Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik….
Sa herë na ka ndodhur që pas një situate, i kemi thënë vetës, “e dija që duhej ta kisha bërë atë?
Sa herë të ka ndodhur që thjesht nga intuita ke ditur diçka, por e ke lejuar vetën të mendosh ndryshe?
Ti besosh intuitës tënde do të thotë të dëgjosh dhe të bësosh atë zërin e qetë të brendshëm që e di se për çfarë ke nevojë, çfarë veprimesh duhet të bësh, ose çfarë ndryshimesh të nevojiten të bësh në jetën tënde.
Shumica prej nesh nuk e dëgjojë intuiten e semrës sepse mendojnë se nuk mund të dinë diçka me saktësi pa u menduar gjatë rreth saj, ose mendojnë se përgjigjet e logjikshme mund të jenë të kuptueshmë.
Ne i themi vetës gjëra të tilla si, “kjo nuk mund të jetë tamam kështu”, ose, “unë nuk mundem ta bëj këtë”. Dhe, sapo lejojmë këto mendime të futen në mendjen tonë, menjëherë i largojmë ato duke mos e përfshirë veten. Atëherë marrim parasysh limitet tona, dhe pa kaluar shume, ato mendime bëhen tonat.
Nëqoftëse e kapërcen fikën se intuita jote mund të japë përgjigje të gabuara, dhe nëse mëson ti besosh asaj, jeta jote do të behët një aventurë e magjishme. Ti besosh intuitës sate është si të heqësh barrierat e zbavitjes dhe të mençurisë. Është një mënyrë për te hapur sytë dhe zemrën ndaj burimit më të madh të mençurisë tënde.
Nësë nuk je mësuar ti besosh intuitës, fillo të rezervosh pak kohë për të qartësuar mendjen dhe dëgjo zemrën tënde.
Injoroji dhe largoji mendimet e pandreqshme dhe të dëmshme që hyjnë në mendjen tënde dhe kushtoju vëmendje vetëm mendimeve të qeta që dalëngadalë dalin në sipërfae. Nëse ndien se mendime të pazakonta dhe të këndshmë po dalin në pah, atëherë kushtoju vëmendje këtyre dhe vepro.
Nësë merr një mesazh për ta shkruar ose për të telefonuar dike që e do shumë, mos u mendo por bëje një gjë të tillë.
Nëse, intuita të thotë se duhet ta ulësh pak ritmnin e jetës ose të lesh më shumë kohë për vetën tënde, atëherë dëgjoje se është për të mirën tënde.
Nëse ajo të kujton ndonjë zakon tëndin që ka nevojë për vëmendje, atëherë kushtoi vëmendje.
Ti do të kuptosh se kur intuita jote të jep sinjal dhe ti përgjigjesh duke vepruar, shpesh do të shpërblehesh me eksperienca pozitive dhe të këndshme.
Fillo të kesh besim në intuitën tënde duka ja filluar që sot dhe do të shohësh një botë krejt të ndryshme në jetën tënde.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik….