Shkruan: Eralda MUSTA, Punonjëse sociale….
‘’Çdo emocion shprehet edhe në varësi të moshës, prandaj në këtë moment duhet të tregojmë pjekurinë tonë, pavarësisht nga mosha , tani dhe më shumë se kurrë pasi asgjë s’është për ekzagjerim por cdo gjë është edukim . Kjo është ajo që shumë nga ne mund ta njohin apo kuptojnë si ‘’ Inteligjenca emocionale’’. Për këtë mund të themi plotësisht që ‘’ Rutina’’ është ilaci ynë më i mirë për ekuilibrin tonë emocional ,pasi nëse koha ndalet ,atëherë do të kemi kohë për çdo gjë .
Këshilla praktike për të përballuar ndryshimet dhe për të menaxhuar kohën e qëndrimit në shtëpi. Këshilla se si mund të shmangim konfuzionin përkundrejt ndryshimeve të reja , si mund të organizojmë kohën e mëngjesit ,mbasdites dhe darkës gjatë ditëve të javës dhe si mund të mbushim me optimizëm fundjavat, për të nisur sërish një javë të re.
Në këto kohë ku padyshim konfuzioni është prezent , ndodhemi përpara një situate plotësisht të panjohur më parë për trurin tone, dhe pavarsisht se sa apo si jemi të informuar, sërish duam të informohemi . Dhe lind natyrshëm pyetja : Cfarë mund të bëjmë?
E para të jemi fleksibël dhe të përgatitur për t’i u përafruar të paktën një përshtatjeje sa më të mire, të rregullave dhe mundësive që kemi për momentin. Dhe kjo përshtatje duhet të bëhet në formën më të mirë të mundshme. Ditët e para për ne ishin dhe do të jene si dicka e re, që na u paraqit në një moment të caktuar, ashtu si njohurite e para të një libri të panjohur më pare dhe normalisht do të ndërgjegjësohemi ngadal ngadal në lidhje më atë që vërtet po ndodh si dhe do të kuptojmë që këto rregulla të reja janë për sigurinë e shëndetit tonë.
Dhe pikërisht ajo cka në të vërtete na jep siguri ne qënieve njerëzore është fitimi i rutinës tonë, dhe pikërisht këtu duhet të përqëndrohemi duke bërë përpjekjet tona maksimale, për të krijuar një rutinë të re si për ne prindërit ashtu edhe për fëmijët tane duke u mësuar kështu edhe të përshtatemi më mirë.
Duke u mbështetur në hapësirën që kemi në dispozicion në shtëpitë tona , gjithsecili nga ne mund te krijojë një ose disa ambjente për aktivitete të ndryshme brenda shtëpisë , gjithësecili në shtëpitë e veta . Këto ambiente brenda shtëpisë sonë, mund t’i vemë në dispozicion për të luajtur dhe mësuar së bashku të gjithë pjesëtarët e familjes. Studim,pushim i shkurtër ,pauza për të ngrënë dicka ,pjesa e përkujdesjes për higjienën personale, si dhe koha për pak aktivitet fizik ,sport brënda kushteve të shtëpisë.
Pjesa kryesore e krijimit të rutinës sonë të re është mbi të gjitha edhe krijimi i një orari përcaktues . Nga e hëna në të dielë duke përcaktuar mirë kohën si : Koha për zgjimin në mëngjes , koha për të ngrënë mëngjes si dhe kështu me rradhë fillojmë të përcaktojmë edhe kohën për veprimtaritë e tjera brënda shtëpise .
Është e rëndësishme që femijët të jenë pjesëmarrës, në rutinën e re të krijuar në shtëpi në mënyrë që të gjithë pjesëtarët e familjes, të japin ide se si mund të krijohet një rutinë e përafërt me atë që të gjithë kishim përpara disa ditëve, pasi vetëm kështu do të përshtatemi më mirë me ndryshimet e reja.
Prindërit duhet të tregohen tolerantë, në përcaktimin e rregullave apo normave në shtëpitë e tyre ,pasi në kushtet ku stresi mund të jetë prezent mosha e vogël do të ketë më tepër nevojë për mbështetjen dhe sigurinë, që vetëm prindërit e tyre mund t’ia falin. Energjia e fëmijëve të vegjël mund të rezultojë pak e vështirë për t’u menaxhuar në hapësira të vogla, apo të ngushta sic është shtëpia por me disa përpjekje më shumë dhe duke ruajtur qetësinë mund t’ia dalim mbanë shumë mirë.
Duke ruajtur qetësinë dhe duke krijuar një formë rutine të re në këto momene të qëndrimit në shtëpi ne do të mund të forcojmë gjithashtu edhe elementët si mirësjellja, apo empatia . Rutina është kryefjala e këtij momenti . Njihemi së bashku me një formë apo model se si mund të krijojmë rutinën tonë të re brënda shtëpisë .
Në mëngjes
Koha për veprimtaritë shkollore duke ndjekur udhëzimet e mësuesve nga shtëpia.
Koha e lirë : Një pushim i vogël gjatë mëngjesit i përcaktuar mire, duke respektuar kohën . Gjatë këtij pushimi, mund të pimë lëng frutash më mirë se sa ëmbëlsirat dhe menjëherë fillojmë veprimtaritë e shkollës.
Koha për bashkëpunim ndërmjet prindërve, dhe fëmijëve të tyre si përshëmbull ‘’ Gatuajmë së bashku’’ . Është pikërisht momenti i shkëlqyer, që fëmijët të jenë të ndërgjegjshëm dhe të kuptojnë sakrificat e nënave gjatë kohës që qëndrojnë në shtëpi dhe gjithmonë gjënden përpara dilemave cfarë do të gatuaj sot ? .
Kështu rritet bashkëpunimi prindër – fëmijë duke gatuar së bashku ,dhe duke mësuar gjëra të reja sidomos vajzat që janë shumë kurioze për gatimet që nëna e tyre gatuan. Dhe kini parasysh që gjatë kohës që gatuani mos të keni të ndezuar televizor, pasi do t’ju shpërqëndrojë për të mësuar dhe bërë gjëra të reja .
Mund të ndodhë që për momentin fëmijëve t’u duken këto ndryshime pak të tepruara, por në fund do ta kuptojnë që cdo gjë është për të mirën e shëndetit të tyre.
Gjatë mbasditeve
Koha për të luajtur : ( Kjo është pjesa ku të gjithë jemi krijues duke u mbështetur edhe tek manualet për lojëra të ndryshme . Një shëmbull lojërash mund të jenë edhe ato të cilat shërbimi psiko-social mund të sugjerojë , për ti ardhur në ndihmë prindërve mbi mënyrën se si të menaxhojnë ,kohën e qëndrimit në shtëpi.
Cdo lojë mund të zhvillohet në varësi të dëshirës apo edhe mundësive që gjithësecili ka . Në lojërat fokusohet cdo pjesëtar i familjes , në mënyrë që lojërat të bëhen më krijuese, si dhe në këtë formë do të rritet bashkëpunimi pasi cdo pjesëtar do të marrë pjesë në lojë duke lënë kështu edhe hobitë e veta personale si muzika,kenga apo kërcimi.
Koha për një piknik të vogël brenda shtëpisë : Sërish pa televizor për t’u shpërqëndruar, apo larguar nga lajmet e tepruara . Nuk mendoj se televizori është i nevojshëm gjatë këtij aktiviteti ,pasi pikniku në të vërtetë është një veprim shoqëror, familjar dhe për këtë i duhet dhënë rëndësia e duhur ,sidomos kur pikniku realizohet në kushtet e shtëpisë. Gjatë piknikut në shtëpi mund të hani biskota apo ëmbëlsira të bëra vetë pasi kështu cdo gjë është më e shëndetshme.
Koha për teknologji: ( Bazuar edhe tek mosha e gjithësecilit, si dhe duke qënë prindërit përcaktuesit e kohës .
Koha për sport brenda shtëpisë : Duke u bazuar tek hapësira dhe kushtet e shtëpisë . Aktiviteti fizik na ndihmon të clirojmë stresin dhe energjitë negative . Për sport nuk është nevoja për grupe të mëdha por brenda kushteve të shtëpisë me pjesëtarët e familjes, mund të luhet edhe me një top të butë, në varësi të hapësirës dhe pa krijuar rrëmuja të tepërta .
Gjatë darkës
Koha për të ngrënë darkën të gjithë së bashku mund të shërbejë për të komunikuar dhe biseduar, të gjithë sëbashku dhe duke shkëmbyer ide me njëri tjetrin edhe për ditët në vazhdim. Darka mendohet të shërbehet sa më herët pasi edhe vetë do kemi mundësinë të flemë më herët duke u shplodhur dhe duke qënë më te qetë dhe të ekuilibruar nga ana emocionale.
Mbas darkës është koha e higjienës personale
Larja e duarve shumë e domosdoshme.
Koha për tu shplodhur
Gjëja e parë dhe kryesorja është që fëmijët të mos shohin tv dhe celular pak përpara se të flenë mundësisht 2 orë përpara se të flenë, pasi dëmtojnë sistemin nervor dhe sytë . Përpara gjumit mund të lexojmë ose ndëgjojmë muzikë sipas dëshirës.
Shplodhja dhe qetësia janë kryesoret
Për pjesën e fundjavës : Këtu mund t’ju jap vetëm një këshillë , improvizimi dhe krijimtaria e lojërave le të jenë të ftuarit tanë kryesor të fundjavës . Sillni ide si teatër kukullash , krijimin e pemës së familjes apo edhe cdo gjë tjetër që mund të ndihmojë, për ta nisur fundjavën me dëshirë si dhe mjafton të jetë dicka ndryshe nga pjesa e javës së kaluar.
Për gjyshërit tanë : Flasim për gjyshërit për ata të cilët aq shumë na duan dhe i duam . Për ti ndihmuar ata të mos e ndjejnë vetminë e këtyre ditëve të cilët nuk mund ti takojmë dot atëherë merrni telefonat, dhe flisni shpesh me ta duke i cuar edhe mesazhe ,mesazhe audio, apo edhe në skype, ky komunikim i vazhdueshëm do ti bëjë ata të ndjehen më mirë.
Kini parasysh : Shumë persona mund të shfaqin ndjenja nervozizmi , mund të ndjehen emocionalisht të dobët, por e rëndësishme është të mos humbasim qetësinë dhe mendimet pozitive . Përkundrazi të ndalemi të reflektojmë ,duke kuptuar emocionet tona dhe të pjesëtarve të tjerë të familjes, për ti ndihmuar të ndjehen të sigurtë dhe të kenë mbështetje.
Pavarësisht moshës duhet të përpiqemi të kontrollojmë emocionet, dhe cdo lloj ndjenje tjetër pasigurie apo frike pasi kjo do te zhvillojë inteligjencën tonë emocionale. Të gjitha këto këshilla ,udhëzime nuk janë teprime por janë pjesë e edukimit të shoqërisë .
Rutina është ilaci ynë më i mirë , pasi nëse koha ndalet atëherë do të kemi kohë për cdo gjë . Kështu që krijimi i një rutine të re brenda shtëpisë do të na ndihmojë ta kalojmë këtë situatë sa më mirë .
Shkruan: Eralda MUSTA, Punonjëse sociale….