Shkruan: Mp. & Msc. Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik….
Emocionet në vetvete janë shume dimensionale dhe se keto dimensione sipas Plutçik janë të lidhura para se gjithash më cilesi të tilla si:
- intensiteti,
- ngjashmëria dhe
- polariteti i tyre.
Në këtë vështrim çdo dimension i emocionalitetit njerëzor mund të formojë edhe klasifikime të tjera, por në përgjithesi emocionet mund ti klasifikojm në dy grupe të medha:
- Grupi i parë: grupi i emocioneve pozitive.
Këto emocione përshkohen nga gjendje emocionale pozitive ose të këndeshmë, kenaqësite që perjetohen gjatë plotesimit të nevojave, janë të lidhura me sigurinë e individit, me të qenit në harmoni dhe i sukseseshëm në jetë. Në rrethana të tilla individi ndjehet i gëzuar, i kënaqur, i lumtur dhe karakterizohet nag një ton i përgjithshëm emocional që është optimist.
- Grupi i dytë:grupi i emocioneve negative.
Këto emocione përshkohen nga një gjendje emocionale negative ose të pakëndeshmë dhe janë të lidhura me paknaqësite që përjetohen gjatë plotësimit të nevojave bazë, janë të lidhura me pasigurinë, më humbjet dhe deshtimet në jetë.
Në rrethana të tilla individi ndihet pesimist në vetvete dhe për rrjedhoje përjeton frikë, ankth, zhgenjim, dëshperim,stres, frustracion etj.
Studimet kanë tregu së këto gjëndje emocionale shpesh alternohen njëra më tjetren duke ngritur dhe ulur shpesh tonin e përjetimëve tona emocionale. Në këtë menyre ato i japin vitalitet, larmi dhe variacione jetës sonë.
Shkruan: Mp. & Msc. Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik….