Isha 37 vjeçare kur mbeta shtatëzan për herë të pare, si çdo nane edhe unë u gëzova shumë sepse thoja ” po krijohet mbrenda meje një fëmijë i bërë me shumë dashuri “.
Gjatë muajt të fundit të shtatzanis kisha shumë dhimbje dhe u detyrova me u shtri në spital, nuk mundesha me lind normal dhe u detyrova të bëjë lindje me operacion Cezarian.
Djali im deri tek muaji 16 ka qenë normal si çdo fëmijë tjetër.
Mbas këtyre muajve e dergova për vaksinim, gjatë kësaj kohe ka qenë shpesh i sëmur, ka pas temperatur të madhe ka qajt shumë, dhe ka fillu me ju çrregullu gjumi.
Pas kësaj e dergova te Pediatri dhe më këshilloj ta dergoja për vlerësim të ndonjë institut Psikologjikë, e dergova dhe më thanë qe djali është me Spekter Autik.!
Çka është kjo sëmundje oh Zot, thoja me vete, rrugës duke u kthyer në shtëpi, mbërrita në shtëpi dhe e shtriva shpejt djalin në shtratin e tij dhe sa e nxuni gjumi, mora një taksi dhe shkova te libraria më e afërt dhe ju thash, Më qitni të gjitha librat që kanë të bëjnë me Autizem, deri sa ishte në gjumë djali unë veq lexova dhe fillova ta shoh dhe kuptoj qe Autizmi nuk ishte sëmundje që shërohet dhe që unë si nana e tij, isha në rolin kryesor për jetën e tij.
Deri sa u rritke djali, veç e vrejsha që puna me të po u vështirësojke dhe vendosa ta dërgoja në qender për fëmijët me nevoja të veçanta. Aty qendroj 3 muaj mirpo për të nuk ishte periudh e mirë dhe nuk patë as një përmirësim, vetëm se fitoj shprehi të reja si, kafshim i vetës dhe të tjerëve, goditja e kokës për muri, dhe e dija që këtë e bënte nga frika, nervoza, sikleti që kishte në trupin e tij.
Kjo i ndodhte sepse i pengonte të nxehtit në trupin e tij, sepse kishte energji të madhe edhe u ndjersitke e për ta qetësuar i’a largojsha disa rroba nga trupi dhe i jepja ujë të ftoftë për ta pirë.
I thoja ” Nana është me ty, çdo gjë do të jetë mirë, rri i qetë, nana është këtu me ty ” deri sa u qetësojke.
Djali im i fitoj këto shprehi në qendren qe unë e dërgova si, Agresivitetin, Kafshimin, Përplasjen e kokës për muri.
Djali im kuptonte shumë, vetëm se më duhej ti sqaroja dhe më duhej ti tregojm dhe ti folja që nuk bënë të kafshoj dhe të bëjë sjellje të këqija që e dëmton veten.
Edhe pse une isha nana e tij, shumë kam punuar dhe kam arritur sukses të më pranoj dhe të më dojë si një person që dua ta ndihmoj dhe kur e fitoj besimin, ai gjithmon më ndegjonte.
Djali im ka pas edhe çrregullim të gjumit, nuk flinte gjith natën e as nuk unë nuk mundja të bëja gjumë sepse më duhet të merrja energji dhe të pushoja në menyrë që të nesermen të kisha forc që të punoja me të.
Kërkonte gjithmon qe të flinte në dhomen time me mua, në dhomen e tij sa herë e dërgoja nuk flinte deri në mengjes, dhe kur flinte nuk bënte gjumë më shumë se 1 orë.
U mundojsha me kuptu pse nuk flen në dhomen e tij aq qetë dhe rehat si kur flente me mua, dikur mu kujtu që ndoshta frigohet sepse dhoma e tij ishte afer rruges dhe ka shumë zhurum, ose për shkak pikturave të shumta në dhomen e tij, e largova nga ajo dhomë dhe gjumi veq filloj mbas disa muajve t’i rregullohet dhe unë isha shumë e lumtur për ketë.
Djali im tash është 20 vjeçar, sjelljet i ka të përmirësuara e disa nuk i ka.
Nuk kam dashur ta dërgoj nepër qendra, e as në shkolla speciale e as në ato normale, sepse nuk ma kan pranu shkaku i sjelljeve agresive.
Unë për të jam bërë dhe vazhdoj të jem, Nanë, Terapiste, Edukatore, Psikologe dhe Mësuese.
Sjelljet e mira qe i ka mësuar dhe i ka përmirësuar është se unë kam qenë dhe vazhdojë të jem e qet dhe me shumë shpresa për përmirësim.