Shkruan: Roni ZUBAKU, Student i psikologjisë….
Ashtu si çdo punë që kërkon kohën e përshtatshme, ashtu edhe mësimi kërkon kohën e tij të përshtatshme, pra jo çdo kohë është koha e përshtatshme për mësim,prandaj çdokush për të mësuar duhet të caktoj kohën se kur do të mësoj.
Për të caktuar kohën duhet që çdokush së pari ta dijë se kur ai është më i lirë dhe më i koncentruar për mësim, se jo të gjithë kanë momentet e njëjta për mësim.
Ato dallojnë varësisht nga njeriu dhe koha e punës së tij, prandaj kur njeriu apo studenti të vendos të mësoj ai së pari duhet të bëj një program apo axhend ditore se çfarë angazhimesh ka dhe kur ai është i lirë për të mësuar,që mos të bjerë koha e tij e mësimit ndesh me ndonjë obligim tjetër të rëndësishëm që do të mund ta largonte vëmendjen e tij nga mësimi.
Kur ai ti ketë evituar të gjitha këto pengesa ai pastaj duhet të dij se kur mbamendja e tij është më e freskët,sepse për dikënd koha e mëngjesit është koha më e mirë për mësim ndërsa për dikë koha më e mirë për mësim është nata edhe pse koha për mësim dallon nga njëri tek tjetri.
Ne do të përmendim 2 kohë më të rëndësishme dhe që janë më të përshtashme për shumicën e studiuesve: a) Koha e mëngjesit b) Koha e natës kur të gjithë flenë dhe mbizotëron qetësia.
Këto dy kohë janë kohët ku edhe vet mënyrat pedagogjike këshillojnë mësimin në këto kohëra. Gjithashtu pas gjithë këtyre aspekteve përgatitore një faktor shumë i rëndësishëm është edhe disponimi i studiuesit,pra që ai të jetë në gjendje të arrij të kuptoj atë që lexon dhe ta mbaj mend atë.
Duhet që kur të përgatitet për mësim të ngrej humorin e tij dhe të jetë i qetë dhe çdo hall apo mërzitje të tij të mundohet ta evitoj sepse truri i njeriut nuk është në gjendje që të regjistroj diçka kur në të njëjtën kohë është i preokupuar me diçka tjetër.
Pra vijmë tek ajo që jo rastësisht edhe mësimi fillon në fazën e vogëlisë dhe vazhdon deri kur njeriun fillojnë ta kaplojnë brengat e jetës. Mund të konkludojmë se për të mësuar duhet që:
- a) të caktojmë kohën kur të mësojmë
- b) të dimë se kur e kemi mendjen më të freskët
- c) të evitojmë çdo gjë që mund të na humb koncentrimin
- d) të shfrytëzojmë kohën e rinisë para pleqërisë.
Pra këto janë disa faktorë që mund të ndikojnë shumë në studimet e studiuesve dhe pjesa tjetër mbetet në vetangazhimin i studiuesit.
Shkruan: Roni ZUBAKU, Student i psikologjisë….