Shkruan: Qendresa SHABANI, Psikologe këshillimi…..
Sa herë që ne përballemi me një situatë/ngjarje të vështirë siç mund të jetë dhe situata aktuale nga pandemia e COVID-19, ne hasemi në shtrembërime mendore kognitive ose përgjithësime negative të papërshtatshme, të cilat nuk n’a shërbejnë për të mirë.
Ne mund t’a teprojmë me reagimin dhe frikën që mund të kemi, mund t’i zmadhojmë gjërat dhe më shumë se janë, kapemi pas tyre, dëgjojmë vetëm për to dhe përqendrohemi vetëm në aspektet negative të tyre. Jo kot themi se nuk është nevoja t’a stërmundojmë vetën, të dëgjojmë lajmet gjatë gjithë ditës dhe kështu të kontribuojmë në ankth të shtuar ndaj vetës dhe të ndjehemi me stres, kjo mund të ndikoj negativisht tek ne dhe në sistemin tonë imunitar.
Ajo se çfarë duhet është t’a pranojmë me qetësi e realizëm këtë situatë dhe kjo duhet të filloj nga ne dhe me kujdes ndaj vetës e të tjerëve, duke mos i zmadhuar gjërat por kuptuar racionalisht ato, të kemi vëmendjen tek vetja, të luftojmë frikën dhe të ndjekim masat e parapara.
Ndërgjegjësimi për situatën është tejet i rëndësishëm. Duhet punuar në këtë pikë, kjo qon në një proces më të mirë, pozitiv të të menduarit, kuptuar, pranuar dhe menaxhuar më mirë këtë.
Nëse nuk arrini të largoheni nga shqetësimi i tepërt, frikë e tepërt, atëherë bëni një analizë vetës dhe gjendjës tuaj, bëni një identifikim të këtyre mendimeve në mënyrë që t’iu mundësojë një ndërgjegjësim/vetëdijësim për përballim dhe menaxhim më të mirë të situatës. Ajo se çfarë mund të bëjmë është që fillimisht identifikimin e këtyre mendimeve dhe emocioneve dhe më pas t’i shkruajmë ato:
Si fillim mund t’ i shkruani ato. Shembull në një kolonë të ndarë si në A:– Të shkruani ngjarjen/situatën që ju bënë të ndjeheni ashtu. Nga situata aktuale do i referoheshim pandemisë së Covid-19. Mandej në kolonën B mund të i’u kërkojmë të rexhistroni gjitha ato mendimet që keni lidhur me ngjarjen, dhe ne këtu mund të kemi disa nga mendimet automatike si: se mund të n’a ndodh ndonjë gjë nga kjo situatë dhe se virusi po përhapet çdo herë e më shumë, se njerezit po vdesin çdo ditë e më shumë. Kështu mund të krijoj një besim tek ne. Kjo bën që individ të caktuar të ndjehen në stres e ankth. Ajo se çfarë duhet të mendoni është pasojat që mund të i’u shkaktojnë këto mendime.
Sfidojeni vetën këtu.
- Sa janë të rëndësishme ato mendime?
- Çfarë ja u shkaktojnë?
- Si ju bëjnë të ndiheni?
- Mund t’a ndryshoni situatën?
Mirë do të ishte të kuptoni mirë situatën dhe mendimet që bartni, të mirë veproni lidhur me situatën.
Mendojeni më pozitivisht këtë, si: Se ju ndjekni masat e duhura parandaluese dhe që ju po kujdeseni për vetën dhe familjen tuaj. Kujdeseni për shëndetin dhe imunitetin tuaj. Çdo gjë e keni ok, nga praktikimi i masave. Nëse ju e bëni këtë, çdo gjë do të kaloj më lehtë.
- Ndërkohë pyet vetën?
- – A ka kuptim t’ia thuash vetës këto ide/mendime shqetësuese?
- Çfarë do të kenë ato pozitivet?
- – Ç’ do t’i thuash vetës në të tilla raste në të ardhmen?
- Si duhet të veproni?
Është shumë e rëndësishme që ne t’i njohim këto mendime automatike me qëllim që të shohim nëse kanë kuptim apo duhet ndryshuar.
Kufizoni shikimin e tyre dhe përqëndrohuni në gjërat që janë pozitive në jetën tuaj, kjo do të i’u ndihmoj të kaloni më lehtë situatën dhe të shihni gjërat më me rëndësi.
Mënyra të tjera për të menaxhuar stresin tuaj gjatë kësaj kohe dhe që mund të jenë lehtësues të shkëlqyeshëm, përfshijnë:
- Gjumë adekuat – sigurohuni që të keni gjumë 6-8 orë gjatë natës.
- Përdorimi i vitaminës C – mënyra më e mirë për të forcuar sistemin tuaj imunitar.
- Meditimi ose terapi relaksimi – madje tre minuta meditim në ditë mund të ketë efekte pozitive në shëndetin tuaj.
- Ushtrime ose aktivitet fizik në shtëpi – mund të rrisin gjendjen shpirtërore dhe të ulin nivelet e ankthit tuaj.
- Socializohuni – nuk është e nevojshme të ndash veten nga të gjithë. Përdorni metoda alternative për t’u shoqëruar me miqtë tuaj përmes rrjeteve sociale ose për t’u bërë atyre një thirrje dhe per të ndarë dhe biseduar gjërat.
- Aktivitete tjera në shtëpi – Art, puzzle, aktivitete të ndryshme, lojëra me fëmijë, gatime të ndryshme, shikuar ndonjë film, lexuar, dëgjuar muzik etj.
Shkruan: Qendresa SHABANI, Psikologe këshillimi…..