrregullimet psikiatrike, njerëzit me prapambetje mendore trajtohen nga psikiatri apo psikologu që ndihmojnë gjithashtu në organizimin e shërbimeve. Fëmijet handikapatë mendorë shpesh herë marrin kujdes nga pediatri . (Gelder & Gath & Mayou,1994,f.460).
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik..