Shkruan: Kosovare GJEVUKAJ, Psikologe klinike…
KoronaVirus Covid-19 ,besoi që shumica nga ju në momentin kur e lexuat dy fjalët e para patët një ndjenjë të pamikëpritur brenda vetës.
Kuptoj jemi të gjithë qënie njerëzore nuk kemi çdo gjë në pëllëmbën e dorës , shumë gjëra ndodhin pa na pyetur dhe asgjë nuk mund të kontrollohet deri në maksimumin e saj.
Kam vërejtur se shumë njerëz përdorin fjalët si në “kohën e luftës” për shkak të qetësisë që ka mbretëruar në vendin tonë, në mbarë botën ka ankth ,frikë,panikë e stresë të vazhduar por tek ne qëndrojnë ende ato përjetimet e të kaluarës që na dyfishojnë negativitetin brenda vetës.
Ataku i panikut është episodë i papritur frike apo tmerri të thellë, i shoqëruar me simptoma mendore dhe fizike. Ataku i panikut zgjatë vetëm pak minuta. Ndjesia e mbytjes nga mungesa e ajrit, djersitja, marramendja, të përziera, dridhjet dhe rrahjet e shpeshta të zemrës.
- Tre lloje atake paniku:
- Atak paniku i papritur (spontan)
- Atak paniku i lidhur me situatën
- Atak paniku i predispozuar nga situate.
Lufta për ta shmangur te menduarit për frikën, e shton atë.
Në anën tjetër është edhe stresi, përjetim i ngjarjeve si rrezik i mirëqenies fizike dhe psikologjike. Këto ngjarje janë të njohura si stresuese, kurse reagimet e njerëzve ndaj tyre quhen reagime ndaj stresit.
Stresi mund të jetë afatgjatë dhe ai afatshkurtër. Stresi mund të ketë ndikim serioz në shëndet, sidomos nëse ai bëhet kronik. Ai godet sistemin nervor, zemrën dhe qarkullimin e gjakut, sistemin imunitar, derivon ankth dhe vështirësi në të kuptuar. Menaxhimi i stresit ka të bëjë me mbajtjen nën kontroll të shkallës së stresit. Aktivitetet fizike si vrapimi, gjimnastika janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të lehtësuar fizikisht stresin dhe tensionin.
Aktivitetet qetësuese fizike, siç janë joga ose tai chi, mund të ndihmojnë për të punuar trupin tuaj ndërsa qetësoni mendjen gjendjen shpirtërore, siç janë: duke ulur stresin duke shijuar natyrën duke festuar me miqtë.
Të gjitha këto ngërthejnë në vete frikën.
Persona të ndryshëm tani duke qëndruar brenda shtëpive tyre marrin informata të kota, ndonjëherë të shkruara nga joprofesionistë ,andaj gjithmonë lexoni atë që ju nevojitet, dhe reduktoni pjesën tjetër.
Ju duhet të dini si ta parandaloni virusin, ato masa përfshijnë vetë-izolimin , monitorimin e temperaturës tuaj nëse sëmureni, larja e duarve rregullisht me sapun dhe ujë ,dhe qëndrimi larg tubimeve të mëdha.
Stafi mjekësorë po bën një punë të çmuar në mbarë botën e duke veçuar mjekët në vendin tonë që po japin maksimumin e tyre duke punuar pa u lodhur , pa u ankuar ,vetëm që ne të jemi të shëndetëshëm.
Ju këshillojë që të mos i bëni presion vetës e as familjes qëndroni të qetë,merruni me diçka që ju pëlqen ,ndjeni ngrohtësinë familjare që po kaloni me familjet tuaja.
Panikë jo Kujdesë po.
Shkruan: Kosovare GJEVUKAJ, Psikologe klinike…