Shkruan : Adriana LALA ,Punonjëse sociale & Nertila ÇEREKJA,Punonjëse sociale
Doni të ndjeheni mirë, të jetoni në mënyrë të kuptueshme, të krijoni marrëdhënie mbështetëse dhe miqësore, të arrini qëllime dhe të jeni plotësisht të angazhuar me jetën...
Një ndërthurje e edukimit të femijeve në shtëpi dhe shkolla duke shkuar paralel me edukimin e tyre psikologjik dhe social do të sjellë fëmijë të cilët në jetën e tyre do te bëhën njerëz të edukuar mirë, më ndjenja dhe me mirëqënie të lartë mendore për rrjedhoje do te kemi një shoqëri pa dhunë gjë që ditët e sotme po reflektohet në masë.
Ndër modele të shumta të edukimit që ofrohen apo çdo familje e krijon në bazë të kushteve që ka, unë sot zgjodha të ndaj me ju diçka më koherente,e cila i vjen përshatat fëmijëve,adoleshentëve, te rriturve dhe moshës së thyer.
Një model i mirëqënies nëpërmjetë edukimit pozitiv duke u bazuar në disa elemete( i ofruar nga psikologu Martin Seligman) mendohet si produktiv ne uljen e ankthit, stresit dhe depresionit,ndjenja këto të cilat sa vjen e rriten në cdo shoqëri.
Martin Seligman, një nga themeluesit e psikologjisë pozitive, ka përfshirë psikologjinë pozitive në modelet e edukimit, si një mënyrë për të ulur stresin tek të rinjtë dhe për të rritur mirëqenien dhe lumturinë e tyre.
Në shkolla, dhe familje synohet të promovojmë shëndetin pozitiv mendor midis nxënësve dhe mësuesve, prindërve e femijeve duke çuar keshtu në një mirëqënie sociale te perbashket. Për këtë këmi huazuar modelin e psikologut Martin Seligman duke e përshatur me realitetin tonë
- Per te arritur nje edukim pozitiv duhet te fillojme qe nga “A”, pra që nga plotesimi i nevojave jetike, të arrijmë një mireqenie e cila lidhet me plotësimin e nevojave trupore si uria, etja ose gjumi i gjatë pas një dite të vështirë,më pas kënaqësia.
Ne shohim kënaqësi në veprim kur vëzhgojmë fëmijët që bërtasin me kënaqësi ndërsa vrapojnë dhe kalojnë nëpër baltë, ose ndërtojnë burrë dëborë dhe hedhin topa dëbore tek njëri-tjetri. Kjo do të thotë që pas arritjes së mirëqënies jetike kalojmë tek një hallkë tjetër tek emocionet pozitive.
Emocionet pozitive janë të mira për fëmijët sepse zgjojnë imagjinatën. Kur fëmijët bëjnë diçka që e pëlqejnë ose e shohin interesante, ka më shumë të ngjarë të vazhdojnë përballë sfidave dhe të kërkojnë spontanisht për zgjidhje dhe mundësi më krijuese.
Emocionet pozitive gjithashtu mund të ndihmojnë në zhbërjen e atyre negative.Në përgjithësi, fëmijët ka të ngjarë të kryejnë më shumë aktivitete që ata shohin stimuluese dhe që sjellin kënaqësi, dhe efektet zgjasin më shumë sesa ato që krijojnë kënaqësi jetëshkurtra.
- Duke arritur kenaqësi ne jemi të prirur të fillojmë të angazhohemi në ato aktivitete ku do të përdorim afëtsitë tona.
Të gjithë kanë pasur përvojën e zhytjes në një punë ose në leximin e një libri saqë humbin plotësisht sensin e kohës ose harrojnë një takim. Ne kemi parë gjithashtu që fëmijët përfshihen aq shumë në lojë sa nuk është e thjeshtë të tërheqësh vëmendjen e tyre ose t’i ndalosh ata. Arritja e kësaj gjendje në angazhim të plotë është e natyrshme, veçanërisht kur njerëzit janë të përfshirë në aktivitete që i duan dhe ndihen mirë,
Edhe pse angazhimi në aktivitete të këndshme vjen relativisht i lehtë për shumicën e fëmijëve, është ende e rëndësishme të siguroni mundësi që fëmijët të marrin pjesë në aktivitete që u ofrojnë atyre përvoja të angazhimi. Mundësi të tilla mund të përfshijnë bashkimin e enigmave me bashkim figurash, vizatimin dhe ngjyrosjen, luajtjen me lodra, ose praktikimin e baletit ose një instrument muzikor.
Fakti që aktivitete të tilla ndikojnë në intelektin dhe zhvillimin e emocioneve të fëmijës, si dhe kërkojnë përqendrim dhe përpjekje, është i rëndësishëm. Ky nivel i angazhimit është i shëndetshëm dhe produktiv për të ushqyer lumturinë.
Meqenëse modelimi i sjelljes së dëshiruar që dikush dëshiron nga të tjerët është më bindës sesa të flasë për të, është gjithashtu e këshillueshme që fëmijët t’i shohin prindërit e tyre të përfshihen në aktivitete të këndshme. Kur fëmijët shohin kënaqësinë që u jep prindërve, ata kanë më shumë të ngjarë të vazhdojnë dhe të kërkojnë më thellë për zgjidhje krijuese.
- Për rrjedhojë kjo sjell mundësinë për të pasur marrëdhënie pozitive. Kënaqësia dhe shëndeti psikologjik e social lidhen në mënyrë të pandashme me krijimin e marrëdhënieve pozitive.
Krijimi i marrëdhënieve shoqërore të reja, si dhe marrdhëniet ekzistuese me bashkëmoshatarët, motrat, prindërit, familjen dhe miqtë janë të gjitha burime emocionesh dhe mbështetje pozitive.
Sipas studimit, të M.Seligman ekzistenca e këtyre marrdhënieve është që ata të mund të përhapin lumturi. Inkurajoni fëmijët të krijojnë miqësi dhe të tregojnë gatishmërinë për të qenë një mik, i cili mund t’i besohet dhe të mbështetet.
Kjo është e nevojshme dhe duhet të respektohet nga të rriturit, pasi ne priremi të masim sukseset tona dhe cilësinë e përgjithshme të jetës në krahasim me bashkëmoshatarët dhe jo gjeneratat e vjetra apo të reja. Prindërit që kanë një rreth miqësor të qëndrueshëm janë modele të mira për të inkurajuar fëmijët të krijojnë marrëdhënie mbështetjeje me të tjerët.
- Lumturia e vërtetë, sipas psikologut Rollo May, vjen nga krijimi dhe kuptimi në jetë, sesa nga pasuritë materiale.
Të duash dikë dhe të jesh i dashur është një fenomen domethënës,sepse akte të tilla frymëzojnë njerëzit të jetojnë dhe të kujdesen për dikë tjetër përveç vetvetes. Të jetosh një jetë kuptimplote, në thelb, ka të bëjë me lidhjen e vetvetes në diçka më të madhe se vetvetja.
Duke u bindur në idenë se ekziston një qëllim më i madh në jetë, dhe të qenurit pjesë e saj i jep kuptim jetës atëherë kjo mund të na ndihmojë të mos shqetësohemi për gjëra të vogla dhe të kemi më pak stres. Prindërit që i kushtohen vetes me pasion dhe veprim për arritjen e një qëllimi, po u mësojnë fëmijëve të tyre vlerën e një ekzistence kuptimplote.
- Të keni qëllime të qarta në jetë, madje edhe të vegjlit si leximi për një orë çdo ditë, dhe përpjekjet për t’i arritur ato janë të rëndësishme për mirëqenien dhe lumturinë.
Kjo arritje ndihmon në ndërtimin e vetëvlerësimi,siguron ndjenjën e arritjes,gjithashtu forcon vetëbesimin. Arritja e një qëllim specifik në vetvete përmban kënaqësi. Edhe nëse fëmija juaj nuk e arriti ekipin A të futbollit të shkollës, është mirë të theksohet se të provosh përmes praktikës së zellshme është diçka për të cilën ndjehesh mirë.
Vini re arritjet më të vogla të fëmijës suaj – si të lidhe rripin e këpucëve të tij vetë – dhe tregojini se sa krenar jeni. Sa më shumë që të ndodhë kjo, aq më i fortë bëhet vetëbesimi i një fëmije, gjë që i nxit fëmijët të duan të përpiqen më shumë dhe të vazhdojnë të arrijnë. Vetë-besim i tillë ndihmon për të krijuar rezistencë përballë sfidave. Më e rëndësishmja, përcaktimi i qëllimeve dhe vënia në përpjekjet e nevojshme për t’i arritur ato janë po aq të rëndësishme sa arritja e tyre; është në rregull që të mos kemi sukses herën e parë.
Për çfarë na shërben edukimi pozitiv në jetën e përditshme ?
Ulja e stresit ––Ndërhyrjet e psikologjisë pozitive që përdoren në edukimin pozitiv, përfshijnë identifikimin dhe zhvillimin e pikave të forta, kultivimin e mirënjohjes dhe vizualizimin e vetave më të mira të mundshme (Seligman et al., 2005; Sheldon & Lyubomirsky, 2006; Liau et al., 2016).Një meta-analizë e realizuar nga Sin dhe Lyubomirksy (2009) me 4.266 pjesëmarrës zbuloi se ndërhyrjet pozitive të psikologjisë rrisin lumturinë dhe ulin ndjeshëm simptomat ankthioze. Provat e mëtejshme nga studimet klinike të rastit tregojnë një ndikim të ngjashëm nga ndërhyrjet pozitive të psikologjisë tek fëmijët (Kwok et al., 2016).
Performancë akademike e mirë —Në krahasim me nxënësit e pakënaqur, nxënësit më të lumtur i kushtojnë vëmendje, janë më kreativë dhe kanë nivele më të mëdha të përfshirjes së komunitetit (Fisher, 2015). Theksi i ndërhyrjeve psikologjike pozitive në arsim rrit angazhimin, krijon nxënës më kuriozë dhe ndihmon në zhvillimin e një dashurie të përgjithshme të të mësuarit (Fisher, 2015)
.Rritja e motivimit te nxënësit — Edukimi pozitiv gjithashtu ofron një model të ri të pedagogjisë që thekson motivimin e personalizuar në arsim për të promovuar të mësuarit (Seligman et al., 2009;).Hulumtimet kanë treguar që qëllimet e lidhura pozitivisht me optimizmin rezultuan që një nxënës të ishte shumë i motivuar (Fadlelmula, 2010). Ky studim tregoi se motivimi mund të jetë i qëndrueshëm dhe afatgjatë nëse gjithmonë shoqërohet me ndërhyrje psikologjike pozitive
Nxitja e qëndrueshmërisë —Studiuesit në Universitetin e Pensilvanijës zhvilluan Programin Penn Resiliency. Rezultatet nga 19 studime të kontrolluara të Programit “Penn Resiliency” zbuluan se nxënësit në program ishin më optimistë, elastikë dhe shpresëdhënës. Rezultatet e tyre në testet e standardizuara u rritën me 11%, dhe ata kishin më pak ankth gjate kohes se provimeve (Brunwasser et al., 2009).
Ndërgjegjësimi për edukimin pozitiv mund t’ju ndihmojë të rrisni mirëqenien tuaj duke u përqëndruar në kombinime të tilla si : te ndjeheni mirë, të jetoni në mënyrë të kuptueshme, të krijoni marrëdhënie mbështetëse dhe miqësore, të arrini qëllime dhe të jeni plotësisht të angazhuar me jetën. Ushqimi i mëtejshem i këtyre përvojave te fëmijët mund t’i ndihmojë ata të kalojnë përtej “mbijetesës” në të vërtetë “të lulëzojnë” në jetë.
Shkruan : Adriana LALA ,Punonjëse sociale & Nertila ÇEREKJA,Punonjëse sociale