Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik…
Epidemiologjia -Çrregullimet e stresit pastraumatik mund të fillojnë me një reaksion të ekzagjeruar ndaj traumes.
Jeta e personit përqendrohet rreth ngjarjes traumatike, ndersa stili i jetës së personit dhe funksionimi i tij në shtepi dhe pune mund të fillojë të ndryshojë.
Njërëzit më çrregullimin e stresit pastraumatik kanë predispozitën të prekën më shpesh nga problemë shëndetësorë afatgjata se sa njërëzit më çrregullime të tjera. Ky sugjerim vjen nga nje studim i fundit.
Ekspozimi ndaj traumave nuk ka vëtëm efekte psikologjike, por gjithashtu ka koston e vet fizike dhe funksionimin biologjik të njëriut
Çrregullimet e stresit pastraumatik janë tregues i mundësisë së prekjës nga sëmundjë afatgjata, apo kronike, po aq sa numri i shtuar i rruazave të bardha të gjakut është tregues i leuçemisë. Boscarino nuk mëndon se për trajtimin e stresit pas traumatik është e nëvojshmë një terapi e zgjatur dhe e zgjeruar, por thekson nëvojen e trajtimit që në momentet e para të shfaqjës, si mënyra më e mirë për shmangien e depresionit që mund të pasojë.
Etiologjia-Shkaku imediat i stresit pastraumatik duket se është stresori specifik, dihet se disa njerëz e zhvillojnë stresin pastraumatik pas traumës së rënde, kurse disa nuk e zhvillojnë, gjithashtu përkrahjet e pamjaftueshmë shoqërore mund të rrisin shansin që një viktimë e veçantë e traumës të zhvillojë stresin pastraumatik.
Mendohet se psikopatologji serioze të mëparshme predispozojnë njerëzit për të shfaqur stresin pastraumatik, por për te gjitha këto hipoteza akoma deri më sot nuk ka studime të mjaftueshme për ti vërtetuar.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik…
(Burimi: Psikiatria-Robert J.Waldinger,MD-çrregullimi i stresit pas traumës-faqe 244)