Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik….
Njihe krijuesin tënd o njeri, njihe se nuk është turp, mos e mbaj kokën lart, nuk ke nevojë, sepse kokën lart e mban edhe gjirafa, por prap se prap gjiraf mbetet.
Provoje ta ndërtosh atë kokën tënde pasi e mban lart, ta pajisësh me arsye e me logjik, provoje por nuk do arrish ta ndërtosh as hundën tënde, sepse aq sa hunda jote shikon .
Të njohësh krijuesin nuk është fakultative, të njohësh krijuesin nuk është imponim, të njohësh krijuesin nuk është turp, por është dinjitet dhe falenderim ndaj atij që të krijoi dhe të pajisi me arsye e logjik, të cilën ti sot e përdor mbrapsht.
Ti mund të përfundosh shumë fakultete, ti mund të marrësh shumë diploma e tituj, ti mund të shkruash shumë shkrime,ti mund të kritikosh padrejtësisht shumë njerëz dhe të hedhësh helm mbi ata, por këto janë vetëm humbje e jotja, janë arritjet tua në rrugë jo të mbarë, nëse ti akoma nuk ke arritur të njohësh krijuesin tënd.
- Ai që nuk e njeh krijuesin e tij- Ai nuk i njeh dhe nuk i do as prindërit e tij.
- Ai që nuk i njeh prindërit e tij – Ai nuk e njeh dhe nuk e do as fëmijën e tij
- Ai që nuk e njeh fëmijën e tij – Ai nuk e njeh dhe nuk e do as atdheun e tij.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik….