Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik…
Ankthi është një term i përgjithshëm për çrregullime të ndryshme që shkaktojnë tension,nervozizëm, frikë,merak dhe shqetesim. Këto çrregullime ndikojnë në mënyrën se si ndihemi dhe si sillemi dhe mund të shkaktojnë simptoma fizike ,emocionale ,konjitive(njohjes) dhe te sjelljes.
Ankthi i lehtë na ben te ndihemi te pasigurt dhe te shqetësuar, kurse ankthi i rëndë mund të ndikojë seriozisht jetën e përditshme.
Pra, ankthi është një ndjenjë mërzie, tensioni, frike, dhe shqetësimi për të ardhmen. Ai ka një lidhje të ngushtë me frikën dhe në thelb ka frikën e papërcaktuar. Ankthi dhe frika janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën dhe ende nuk është aq i qartë dallimi që ekziston mes tyre.
Ankthi është një reagim i natyrshem i njeriut ndaj situatave stresuese, por kur ndodh shpesh pa një shkas vjen ne gjendje çrregullimi.
Shoqata Psikologjike Amerikane (APA) përcakton ankthin si një ndjenjë të karakterizuar nga ndryshime fizike si ndjesia e tensionit, mendimet e shqetësuara dhe presionin e lartë të gjakut.
Është e rëndësishme të dini dallimin ne mes te ndjenjave normale te ankthit dhe një çrregullimi ankthi që kërkon vëmendje mjekësore. Një individ me një çrregullim ankthi është përcaktuar si nje individ që ka mendime ose shqetësime të përsëritura.
Mund të thuhet se moshat me te prekura prej ankthit sillen prej 10-25 vjeç që mund të shihet tek të gjithë pa diskriminim mes burrave dhe grave. Incidenca është shumë më e lartë tek njerëzit me nivele të ulëta të të ardhurave.
Tek individet me çrregullime ankthi, ndjenjat si stresi, paniku dhe nervozizmi zgjasin më shumë, janë më ekstreme dhe janë shumë më të vështira për t’u kontrolluar. Simptomat përfshijnë ndjesinë e ankthit ose te stresit, sulmet e panikut, problemet e përqendrimit ose të gjumit, djersitja, ngulfatja, marramendja dhe te rahurat e shpeshta e zemrës.
Është shumë i veshtirre ballafaqimi me ankth dhe kjo mund te kete efekt dobesues. Kjo nenkupton se keta individe nuk mund të punojne, nuk mund ti shohin miqtë e tyre, apo edhe të largohen nga shtëpia në rastet më të rënda.
Nese gjashtë muajt e fundit keni verejtur të paktën tre nga keto siptoma te ankthit: shqetësim, lodhje, nervozizëm, tensioni i muskujve, vështirësi gjumi dhe vështirësi per tu përqëndruar ,dhe keto simptome ndikojë në jetën tuaj te përditshme, (në qoftë se ju nuk shkoni në punë ose në shkollë),jeni duke përjetuar ankth dhe ju nuk mund të kontrolloni këto shqetësime, në këtë rast, një profesionist i kualifikuar mund të identifikojë ankthin dhe të identifikojë shkaqet e mundshme.
Ekzaminimi fizik dhe, kur është e nevojshme, testet laboratorike mund të ofrojnë informata të dobishme për gjendjen shëndetësore që mund të shkaktojë simptoma ankthi.
Trajtimi i çrregullimit të ankthit të një personi varet nga shkaqet e ankthit dhe preferencat individuale. Shpesh, trajtimet do të përbëhen nga një kombinim i psikoterapisë, terapisë së sjelljes dhe medikamenteve.
Në disa raste, ankthi mund të trajtohen në shtëpi pa mbikëqyrjen e një profesionisti. Ekzistojnë disa ushtrime dhe veprime të sugjeruara për t’u marrë me shqetësime të tilla:
Menaxhimi i stresit: Të mësuarit për të menaxhuar stresin mund të ndihmojë në kufizimin e shkakut te mundshem per te na stresuar.Krijoni lista për ti bërë më te lehtë te menaxhuara detyrat në punen tuaj.Ndani pak kohe per veten .
- Teknikat e relaksimit: mund të bëhen aktivitete të thjeshta për të lehtësuar simptomat mendore dhe fizike të ankthit. Këto përfshijnë meditim, ushtrime të freymemarrjes, banjo të gjata, relaksim ne erresire dhe joga .
- Ushtrimet për të zëvendësuar mendimet negative me ato pozitive;Beni nje liste te mendimeve tuaja negarive dhe perpiloni mendime pozitive krahas atyre negative dhe mundohuni ti ndryshoni ato.
- Nëse ankthi shoqërohet me frikë të caktuar, përballja me frikën mund të jetë e dobishme për të mposhtur frikën.
- Rrjeti mbështetës: Bisedoni me një person përkrahës, si një anëtar i familjes ose një mik.
- Ushtrimi: Ushtrimet fizike mund të çlirojë kimikatet dhe te shkaktojnë imazhe pozitive ne tru.
Shkruan: Ilir HAVOLLI, Psikolog klinik…