Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik…
Kur ndihesh i rënë moralisht mos i lufto ndjenjat e tua, përkundrazi qetësohu dhe mbaj një qëndrim pozitiv, së shpejti do të jesh përsëri i lumtur.
Personi më i lumtur në botë nuk është gjithmonë i lumtur. Në fakt, të gjithë njerëzit e lumtur kanë edhe ata momente ku ndihen të rënë shpirtërisht, kanë probleme, zhgënjime dhe mërzitje.
Shpesh ndryshimi midis një personi që është i lumtur dhe një personi që nuk është i lumtur , është vetëm arsyeja e cila i bën ata të ndihen keq shpirtërisht dhe jo fakti se sa shpesh ata ndihen të rënë moralisht. Si e vendosin ata lidhjen me ndryshimet e ndjenjave?
Për disa njerëz kjo funksionon së prapthi. Kur ata ndjehen keq, përveshin mënget dhe i futën punëve. Ata i marrin gjërat shumë seriozisht dhe përpiqen të gjëjnë dhe të analizojnë se çfarë nuk shkon me ta. I japin forcë vetës për ti nxjerrë nga kjo gjëndja e rëndë, e cila tenton të ndërlikojë problemin, në vend që ta zgjidhin atë.
Kur vrojton njerëzit e qetë, të relaksuar, do të zbulosh se kur ata ndjehen mirë, janë shumë mirënjohës. Ata e kuptojnë se të dyja ndjenjat, negative dhe pozitive shkojnë dhe vijnë, pra ka ditë kur nuk do ndjehen mirë por ka ditë kur do të jenë për bukuri.
Për njerëzit që e kanë si natyrë lumturinë, kjo është e pranueshmë, kështu janë gjerat. Ata e pranojnë në këtë mënyrë duke qenë të vetëdijshem se është i pashmangshëm fakti që ndjenjat ndryshojnë.
Kështu, kur ata ndjehen të dëshpëruar, të nevrikosur ose të stresuar, i lidhin këto ndjenja me të njëjtën lirshmëri dhe mençuri.
Në vend që të luftojnë ndjenjat dhe panikun e tyre thjesht sepse ndihen keq, ata pranojnë ndjenjat e tyre, duke ditur se edhe kjo gjithashtu do të kalojë.
Në vend që të pengohen dhe të luftojnë kundër ndjenjave negative, ata tregohen tolerantë duke i pranuar ato. Kjo ju jep mundësi atyre të dalin nga këto gjendje ndjenjash negative në një mënyrë më të lehtë dhe i drejtojnë drejt gjendjeve pozitive mendore.
Një nga personat më të lumtur është ai i cili ndjehet hera herës i rënë moralisht.
Siç duket, ndryshimi është se ai është mësuar me këto ndjenja. Duket sikur ai nuk do tia dijë shumë, sepse është i sigurt që do të jetë përsëri i gëzuar, është vetëm çështje kohe. Për atë, nuk është ndonjë gjë e madhe, domethënë nuk e sheh të nevojshme ta zmadhojë situatën së koti.
Radhen tjetër që do të ndjehesh keq, në vend që të luftosh me veten e ndjenjat e tua, përpiqu të qetësohesh.
Nëse të zë paniku, mundohu të kesh vetëkontroll dhe të sillesh qetë.
Dije se, nëse nuk i lufton ndjenjat negative, përkundrazi je tolerant ndaj tyre, ato do të kalojnë me siguri ashtu siç perëndon dielli në mbrëmje.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik…