Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinike….
Shumica e njerëzve martohen të paktën një herë në jetën e tyre. Disa studime tregojnë se të rinjtë e sotëm priren të lidhen legalisht me martesë në një moshë më të madhe krahasuar me disa dekada më parë. Gjithësesi, kjo prirje varion mes grupeve të ndryshme etnike.
Një nga faktorët që ka çuar të rinjtë drejt shtyrjes së moshës së martesës, është rritja e rregjistrimeve të tyre nëpër kolegje. Shumica e tyre e shtyjnë martesën derisa të kenë përfunduar arsimimin.
Por, shtyrja e martesës duket se po favorizohet edhe nga ndryshime të tjera sociale, si: pranimi i bashkëjetesës në çift pa u martuar. Ka shumë arsye pse kjo prirje po zgjerohet mes të rinjëve. Në disa raste bashkëjetesa shikohet si një mënyrë e re të jetuarit që lejon çiftin të njihet më mirë me njëri-tjetrin përpara se të vendosin të martohen.
Por ndoshta për shkak të shtimit të divorceve, të rinjtë e sotëm hezitojnë të marrin vendimin për t`u martuar dhe gjejnë si zgjidhje bashkëjetesën.
Mbase përgjegjësitë e të rriturve për të edukuar fëmijët, për të siguruar më shumë të ardhura, për të pasur një shtëpi dhe mbi të gjitha për t`iu përkushtuar krijimit dhe mbarëvajtjes së familjes së re, mund të jetë një arsye tjetër që inkurajon të rinjtë të mbështesin më tepër bashkëjetesën sesa martesën e tyre.
Bashkëjetesa pa u martuar shpesh përkufizohet si një pranim i ri i gjëndjes beqar brenda një marrëdhënie në çift, që nga njëra anë përmbush nevojën e partnerëve për intimitet, dashuri, ngrohtësi dhe mbështetje reciproke, dhe nga ana tjetër nuk cënon lirinë e tyre për të qënë vetja dhe për t`iu kushtuar vetes.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinike….