Shkruan: Drilona ABAZAJ, Psikologe….
Në një pyll të largët, egzistonte kopshti i dinozaurëve . Ata ndaheshin nga kafshët e tjera nga një perde e magjishme gjethesh, sa askush nuk mund ta vinte re . Dinozaurët jetonin dhe i gëzoheshin jetës me njëri-tjetrin duke lodruar dhe duke fluturuar në qiell . I vetmi që nuk mund të kishte krahë ishte Dido. Ai kishte sy shkëlqyes blu, hundë të madhe dhe të rrumbullakët, dhe një buzëqeshje rrezatuese. Ishte topolak në ngjyrë të gjelbër dhe të verdhëpor si një lule diell. Edhe pse ishte kaq i veçantë nga shokët e tij, ai ndjehej shumë i trishtuar, që nuk mund të kishte krahë dhe të fluturonte si të tjerët. Madje herë pas here ata e vinin në lojë për shkak se ai nuk mund të ishte si ata.
– Ej Dido, eja na mbërri në qiell, fluturo si ne . Thërrisnin të krekosur shokët e tij .
Sado qe Dido përpiqej e përpiqej, duke u hedhur, ai as mund të fluturonte e as mund të ishte si ata .
…………………..vazhdon…………………………
( Një përrallë e krijuar nga unë për fëmijët e mi, e cila trajton një ndër fenomenet më aktuale siç është bullizmi . Ku personazhi kryesor Dido një dinozaur i cili nuk është si të tjerët, ku per shkak të paragjykimeve ndjehet i deprimuar dhe largohet drejtë një jete të re, ku gjenë miq të rinjë ( kafshët e pyllit) të cilët mahniten nga pamja e tij, dhe falë tyre ndjehet i aftë, fiton vetbesimin dhe ndjehet po aq sa i dashur dhe i pranuar… )
Shkruan: Drilona ABAZAJ, Psikologe….