Shkruan: Dafina AVDIJA, Psikologe Klinike….
Prindërit nga edukimi i fëmijëve dhe përkujdesja ndaj familjes shpresojnë kënaqësinë e Krijuesit dhe shpërblimin prej Tij, ndërsa lodhjen dhe sakrificën e sheh si shpagim të borxhit të vjetër,sepse edhe prindërit tanë janë lodhur e kanë sakrifikuar për te na rritur e mirë edukuar ne.
Duke i’u referuar kësaj etike është e papranueshme ajo që shohim nga disa prindër,tentimin për hegjemoni ndaj fëmijëve të tyre deri në atë formë saqë raportin mes tyre e shndërron në raport dominimi e skallavërie!
Këto shfaqen qartë në rrefuzimin e dëshirave të tyre,urdhërave të shumtë që u japin fëmijëve,formulimin e shijeve të tyre personale konform dëshirave të familjes.Shumë prindër duan që fëmijët vazhdimisht tu përgjigjen kërkesave të tyre që nuk ndalen askund!Shumë prej tyre u’a ndalojnë analizimin e ndonjë situate edhe ne rast se fëmija e tenton këtë me shumë etikë dhe mirësjellje!
Shumë nëna kërkojnë që vajzat e tyre të luajnë,të hanë dhe të mësojnë ashtu sikurse kanë bërë ato në fëmijërinë e tyre,deri ne atë pikë sa tu diktojnë edhe ngjyrat e preferuara edhe si të zgjedhin një çantë apo një fustan, kur në të vërtetë duhet vetëm t’ua sugjerosh disa shije,sepse në të kundërt këto urdhëra shkaktojnë tek fëmijët mërzi e ta ndjejnë veten pa personalitet, dhe ky raport mes tyre bëhet si raporti i njeriut te burgosur me gardianin dhe veçse i largon në dashurinë dhe ndjenjat e përbashkëta.
Psikologët dhe punonjësit e arsimit por edhe vetë prindërit e kanë kuptuar se rezultatet që burojnë nga e tërë kjo sjellje dhe mënyrë e gabuar e te edukuarit detyrimisht do jenë të këqija,këto mund t’i çojnë fëmijët në
- • Mbyllje në vetvete
• Nuk gjejnë rehati dhe qetësi me prindërit.
• Ndjejnë inferioritet dhe mangësi.
• U duket sikur kanë marrë disiplinë të tepruar.
• Anojnë nga negativiteti nga shkaku i sjelljes negative me to.
Edukimi më i mirë pra, nuk është ai lloj edukimi që e bën fëmijën ta ndjejë veten si ushtar në nje kazermë ushtarake ,por edukata dhe etika e cila e bën fëmijën të ndihet i/e gëzuar kur është në shoqërinë e prindërve dhe të shokëve dhe se zgjedhjet e tyre të merren në konsideratë dhe të vlerësohen sipas standartit dhe duke mbjellë bazën e besimit reciprok mes tyre.
Prindërit gjithashtu duhet t’u mësojnë fëmijëve të tyre se te gjitha sukseset por edhe dështimet nuk janë të përjetshme por janë të përkohshme ,për arsyen se kjo jetë është e përkohshme e rrjedhimisht edhe afati sukseseve dhe humbjeve tona është i përkohshëm dhe i kufizuar.Ky lloj besimi bën që fëmijët ta shohin jetën në baraspeshë,pra nëse korrin sukses në jetë mos bëhen kryelartë ,dhe nëse përulen apo dështojnë diku mos ndihen të nënçmuar.
Vetë prindërit duhet ta shohin jetën në këtë këndvështrim dhe duhet ta ndjejnë si obligim që edhe fëmijëve te tyre t’u induktojnë këtë mendësi,dhe mjeti më i mirë në këtë drejtim është sjellja personale ,sepse fëmija sheh tek prindërit e tij maturi dhe baraspeshë në të gjitha çështjet.Kështu, nëse fëmija arrin suksese të larta në mësime ,e përgëzojmë dhe e stimulojmë që të vazhdojë në këtë rrugë duke i sqaruar se çdo sukses ne këtë botë e fiton vlerën nga qëllimi që ka .
Ndërsa nëse ndodh që fëmija dështon në ndonjë vit shkollor apo në ndonjë garë a veprim që synonte fitimin ,atëherë ne duhet të mundohemi së bashku me të ,që të zbulojmë shkaqet e dështimit duke i sqaruar mundësitë e përmirësimit dhe kompensimit dhe kjo tejkalohet sepse fitoret e vërteta nuk arrihen pa dështime.
Burimet që ekzistojnë në këtë jetë janë shumë të pakta në krahasim me kërkesat,aspiratat dhe synimet e njerzve,ndaj ne duhet t’u mësojmë fëmijëve që të mos u dorëzohen gjëndjeve momentale ,pa marrë parasysh se a janë ato gjëndje të gëzimit apo të mërzisë e hidhërimit dhe vazhdimisht të shkojnë drejt pasojave dhe përfundimeve se vetëm në këtë mënyrë mund të dalin nga burgu i realitetit drejt horizontit të gjerë të ardhmërisë.
Ato duhet të mësojnë të rrespektojnë të vërtetën,pasi e vërteta posedon fuqi personale,ajo u imponohet njerëzve edhe pse ato mundohen ta injorojnë, ta fshehin apo ta zhvlerësojnë atë por shpirtrat e mëdhenj i gëzohen të vërtetës, dhe ato fëmijë që edukohen me këtë frymë ndjejnë lumturi të madhe kur e gjejnë këtë të vërtetë dhe ndikohen shumë prej saj.
Në të kundërt kur fëmijët rriten dhe fillojnë ti kuptojnë gjërat ashtu siç janë në realitet, tek ato lind një lloj dëshpërimi dhe nënçmimi i edukatës që kanë pranuar.
Fëmijët duhet të mësohen të njohin dhe zbulojnë vetveten.
Injoranca është problemi më i rrezikshëm me të cilin ballafaqohet njeriu gjatë historisë,kurse mosnjohja e vetes është lloji më i rrezikshëm i injorancës.
Shoqëritë që i nënshtrohen programeve të ashpra të ndërtuara mbi adetet dhe zakonet e paqarta e thellojnë tek fëmijët tanë mosnjohjen e vetes, duke i izoluar nga shoqëritë e tjera dhe duke u dhënë njohuri të gabuara apo të shëmtuara.
Fëmija duhet të mësohet ta njohë mirë veten dhe te krijojë raporte të mira me Zotin, me njerëzit dhe me ambientin në të cilin jeton.Në të vërtetë zbulimi i unit të fëmijës nuk është çështje e lehtë ,dhe nëse prindërit dëshirojnë ta arrijnë këtë gjë duhet ti kenë parasysh dy elemnetë shumë të rëndësishëm :
- 1- Kulturën dhe etikën e nevojshme
- 2- Preokupimin e madh për fëmijët.
Ka sigurisht mjete që ndihmojnë në këtë detyrë si :
- * Testi i inteligjencës që mat një mori të aftësive intelektuale të fëmijëve që ngelet një tregues mjaft i mirë.
* Notat që fëmijët marrin në shkollë na ndihmon për të kuptuar përgatijet e tyre.
* Duke qënë se fëmijët e mbushin kohën e tyre me lojrat dhe gjërat më të dashura për to ne mund të kuptojmë nivelin e ambicjeve që kanë ,duke i zbuluar ato.
* Ëndrrat dhe shpresat qe kanë dhe na i shfaqin ne ,nëpërmjet dialogut me to , më pas detyra jonë është ti ndihmojmë në përforcimin e këryre lëmive që dëshirojnë. Dihet se aftësitë e fëmijëve për pranim janë shumë të ndjeshme ,nëse neglizhohen ato eliminohen dhe harrohen e nëse ne kujdesemi për to ato stërviten (kaliten) dhe rrjedhimisht japin frytet e veta.
Shkruan: Dafina AVDIJA, Psikologe Klinike….