Përsërisni shpesh fjalët me fëmijët tuaj ‘’ti je një fëmijë i mirë’’ sepse kështu krijoni këtë mendim fëmijës për vetën dhe nxitet/motivohet që edhe veprat ti shfaqë në përputhje me të.
Për veprën e mirë lavdërojeni, mos kurseni fjalët më të mira si ‘’të lumtë’’, nxiteni që shokut/shoqes t’i ofrojë një lodër dhe kur e bënë atëherë shqiptojeni fjalët ‘’ti ke një zemër të madhe’’ kështu edhe do të mbjellni në zemrat e tyre një ndër vlerat më njerëzore në botë ‘’altruizmin’’.
Rrisni vetëbesimin tek ata kur ndërmarrin diçka, qoftë kur e bëjnë edhe një vizë apo një shkarravinë në punimin e tyre, sado e thjeshtë të duket për ne për ta do të thotë diqka, pyesni se çfarë ka shkruar, kushtoni vëmendje, jepni komente kështu do ta kuptoni edhe atë por edhe do të nxisni “vetëbesimin” tek ata.
Për veprën e papërshtatshme uluni dhe bisedojeni me fëmijën, kuptoni shkaqet, argumentojeni pse nuk duhet ta përsërisë, vureni shpesh në vendin e tjetrit kështu do të mësojë t’i kuptojë edhe të tjerët më mirë dhe kështu e mbjellim empatinë tek ata.
Mos e fyeni asnjëherë si “i lazdruar” apo “i pasjellshëm” por i thoni “ti je një fëmijë i mirë por ky veprim që bëre ishte i gabuar”, kritika duhet ti drejtohet sjelljes, sjellja ndryshohet , sjellja nuk është vetë qenia e njeriut.