Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik,,,punëtor shëndetësor….
Frymëmarrja është këmbim i gazëve mes organizmit dhe ambientit të jashtëm, e cila zhvillohet në mushkëri,. Frymëmarrja ndryshe quhet edhe respiracion.
-Respiracioni përbëhet nga dy faza:
____faza e thithjes së ajrit (inspirimi)
_____faza e nxjerrjës së ajrit (ekspirimi).
–Inspirimi është një punë aktive përmes së cilës në mushkëri futet oksigjeni (O2) më ajr, gjatë ekspirimit me nxjerrën e ajrit largohet dioksid karboni (CO2).
–Ekspirimi është një punë pasive për frymëmarrje normale, mëndohet që rruget e frymëmarrjes të jenë të kaluëshme, mushkëri të shëndosha, muret e kafazit të krahërorit të ruajtura si dhe diafragma.
-Funksionin e frymëmarrjes e rregullon qëndra për frymëmarrje e cila gjëndet në palcen e vazhduar të boshtit kurrizor.
-Në organizmin e shëndoshe frymëmarrja zhvillohet në mënyre spontane (pa imponim_vetvetiu).—Numri maksimal i respiracioneve tek fëmijet është 20-22 në minute, tek të rrituri është 20, ndërsa tek të moshuarit është 16-18 respiracione në minute.
-Gjatë vezhgimit te të sëmurit infermieri-e kontrollon llojin e frymëmarrjes, frekuencen, thellësine, ritmin dhe pëngesat në frymëmarrje.
-Frymëmarrja veçanarisht duhet të kontrollohet tek të sëmurit nga organet e frymëmarrjes, tek sëmundjet e zëmres dhe të enëve të gjakut, lëndimet në sistemin nervor qëndror dhe çrregullimit të metabolizmit si dhe tek koma (humbja e vetëdijes) si pasojë e intopsikacionit endogjen dhe traumat në organizem.
-Frymëmarrja mund të jetë:më gjoks (torakale), abdominale, difragmale.
-Frekuenca e frymëmarrjes mund të jetë: normale (eupnea), shpejtuar (tahitnea) dhe e ngadalësuar (bradipnea).
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik,,,punëtor shëndetësor….