Shkruan: Roni ZUBAKU, Student i psikologjisë….
Menagjimi i kohës është shum i rëndesishëm në jeten ton edhe që ta largojm edhe ta reduktojm po pse jo edhe mos ta menagjojm stresit qe na shkakton jo menagjimi i kohës.
Për menagjimin e kohes duhet që ta përgadisum një plan në fillim të punes ose angazhimi që e bëjm sepse përgaditja e mir e kohes nuk na shkakton stresin por na bën më te lumtur edhe më të lehtësuar për punet tjera që i kemi për ti bër me von.
Më e mira është ta shfrytzojm kohen në lexim,me familjen,me shkokët,me kolegët e punes.Por edhe kemi edhe disa teknika te tjera qe na lejojn edhe ta menagjojm kohen tonë që sistemi në të cilin në jetojmë që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në menaxhimin e kohës.
Lajmi i mirë është që koha reale është diçka psikologjike. Ajo ekziston në mendjen tuaj. Ju e keni krijuar atë dhe çdo gjë që ju e krijoni vetë mund edhe ta menaxhoni vetë.
Më poshtë do të lexoni disa teknika të thjeshta të menaxhimit të kohës të cilat do t’ju ndihmojnë gjatë përditshërisë suaj.
- 1. Mbani një axhendë për të gjitha gjërat që duhet të përfundoni. Një gjë e tillë do t’ju ndihmojë për të kuptuar më mirë se cilat gjëra i keni përfunduar në kohë dhe cilat jo.
- 2. Listën e mësipërme duhet ta plotësoni në bazë të prioriteteve. Gjërat më të rëndësishme dhe që duhet të përfundohen më shpejt shënojini në krye të listës dhe më pas vijoni më të tjerat.
- 3. Planifikoni që të shpenzoni një pjesë të mirë të kohës tuaj në mendime, biseda, aktivitete të cilat ndikojnë pozitivisht në gjendjen tuaj shpirtërore.
- 3. Planifikoni që të shpenzoni një pjesë të mirë të kohës tuaj në mendime, biseda, aktivitete të cilat të bejn te ndihesh mirë edhe rehatshëm.
- 4. Shkëputuni herë pas herë nga puna më të cilin ishit duke u marrë. Do ta shikoni që do të jeni më produktivë.
- 5. 30 minutat e para të ditës kushtojani planifikimt të saj. Një gjë e tillë do t’ju vijë shumë në ndihmë dhe do t’ju kursejë shumë kohë, sepse do ta dini që në mëngjes se me çfarë do të merreni gjatë gjithë ditës.
- 6. Vendosni mbi tavolinë tabelën e vogël lajmëruese “Mos më shqetësoni” kur jeni shumë të ngarkuar me punë dhe nuk doni t’ju ndërpresin.
- 7. Nëse telefonata që jeni duke marrë është e parëndësishme në krahasim me disa të tjera që po prisni, apo e njeta gjë edhe për e-mailet që ju kanë ardhur, praktikoni taktikën e të mos përgjigjurit. Një gjë e tillë do t’ju kursente kohë dhe mbi të gjitha atë kohë që do të kurseni mund ta shfrytëzoni në diçka tjetër produktive.
- 8. Bllokoni rrjetet sociale. Ato janë shndërruar në shpërqëndruesit më të mëdhenj në ditët e sotme gjatë orëve të punës.
- 9. Mos harroni faktin më të rëndësishëm! Është e pamundur që të arrini të përfundoni gjithçka që keni planifikuar.
Shkruan: Roni ZUBAKU, Student i psikologjisë….