Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik…..
U mësoni fëmijëve të shkojnë në “Luginën e lumturisë”, sa herë që ata të jenë agresiv dhe të shqetësuar.
Përdorni fantazinë disa herë dhe u kërkoni atyre ta përdorin atë kur janë shumë të mërzitur dhe të irrituar.
“Përfytyroni se jeni duke ecur nëpër një tunel dhe është errësirë.Papritmas në tunel bie zjarr.
Muret po digjen por ju nuk pësoni gjë. Ju mbërrini në fund të tunelit. Atje ka një portë të vogël,ju e hapni atë dhe hyni brënda
Zjarri dhe errësira mbetën pas jush. Ju zbritni nëpër shkallë në Luginën e Lumturisë.
Ajo është e mrekullueshme. Ka shumë gjëra zbavitëse, që ju mund t’i bëni në këtë luginë.
Në rast se shihni anash, do të gjeni diçka që ju e keni ëndërruar gjithmonë ta bëni dhe përfytyroni se e bëni. Në anën tuaj ka gjithashtu një lumë.
Në mes të lumit është një ishull. Njerëzit që ju keni më inat ndodhen në këtë ishull. Ua bëni atyre me dorë. Ata nuk mund të afrohen tek ju, nuk mund t’ju bëjnë gjë ose t’juzemërojnë. Ata nuk mund të vijnë në Luginën e Lumturisë. U ktheni atyre kurrizin dhe kënaquni për një kohë në Luginën e Lumturisë.
Kur të jeni gati, largohuni nga Lugina e Lumturisë, ju jeni të freskuar dhe jeni qetësuar. Tani ju nuk jeni më të irrituar apo të zemëruar.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik…..