Shkruan: Joana LLESHI. Psikologe klinike
Po aq herë sa flasim për emocionet, po aq herë e kemi të vështirë të tregojmë më shumë rreth tyre.
E gjitha kjo nis që nga fëmijëria, ku fokusi shpesh ka qënë ngjarja dhe jo ndjesia, përjetimi, pos-sjella që ka pasuar e cila mund të përndjek vazhdimisht.
Nëse një fëmijë apo i rritur është trembur themi “Çfarë ndodhi, pse ndodhi, ku ndodhi?”. Ku shpesh shihet si një reagim egoist për të përmbushur pikpyetjet tona, sesa ndihmuese për tjetrin. Rrjedhimisht nuk pasojmë me pyetje: Si u ndjeve, apo çfarë të trishtoi, mërziti, e tjerë.
Kjo gjë na shoqëron dhe sot, ku krijojmë mekanizma shmangës apo shtypës dhe nuk ballafaqohemi me të vërtetën emocionale, pra i arratisemi realitetit.
Shpesh, mund te ndodhi që ky realitet po, është i vështirë por është i domosdoshëm për të jetuar mirë.
Gjithcka nis me praktikimin, e gjitha ajo qe thuhet dhe mësohet në teori ka nevojë për zbatim, real dhe konkret.
Si fillim, e nisim me të pranuarin që kemi nevojë të shqyrtojmë vetveten, duke bëre pyetje hulmuntues: Çfarë ndodhi që kjo situate, fjale, tregim, histori më preku?; Cilat janë ndjesitë që më erdhen, frikë, trishtim, mosbesim, ndjesi parahatie, gëzim, lumturi. Praktikë e mirë dhe e shpejtë është që të gjitha këto mund ti shënoni në note të telefonit tuaj nëse nuk keni njëlaps dhe letër.
Asgjë nuk është e rastësishme, të gjitha emocionet respektive që përjetohen kanë lidhje (asosacion) me diçka të brëndëshme tuajën që ka nevojë të eksplorohet.
Ballafaqimi që më pas do të bëni është hapi tjetër i cili do t’ja u bëj më të lehtë përballjen dhe menaxhimin sa hërë ju të “takoni” këto emocione.
Të pasurit dikë një person që ju i besoni, ndarja do të ishte shume mirë dhe kjo njihet si tekinkë “ Të nxjerrësh nga vetja”.
Kërko ndihmë!
Shpesh krenaria nuk na lejon të kërkojmë ndihmë, frika ka pushtuar dhe nuk të lë të lirë. Ajo luan shpesh me mua, me ty, me të gjithë ne, na vjen rreth e qark, shpesh qesh me ne, na përbuz, rrit ankthin, e tjere.
“ Të nxjerrësh nga vetja”, do të ndihmoj për ti kapërcyet këto pasiguri.
Pak më poshtë do të listoj disa pyetje praktike, ndihmuese për të pasur një analizë të mirë sa herë përjetojmë këto ndjesi:
- A ka ndonjë gjë për të cilën ke frikë këto kohë?
- Kujto 5 herët e fundit që ke pasur këto ndjesi parehatie?
- Cilat ishin mendimet e tua për secilën nga këto 5-së situata? 4- Si u përgjigje ndaj tyre?
- Çfarë bërë apo nuk bëre?
- Cilat ishin rezultatet e këtyre ndjesive?
- Çfarë bëre në lidhje me këto gjëra, situatë, apo frikë? 8- Cilat janë gjërat tipike që kontribuan?
- Çfarë priresh të bësh për shkak të tyre, pra cili është reagimi fillestar dhe jo vetëm?
- A do të ishte mirë ta mbaje shënim në javët në vazhdimrastet kur të kapin këto ndjesi?
- A kam nevojë për ndihmë?
Të kërkuarit ndihmë po tregon që ne po i dorëzohemi krenarisë dhe po i lëm hapsirë që të veproj përulësia, që vetëm nuk ja dalim. Prandaj në këtë rast i referohemi dikujt tjetër jasht nesh që është psikologu i cili mund të ofrojë ndihmë të specializuar, konkrete, me përkujdesje për të kapërcyer këto vështirësi.
Le të besojmë që ndjekja hap pas hapi e këtyre pikave do të jetë një ndihmesë për çdo kënd nga ju, asnjëherë nuk është vonë, kështu që mund ta nisësh që nga sot.
Shkruan: Joana LLESHI. Psikologe klinike