Shkruan: Majre LEVENISHTI, Psikologe shkollore dhe edukimi…
A- Një mënyrë sjelljeje negativiste , armiqësore dhe provocative që zgjat të paktën 6 muaj ,gjatë se cilës janë të pranishme 4 (ose më shumë ) kriteret e mëposhme :
- – shpesh zemërohet
- – shpesh grindet me të rriturit
- – shpesh në mënyrë aktive sfidon ose refuzon të përmbushë kërkesat ose refuzon të përmbushe kërkesat ose rregullat e të rriturve
- – shpesh me qëllim i irriton të rriturit (njerzit)
- – shpesh akuzon të tjerët për gabimet e veta ose sjelljen e keqe
- – ai shpesh është i prekshem ose lehtësisht i inatosur me të tjerët
- – ai shpesh është i zemëruar dhe zemërgjerë
- – ai shpesh është keqbërës dhe hakmarrës.
B- Anomalia e sjelljes shkakton dëmtime klinike të ndieshme të fuksionimit social ,arsimor,ose të punës.
C- Sjellja nuk ndodh si pasojë e një crregullimi psikik ose crregullimi të humorit.
Po kush janë faktorët e rriskut?
Faktorët e rriskut që favorizojnë fillimin e saj dhe që rrisin mundësinë e sjelljes përcarëse janë:
- – keqtrajtuar ose neglizhuar
- – të paturit e një disipline të ashpër ose të paqëndrueshme
- – mungesa e mbikëqyrjes
- – të paturit e një prindi me histori të ADHD, crreg.provokues opozitar ose problem të sjelljes
- – të jetuarit një gjendje të paqëndrueshme familjare
- – përjetimi i streseve të ndryshme të cilat ndikojnë në ndienjën e qëndrueshme të fëmijës.
Stefano Rossi thotë“Ndonjëherë, këto qëndrime janë të lidhura me temperamentin, disa nuk tolerojnë frustimet dhe nuk mund ti qëndojnë rregullave.”
Impulsiviteti është pjesë e temperamentit, cdo kush ka të tijën dhe nuk mund të ndryshohet, por është e mundur të ndërhyet në aspektin arsimor edukativ dhe kjo bën ndryshimin.
Si mund të menaxhojmë fëmijët kundërshtarë në shpi?
1-Vlerësimi është më i mirë se ndëshkimi
- Përforcimi pozitiv është shumë më i fuqishëm se dënimi. Problemi me fëmijët kundërshtarë është se ai aktivizohet nga një rreth vicioz me të rritur që japin rregulla, ai (fëmijë ) përpiqet ti kryej rregullat, por i bën keq dhe kështu nuk ia del dot ndaj fillon të sillet keq. Këtu atëherë , kemi një ndëshkim nga prindi ose mësuesi i cili e trasformon marrëdhënien mes të dyve në “ një test të forces muskulare”. Dënimi përforcon idenë e fëmijës që gjithkush e ka atë me të dhe mënyra e vetme për të mbrojtur veten është që gjithmon të jetë më e forta.Për të thyer këtë rreth vicioz, stragjedia më e mirë dhe efektive është të përpiqet të rrisim fëmijën duke adoptuar një qasje empatike, bazuar në autoritetin.
2-Kaloni kohë cilësore me të.
- Ndihmon fëmijën kundërshtarë të ndiejë se i rrituri e do atë edhe nëse shpesh sillet keq.Të qenurit mirë së bashku ndihmon fëmijën të ndiejë se kujdeseni për të edhe pse mundet që fëmija të sillet keq. Kjo e lejon atë të “pastrojë “ imazhin negative që ka nga vetja.
3-Duke e lavdëruar fëmijën kur po bën dicka të mirë dhe duke e ftuar atë për të kryer detyra të vogla përmirëson vetbesimin e tij.
- – Fjalë pozitive, që ndërhyjnë tek vetbesimi i tij. Fraza të cilat janë të lidhura me një arsye të vecantë pasi këto rimobilizojnë vetëbesimin e tij të brishtë.
– Vetëvlerësimi
Të rriturit është mirë ta ftojë fëmijën të kryejë me të veprime të vogla që mund ti japë pa ankesë..
P.sh Do vish me mua në bodrum apo të zbrazim lavastoviljen .
Kjo cka i bën të kuptojë fëmijës?
Ai kupton dhe ndien që është i rëndësishëm dhe mund të ndihmojë edhe në gjëra të vogla.
4-Një letër zemre ose një objekt i vogël janë efektive për të formuar cdo përparim që mund të sjell nga një sjellje e caktuar. Kur fëmija ka bërë një përparim të vogël duke nënvizuar jo vetëm me fjalë por edhe me një shënim të shkruar
5-Aksioni edukativ duhet të jetë konsistent me kalimin e kohes për të “ zbutur” qëndrimet kundërshtuese.
Prindërit duhet të injorojnë qëndrimet paksa të kundërta të fëmijës dhe të ndërhyjnë vetëm në ato të forta. “Nëse i rrituri ngurtëson gjithshka ,ushqen mekanizmat e sfidës.” Prandaj është e mirë të vendosen se cilat janë të papërshtatshme dhe cka është më pak serioze ose e tolerueshme.
Nëse shkeljet janë të lehta
Psh . ajo që këshillohet në përdorimin e gjuhës është ironia për të shuar zjarrin. ( Ah, ka balt kudo ,por me të vërtetë dëshironi që mami të punojë kaq shumë.)
Nga ana tjetër në raste serioze është mirë të tregohet e pakënaqur sesa e zemëruar.Në këtë mënyrë ,ndieshmëria e fëmijës aktivizohet dhe ndien të njëjtën ndienjë pakënaqësie për të rriturit.-thotë Rossi.
Sidoqoftë ,ndryshimi i sjelljes kundërshtare kërkon kohë, është thelbësore që veprimi edukativ të bëhet praktikë e përditëshme konsistente dhe e konsoliduar.
Shkruan: Majre LEVENISHTI, Psikologe shkollore dhe edukimi…