Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik..
Kur je duke dëgjuar një person tjetër, mos dëgjo vetëm me mendjen tënde, por dëgjo me të gjithë trupin. Ndieje fushën e energjisë së brendësisë së trupit, ndërkohë që dëgjon. Kjo të tërheq vëmendjen nga të menduarit dhe krijon një hapësirë paqeje që të aftëson ndaj të dëgjuarit të vërtetë pa interferencën e mendjes. Je duke i dhënë personit tjetër hapësirë dhe kohe, apo vetëm hapësirë për të qenë. Është dhurata më e vlefshme, që ti mund të japësh dikujt, por njëherit është pjesa më e shemtuar që ti mund të ja dhurosh kur e neglizhon. Shumë njerëz nuk dinë të dëgjojnë, pasi pjesa më e madhe e vëmendjes së tyre është e zënë duke menduar se sa “like” do behën ne postimin të radhes, cila foto do tërheq më shume “like”, ajo gjysme lakuriqe apo ajo me shikimin ngacmues. Ata individ i japin më tepër vëmendje asaj, sesa atë që personi tjetër është duke thënë, dhe absolutisht ndaj asaj që është vërtet e rëndesishmë, që në këtë rast është qenia e personit tjetër përtej fjalëve dhe mendjes. Patjetër, ti nuk mund ta ndiesh qenien e dikujt tjetër, përveçse nëpërmjet tëndes. Ky është fillimi i kuptimit të unitetit, pra i dashurisë. Në nivelin më të thellë të qenies, ti je një me gjithçka që është.
Shumë lidhje njerëzore konsistojnë më se shumti në ndërveprimin e mendjeve me njëri-tjetrin, jo mes komunikimit ndër-njerëzor. Asnjë lidhje nuk mund të lulëzojë në atë mënyrë, ndaj ka shumë konflikte në lidhje. Kur mendja udhëheq jetën tënde, konflikti, grindja dhe problemet janë të pashmangshme. Të qenit në kontakt me brendësinë e trupit krijon një hapësirë të qartë të jomendjes me anë të së cilës, çdo lidhje mund të lulëzojë.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog Klinik..
(modifikuar-analitike)