Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik….
Nëse dëshironi të shpëtoni nga një gjendje depresioni, është e rëndësishme të kuptoni se çfarë duhet dhe nuk duhet të bëni. Nuk mund të shpalosni mendimet tuaja nëse jeni të prekur nga depresioni.
Mund të mendoni për vite të tera, por kështu nuk do të mundeni kurrë të shpëtoni, atëherë mendja juaj do të prodhojë mendime negative. Gjithçka rreth jush do ta shihni me negativitet. Ndërkohë duhet ta dini që mendimet tuaja përkufizojnë ndjenjat tuaja.
Kështu, që kur të mendoni ndërkohë që jeni në një gjendje depresioni, nuk do të bëni gjë tjetër veçse të riprodhoni situata negative të cilat do tju bënin të ndiheshit keq. Asnjë ide nuk mund të shpaloset në nivelin e duhur kur ju nuk ndiheni mirë.
Është mënyra juaj e të menduarit që ju ka shkaktuar këtë gjëndje të mjerueshme shpirtërore, dhe nëse e bëni intensivisht, gjëndja juaj vetëm se do të përkeqësohet.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik….