Pyetje për mjekun.
Jam 56 vjeç nga Kaçaniku, jam kontrolluar te një mjek para dy vitesh dhe më ka kërkuar t’i bëj anailzat. I kam bërë dhe ka dalë që kam sheqer dhe yndyr në gjak, që nga ajo kohë përdor Metformin 850 mg dhe Glibenklamid por kohët e fundit kam filluar të humb edhe shikimin dhe një ditë e kontrollova sheqerin më doli 21. Tani këto kohë as ilaçet spo më ndikojnë ndaj po ju shkruaj se a mundeni të më jepni ndonjë këshillë apo të më orientoni te ndonjë mjek që mundet të më ndihmojë apo kam problem me sytë e cila nuk lidhet me sheqerin?
Përgjigjet: Dr. Albiona DAJAKU, Specializante e Endokrologjise
Së pari duhen bërë analizat: hemogrami, analizat biokimike ku përfshihen lipidogrami dhe hepatogrami, të bëhen 4 matje të glikemisë: një esëll para mëngjesit, një 2 orë pas mëngjesit, 2 orë pas dreke , 2 orë pas darke për 2 ditë me radhë dhe HbA1C . Nëse rezultatet e analizave na lejojnë dhe në bazë të matjeve të glikemisë e caktojmë terapinë orale por nëse analizat biokimike nuk e lejojnë duhet të kaloni në terapi insulinike. Gjithsesi duhet të bësh një kontroll te Oftalmologu dhe me rezultatet e analizave të paraqitesh te Endokrinologu për përcaktimin e vazhdimit të terapisë orale ose insulinike nëse ka nevojë. Po ashtu dhe ordinimin e terapisë shtesë- varet prej rezultatit të analizave si dhe dietën diabetike.