Shkruan: Teuta KUKA, Punonjëse Sociale….
E gjithë shoqëria përballë një situate jo të zakontë.
Punonjësi social ndihmon individin, grupet dhe komunitetin për të rritur ose ringritur kapacitetin e tyre të funksionimit shoqëror dhe për të krijuar kushte shoqërore të favorshme. Ka një fokus të dyfisht te njeru dhe mjedisi.
Po tani çfarë ka ndodhur?
Për secilin prej nesh mëngjesi niste i vrullshëm, trafiku dhe boritë e makinave që nuk pushonin, njerëz që shkonin me nxitim në punë dhe prindërit me fëmijët prejdore duke u drejtuar në oborrin e shkollës. Papritur gjithçka STOPOJ.
Tashmë jemi të izoluar në shtëpi edhe pse rrezet e diellit na thërrasin të shijojmë natyrën dhe të shkojmë në shkollë. Kushtet për të luftuar CORONAVIRUSIN kërkojnë që të distancohemi nga shoqëria.
Ҫfarë është distancimi social?
- “Distanca Sociale” ka të bëjë me distancën fizike midis vetes dhe njerëzve të tjerë, në të shumtën e rasteve rekomanduar nga punonjësit e Shëndetit Publik për shmangien e sëmundjeve ngjitëse.
- Puna nga shtëpia, mbyllja e shkollave, bareve dhe restoranteve janë disa masa për të mbajtur distancën nga shoqëria.
- Familja është ajo që kërkon më pak distancë pasi ne jemi të njohur me gjëndjen shëndetsore të tyre.
Ky distancim fizik nuk duhet të kthehet në distancë sociale pasi vetmia shkakton dëme psikologjike dhe fizike. Lidhja sociale nuk është vetëm një komponent motivues i ndërveprimit, por është motori kryesor i trurit tonë.
Truri ynë ka evoluar të jetë social, duke vlerësuar atë që të tjerët mund të mendojnë ose ndjejnë; si reagojnë te ne, nëse ndihemi të sigurt me ta dhe nëse ata ndihen të sigurt me ne.
Për shkak të kësaj nevoje parësore për ndërveprim, truri ynë reagon negativisht kur ndihemi të izoluar. Ndaj është e rëndësishme që këto ditë izolimi të mos vet-përjashtohemi por të forcojmë lidhet tona sociale duke përdorur teknologjinë bashkëkohore (vlen per tu përmendur nje statistikë nga Facebook, e cila tregon se ka patur nje rritje me 70% te numrit te video call në grup).
Efektet e distancimit social te fëmijët
Efektet janë negative por ka edhe efekte pozitive
Negative
- Ulja e aktivitetit fizik çon në shtimin e ndjenjave të trishtimit dhe zemërimit
- Ndjenja e vetmisë, stres dhe ankth rreth COVID-19
- Dëmtimi i mirëqënies fizike
- Dëmton zhvillimin e qelizave mbështetëse të sistemit nervor e cila ndihmon në zhvillimin e sistemit konjitiv
- Fëmijët me çrregullime emocionale ose të sjelljes shfaqin vështirësi në të ardhmen për tu integruar në shoqëri
Pozitive
- Rifitimi i kohës së humbur me familjen, tregojuni prindërve se sa shumë i doni
- Reflektim nga prindërit duke u ndalur për të kuptuar emocionet e fëmijëve duke i ndihmuar të ndihen të sigurt dhe të kenë mbështetje
- Kohë kushtuar ushtrimeve fizike së bashku me prindërit
- Më shumë kohë për të folur me të afërmit, shokët/shoqet në telefon,“Skype” Ëhats App”
- Fëmijë, prindërit tuaj do të jenë aty prezent për t’ju ndihmuar kur ju hasni vështirësi në mësime
Këshilla për fëmijët përballë izolimit
- Pasuroni sa më shumë fjalorin duke lexuar libra
- Kontrolloni emocionet negative duke menduar pozitivisht
- Mbushni kohen duke kryer ushtrime fizike
- Shmangni frikën dhe pasigurinë
- Kjo situatë është e përkohshme
Edhe pse jemi të ndërvarur nga njëri – tjetri, duhet të kemi gjykim të shëndosh dhe mendje të arsyeshme që të kuptojmë pse rrugët janë bosh dhe pse nuk shkojmë më në shkollë. Situata është e përkohshme!Së bashku do t’ja dalim!
Shkruan: Teuta KUKA, Punonjëse Sociale….