Shkruan: Englantina ÇELA, Punonjëse sociale…..
Adoleshenca është një periudhë tranzicioni midis fëmijërisë dhe moshës madhore. Kjo moshë përfshin vitet nga 13- deri në 18 vjec. Ndryshe nga periudha e latencës kjo moshë karakterizohet nga ndryshime themelore në të gjithë zhvillimin e fëmijës.
Ndodhin ndryshime të mëdha edhe në funksionimin intelektual. Kalohet nga faza e të menduarit operacional konkret në atë të të menduarit logjik formal. Ndryshimet më të mëdha ndodhin në fushën emocionale e shoqërore. Në këtë moshë adoleshenti është në kërkim të identitetit të vet personal. Kjo kërkesë përbën shpesh një burim konflikti midis adoleshentit dhe prindërve.
Adoleshenca shoqërohet shpesh me kriza emocionale, të cilat çojnë drejt alkoolit, drogës, sjelljeve vandaliste, dhunës që më pas sjellin pasoja tepër të rënda për të ardhmen.
Problemet që ndeshen në adoleshencë ndryshojnë nga ato të fazave të mëparshme. Në këtë periudhë adoleshentet marrin përsipër më shumë përgjegjësi, organizojnë aftësitë dhe marrin vendime lidhur me zgjedhjen e profesionit të tyre. Ata fitojnë më shumë aftësi për tju përshtatur rregullave të vendosura nga shoqëria. Adoleshentët kërkojnë të mbështeten e mirëkuptohen nga të rriturit.
Në këtë kohë të qëndrimit në shtëpi , edhe adoleshenca përjeton distancimin nga bashkëmoshataret e tyre, nga koleget e tyre, nga shokët e shoqët e klasëe, andaj padyshim se kjo kohe tek ata ndikon edhe ne aspektin psikologjik dhe emocional.
Pra, si duhet të tejkalohet kjo kohë, pa pasoja të dukshme, apo të perdoret pothuaj e tëra për gjëra pozitive.
E para që do të rekomadoja është leximi, leximi dhe leximi. Është vertetuar së leximi krijon kënaqesi ekzaltuese në trurin e individit, e cila ndikon në mënyre direkte në relaksimin e personit, e këtë rast edhe të adoleshentit.
E dyta, shkruani. Hulumto brëndesinë tënde. Ti mund të jesh nje Shekspir, ti mund të jesh nje Ismail Kadare, ti mund të jesh një Jeronim De Rada, ti mund të jesh ai që e endërron, vetëm hulumto brenda vetës tënde. Hidh në letër çdo mendim tëndin, çdo fjalë, duke krijuar kështu një fraze, pastaj një fjali, e pastaj nje varg, e pastaj nje shkrim të bukur. Kushtoja këtë njeriut që ke për zemër, nënës, babait, vëllait, motrës.
E treta, krijoni.Prapë futu brënda vetës, hulumtoje botën tënde. Aty fshihet një artist, aty fshihet një aktor, aty fshihet një poet. Hidh hapin e parë tani, është koha e duhur.
Pastaj, shfrytëzojë këtë kohë për ti njohur familjën tënde. Gjatë kohës kur secili ka qënë në punë, në shkollë, në aktivitet, nuk keni pasur ta njihni familjen. Jeni takuar vetëm në mëngjes kur keni dal nga shtëpija dhe në mbrëmjë kur jeni kthyer në shtëpi.
Secili i preokupuar më hallet e jetës, më detyrat e shkollës, më punën e lodhëshme. Ju ka ikur koha pas angazhimëve dhe nuk keni pasur kohë të shikoni rrudhat e nënës e cila i ka sfidu kohës, fytyrën e bukur të vëllait a motrës që pret ti ta shikosh, ta marrësh në përqafim dhe ti thuash: “Ja, tani është bota jonë, eja luajm bashkë, eja vizatojmë bashkë”
E radhës, efekti karantin, largojeni nga mëndjet tuaja.Shumë media, shumë persona, kanë gabuar më këtë term, kanë gabuar duke mjellur kështu një mendim negative për këtë. Por je ti ai, je ti ajo, që duhet të thuash, se karantina është “shtëpia jonë”, ajo e embëla shtëpi, për të cilën ja vlen të sakrifikosh dhe ta jetosh paqen brënda saj.
Jeto. Kjo ditë nuk të rikthehet. Kjo kohë do ngelet si koha më ë bukur e jetës sonë, kohë në të cilen ne kemi pasur qindra e qindra mundësi të kalojm bukur së bashku.
E nesërmja ndërtohet nga e sotmja. Prandaj, ndërto të sotmën, që ta kemi të sigurt të nesërmen
Shkruan: Englantina ÇELA, Punonjëse sociale…..