Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik….
Shpesh na ndodh që të bëjmë dialog me vetën, dhe ta shohim vetën tonë, ne të njëjtin vënd, pa levizur. Gjatë këtij dialogut të brendshëm është me rëndesi të përqendrohemi në çështjet e vullnetit tonë.
Duhet të kuptojmë se mospërparimi ynë shpesh nuk vjen si shkak i mungesës së resurseve dhe potencialit të kufizuar, mirëpo vjen nga vullneti i dobët dhe mungesa e vendosmërisë së palëkundur. Ky është një problem global.
Gjatë historisë, njerëzimi ka pasur potencial ndryshues dhe mungesë të vullnetit të fortë dhe menaxhimit të mirë. Për rrjedhim, për ti ikur kësaj parazitolakmie të padukshmë, është me rëndësi të përqendrohemi më shumë në forcat tonë, pra të bëjmë diaolog të brendshëm më vetën tonë, gjë e cila arrihet duke ju përmbajtur shprehjeve vijuese:
- Unë mund të lexoj më tepër dhe të kryej më tepër akte humane.
- Askush nuk mund të dalë nidis meje dhe asaj që e synoj.
- Mund të më ndodhë të ngec ose të mos e realizoj një qëllim fisnik, mirëpo kjo është normale.
- Sikur të mos kishte pasur dështime, nuk do të kishte vlerë sprova, përpjekja dhe ngritja në këmbë pas rrëzimit.
- Hezitimi dhe shtyerja e gjërave janë dy sëmundje të dëmshme, dhe të rrezikshme prej të cilave vuajnë shumë njerëz. Duhet ti flasim ato.
- Gjithmonë duhet të kujtoj se jam i aftë të arrij shumë gjëra të mira dhe ka shumë gjëra të mira dhe të bukura që vijnë drejt meje, me lejen e krijuesit fuqiplotë.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik….