Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik…..
Midis moshës 8 muaj dhe 1 vjeç fëmija po organizohet për dy ngjarje madhore të zhvillimit: ecjen dhe të folurit. Këta gurë themelore zakonisht fillojnë të vendosen rreth kohës së ditëlindjes së parë.
Fëmijës i është rritur aftësia për të manipuluar sende të vogla dhe harxhon mjaft kohë duke marrë ose duke lëshuar lodrat, ose gjithçka që ka në dorë. Në këtë moshë fëmijët janë shumë të shoqërueshëm.
Ata e gjejnë mënyrën për të qenë në qendër të vëmendjes si dhe për të fituar miratim dhe duartrokitje nga familjarët dhe miqtë.
Aftësia për të imituar përmirësohet dhe i shërben dy qëllimeve: zgjeron marrëdhëniet sociale dhe ndihmon fëmijët të mësojnë shumë aftësi e sjellje të reja.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik…..