Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik…
Nësë shohim në këndveshtrimin historik dhe nisemi edhe nga tradita dhe zakonet e lashta të popullit shqiptare, mund te kuptojmë se njerëzit me prapambetje mendore kanë qenë të pranishem edhe shekuj më parë, por trajtimi i tyre, socializimi në komunitet, të drejtat e tyre kanë qenë të dhunuara, e kjo aq më tepër se ata janë identifikuar me termat “budallenjë”, “idiot”, ata kanë qenë të njohur nga rrethi dhe në shumë raste janë mbajtur edhe të izoluar. Nisur nga ky këndveshrim historik, verejm se ata në të kaluaren perpos prapambetjes mendore, pra perveç faktit që kanë pasur probleme mendore ata kanë qenë edhe të shtypur nga shoqëria, duke i shyrë ata qe të punojnë punë të rënda fizike ,të mbikqyrur nga ata që janë quajtur “të mënqur”, ngase fjala “menquri” në të kaluaren identifikonte, kishte kuptimin qe ka termi “inteligjencë” në ditet e sotme. Shoqëria shqiptare në përgjithësi, e shqiptari në veçanti ka kaluar neper periudha tranzicioni të ndryshme, periudha këto të kaluara në regjime të ndryshme si në Shqiperi, ashtu edhe në Kosovë, periudha të cilat ndikuan në varferimin e skajshëm,gjendjen e mjeruar, traumat e fituara nga masakrat gjatë luftës , torturat fizike, sëmundjet-infeksionet e paidentifikueshmë intrauterine të cilat mund ti ket patur çdo grua-nënë gjatë luftës, lindja në kushte emergjente, ushqimi i pamjaftueshëm , jo viatminoz janë vetëm disa nga shkaqet të cilat e kanë përcjellur shoqërin shqiptare dhe që kanë ndikuar në lindjen e personave me prapambetje mendore.
Nga kjo që u potencua me larte, shihet në mënyrë shume të qartë se gjendja e personave me prapambetje mendore ka ndryshu dukshem ne të mirë, kjo për faktin se ata tani janë të socializuar në komunitet, bejnë punë të ndryshme varesisht nga mundesia dhe aftësia e tyre, ekzistojne institucione të veçanta , të posaçme që merren me trajtimin , trajnimin , edukimin, strehimin e personave me prapambetje mendore.
Parë nga ky këndveshtrim konkludohet se personat me prapambetje mendore tani kanë edhe mbeshtetje institucionale që reflektohet edhe në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të tyre. Mbrojtja institucionale ka ber të mundur që të behët edhe reduktimi i lindjeve që konsiderohen me demtime, këshillimi i personave me probleme mendore për krijimin e familjes, pasi dihet se shkaqet gjenetike janë përgjegjës për shume çrregullime të ndryshmë.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik…