Shkruan: Majre LEVENISHTI, Psikologe shkollore dhe edukimi…
Historia e njerzimit ka njohur mjaftë qytetërime: qytetërimi kinez, qytetërimi faraonik , qytetërimin grek,qytetërimi pers ,dhe qytetërimi romak. Ajo gjithashtu ka parë dhe qytetërimin islam. Çdo qytetërim që ii parapriu islamit u bë i njohur nga tiparet që e dallonin ate nga të tjerët.
Pra, filozofia lulëzoi në qytetërimin grek,nderkohë arkitektura ishte pika e fortë e romakëve.Qytetërimi islam,shquhet për atë se ai pa lindjen e fushave kryesore të dijes, të tilla si mjeksia,astonomia , kimia,matematika.Por,tipari kryesor që e dallon qytetërimin islam nga pararendësit e tij , është data e zbulimit të besimit në islam tek profeti ne shekullin VII pas krishti.
Thirrja e plotë e islamit për ndjekësit e tij quhet sheriat ,ndersa ndarja e sheriatit ne tri “dhomëza “ate te adhurimit,atë të kodit moral ,dhe sistemit ligjor .
Morali vetjak përbën normën e parimeve dhe morale të përbashkëta. Uni i brëndshëm (ndergjegja dhe qellime ) dhe uni i jashtëm (veprime dhe sjellja e dukshme ) duhet te jenë në harrmoni dhe te mos bien ndesh me njëra-tjetrën ,kur sistemi përgatit individin për të arritur këtë të vërtet ne jemi duke jetur në një kohë ku ne civilizimin tonë po mbizotëron kriza.
Siç duket ,kriza ne shoqërinë bashkohore është intesifikuar tepër . Ajo ka filluar të rrëzikojë shoqërinë edhe pëbrenda edhe nga jashtë . Nderkaq , familja si institucion themelor është më i ndjeshëm ,me anë të një shkatarrimi të fuqishëm destruktiv ka filluar të rrënohet gjithnjë e më teper .
Te gjitha këto dukuri dëshmojnë se kriza në përgjithësi ka filluar të cënojë familjen . Kjo e nxitë njeriun bashkëkohorë të njoftohet me natyrën e familjes dhe me elementet e krizës ,që sot rrezikojnë ate ,duke u gjetur disa shtegdalje te tjera që do ta lironin nga këto probleme aktuale .
Marrëveshja shoqërore –Martesa është marrëveshje ndermjet dy gjinive te kundërta . Praktika para islame që edhe gruaja të trashegohet ,me arrdhjen e islamit u ndalua . Pajtimi i te dyve , i burrit dhe i gruas , është një nga kushtet e theksuara për vlerën e kurorëzimit ne islam . Me këtë dëshirohet të theksohet se kurorëzimi është marrëveshje shoqërore,e lartësuar edhe solemne , por megjithatëështë marrëveshje .
Islami rekomandon martesën dhe është e ndaluar çdo formë e marrëdhënieve seksuale jashtë martesore .
Po të dëshmohet që ka marrëdhënie të dëfrimit të përkohshëm,një gjë e till jo që është e ndaluar, por edhe dënohet me rregulla islame . Rregullat islame kerkojnë që dëfrimi të bëhet në bashkëshortësi ,sepse kështu të dy bashkëshortët marrin përgjithësi të njëjtë për një dominim stabil ne shoqëri.
Qëllimet e martesës –Martesa është një kontratë e çmuar , e shenjtë dhe e bekuar . Me anë të saj subjektet do të realizojnë qëllimet fisnike dhe synimet e shenjta.
- Së pari,myslimanët janë të mendimit se martesa si balance midis kërkesave individualeve dhe mirëqënies së grupit,të cilit i përket individi ,si e tillë ajo quhet një domosdoshmëri sociale dhe psikologjike për cdo anëtar të komunitetit .
- Se dyti ,martesa është një mekanizëm e kontrollit moral dhe kontrollit reciprocikisht të dobishëm të sjelljes seksuale dhe të lindjes.
- Qëllimi i tretë ,i marteses është parapregatitja e saj për një atmosferë të qëndrueshme për rritjen e fëmijëve.
- E katërta ,martesa siguron përfitime ekonomike për gratë gjatë viteve të mirëritjes së fëmijëve te tyre .
- Se pesti ,bashkëshoqerimi i afërt i partnereve bashkëshortor siguron kënaqësi emocionale ,si për grat,edhe për burrat .
Qëllimi i ndihmës –Jeta bashkëshortore kërkon edhe ndihmë reciproke të bashkëshortëve . Në martesë bashkëshortët kanë detyrë ligjore ta ndihmojnë njeri-tjetrin.
Bashkëshortët ndjenjën e ndihmës dhe sodilaritetit reciprok e shprehin dhe ndaj fëmijëve.
Ndihmën bashkërtore mund të jëtë të natyrës material dhe morale.
- Ndihma material realizohet përmes ushqimit,ndërsa
- ndihma morale përmes këshillave ,ngushëllimeve ,etj.
Qëllimi shoqëror –Qëllimi shoqëror qëndron në faktin se martesa është baza familjes dhe familja bazë e shoqërisë.
Martesa përvec që është interes i bashkëshortëve njëkohësisht është edhe interes i shoqërisë.
Në martesë dhe familje zhvillohen shumë procese si: riprodhimi (shtimi i shoqërisë)edukimi etj. Prandaj , martesa është vendosur nën përkujtesjen e shoqërisë, sepse në martesë pervec interesave personale të bashkëshortëve realizohen edhe interesa shoqërore.
Kontrata e martesës-fejesa –Kontrata e martesës në islam kupton kërkesën nga njëra anë dhe pranimin nga ana tjetër ,e që kërkesa në këtë rast paraqet palën që ofron ,ndërsa pala tjetër paraqet palën që pranon kete ofert.
Sipas sheriatit islam fejes quhet zakonisht kur mashkulli kërkon femër që në të ardhmen do të jetë bashkëshortja e tij .
Sipas normave islame, fejesa në esencë është dëshirë dhe pëlqim, që nënkupton që në asnjë mënyrë nuk lejohet që ndonjë faktor i jashtëm në mënyrë inponuese te ndikoj ne fejesen e dikujt me dikë.
Garancia e kurorës (mehri) –Garancia e kurorës në të drejtën islame quhet sasia e caktuar e mallit që lind si e drejt e gruas në aktin e lidhjes së kurores. Kjo vlerë pasurore është e drejta pasurore personale e kandidates për martes dhe jo e nënës ,e babait apo mbikqyrësit.
Kjo është një pages kompensimi që kryhet nga ana e mashkullit .Plotëson nevojat e femres dhe i jep vlerë asaj.
Stabiliteti psik-emocional,dashuria edhe mirsjellja –Qëllimi i martesës është që të kultivohet miqësia psiko-emotive dhe shpirtërore.
Marrëdhëniet në familje, ndërmjet të gjithë anëtarëve të saj, janë faktori më i rëndësishëm, veçantërishtë burrit dhe gruas,por jo si marrëdhënieve të nxitura nga interesi.
Ato duhet të jenë marrëdhënie shpirtërore ,ndarje e perbashkët e së mirës dhe së keqes , marrëdhënie që kultivojnë:
- dashuri,
- mirësiellje,
- mëshirë,
- miqësi,
- besim të ndërsjelltë,
- sakrifikim,
- ngushëllim dhe
- ndihmë në moment vendimtare të jetës.
Vetëm në kuadër të familjes potenciali shpirtror i burrrit dhe i gruas behet realitet dhe zhvillon pastertinë morale brenda dhe jashtë famijes do të thotë dhe në shoqëri.
Në martesë miqësia kerkon prej çdo njërit gjithnjë e më shumë plotësim të dëshirave.
Vlera e bashkëndienjave në familjet me fëmijë kërkon dashuri dhe mëshirë, sakrifikim të njërit për tjetrin, tolerancë dhe dashuri për të formuar karakterë të fort te antarët e familjes.
Kjo është familja që siguron klimë të përshtatshme për zhvillimin dhe kultivimin e karakteristikave të vecanta njerëzore.
Prandaj familja është ,vendi më i mirë në botë.
Sigurimi shoqëror dhe ekonomik –Familja është pjesë e rëndëssishme e sigurimit shoqëror – ekonomik te sistemit islam.
Drejtesia vendos raportet ndërmejt vlerave morale , kulturore dhe ideore, duke shtuar edhe drejtesinë ekonomike –shoqerore ndermjet anëtarëve të familjes .
Mbajtja e familjes është detyrë ligjore e burrit, madje edhe atëher kur gruaja është e pasur.
Ndihma për të afërmit është e urdhëruar me rregulla te vecanta. Te afërmit e varfër kanë të drejta në rradhë të parë në zekat dhe kontribute të tjera,që janë të detyruar ti japin anëtarët e pasur të familjes.
E drejta e trashëgimisë i rregullon obligimet ekonomike. Brenda strukturës familjare .
Keto obligime materiale shtrihen edhe në farefisin e afërm dhe te largët.
Si duhet vepruar në familjen që islami dëshiron të konstituojë për ta plotësuar ajo detyrë e saj në jetën e individit dhe shoqërisë ? –Familja nuk është fabrikë për shtimin e gjinisë njerëzore .
Familja edhe pse mbajtja ,degëzimi dhe shtimi i saj të njeriut janë ndër qëllimet e saj kryesore ka strukturë shoqërore –kulturore, ideore dhe kulturore ne zhvillimin e gjithë mbarshëm të shoqërisë.
Familja si një bërthamë konceptuale përmban detyra dhe qëllimit e saj.
Shkruan: Majre LEVENISHTI, Psikologe shkollore dhe edukimi…
(Bibiografia:Prof.Dr.Bekir Topallogllu, Gruaja ne islam,Stamboll 1997 .fq.57-58 // Jeta familjare në islam. Hurshit Ahmed botuar nga SHB Logos-A)