Shkruan: Entela Isufi, Psikologe Klinike….
Një dite izolimi do të përfundojë, dhe shumë prej nesh do të kthehen në zyra, restorante, shkolla e vendet e punes.
Por a do të jetë gjithçka njësoj si me parë? – Ekspertët thone jo.
Kur të na hiqen “prangat “ e karantines do të na duhet të perballemi me sfida të reja. Nuk do te kthehmi në atë qe ishte normalitet por duhet të krijojme nje normalitet të ri.Do duhet mund dhe angazhim për të rikrijuar rutinen e re të jetes dhe për të rivendosur marredheniet me miqte e koleget.
Disave nga ne do tju duhet me shume kohë të rimarin veten psikologjikisht nga periudha e të jetuarit në stresin e izolimit,pasigurise financiare,humbjes se vendit të punes apo humbjes se të afermve gjatë kesaj krize boterore.
Trauma e virusit nuk do te zhduket kaq thjeshtë. Ajo do të jetë në kujtimet tona dhe në endrrat e frikshme. Të gjithëve do të na duhet kohë për t´u përshtatur me normalitetin e ri.
Do të na duhet të dryshojmë mënyrën e jetesës, dhe siç ka ndodhur gjithmonë ndryshimet nuk janë pritur mirë nga të gjithë. Por le të shohim anën pozitive, të gjithë ndryshimet që janë bërë deri tani janë bërë për një jetë më të mirë. Kontakti mes njerëzve është thelbësor për përfundimin e shëndetshëm të problemeve psikologjike.
Por me vetëdistancimin e shtuar gjatë pandemisë së COVID-19, pikëllimi – një përvojë e vetmuar dhe izoluese ndaj vetvetes – mund të komplikohet dhe zgjatet edhe pasi të hiqet karantina.
Pa kontaktin e duhur njerëzor, shumë prej nesh janë në rrezik të çrregullimit të zgjatur të pikëllimit dhe pikëllimit të komplikuar – një sindromë që prek 10-20 përqind të njerëzve, e karakterizuar nga preokupimi dhe paaftësia e simptomave të tilla si depresioni, shqetësimi somatik dhe tërheqja sociale që mund të vazhdojë për vite me rradhë.
Disa nga frikërat më të mëdha të njerëzve në kete kohe jane:
- Rreziku i vazhdueshëm i kërcënimit dhe infeksionit të mundshëm shëndetsor.
- Pasiguria financiare.
- Vazhdimi i frikës nga humbja e të dashurit.
- Hidhërim i zgjatur dhe i ndërlikuar nga pamundësia për të takuar të afërmit.
- Njerëz të cilët mund të humbin punët, apo bisnese të cilat hasen me një rënie drastike të fitimeve financiare.
Vetë-kujdesi – Gjatë një katastrofe si pandemia,të vënit vetën në fund të rreshtit krijon një shqetësim të madh për ju.
Vetë-kujdesi bën që koha të përdoret në një mënyrë më të përshtatshme. Ushqimi i shëndetshëm, pushimi dhe ushtrimet ju japin qëndrueshmëri për t’i bërë ballë çdo kërcënimi për mbijetesën tuaj. Kujdesuni mirë për veten tuaj së pari dhe do të keni më shumë për t’u dhënë të tjerëve.
Kur shqetësimi dhe stresi zënë vend, ndaloni dhe pyesni veten nëse jeni
- i uritur,
- i zemëruar,
- i vetmuar apo
- i lodhur. Ky sinjal alarmi mund t’ju rikthejë në ekuilibër.
Nëse vetëm një ose një kombinim i katër gjendjeve është i pranishëm, ngadalësoni, merrni frymë dhe qetësohuni.
- Nëse jeni të uritur, merrni kohën për të ngrënë.
- Nëse jeni të inatosur,mundohuni të qetësoheni apo të merreni me diçka.
- Nëse jeni i vetmuar, drejtojuni dikujt që i besoni.
- Dhe nëse jeni të lodhur, pushoni. Kujdesuni për vetën. Ti e meriton.
Kur ishte hera e fundit që bëtë një banjë të nxehtë apo u morët me një aktivitet I cili ushtron trupin dhe mendjen tuaj.
Zhvilloni një “takim” 10 ose 15-minuta me veten tuaj, caktoni kohën personale për
- një hobi,
- një banjë të nxehtë,
- yoga,
- lexim,
- për të parë një film ose
- për të medituar.
Kufizoni informimin e tepruar dhe të panevojshëm nga mediat të cilat flasin për COVID-19. Lajme të tilla do t´iu shqetësojnë, dhe do të shtojnë stresin, ankthin apo frikën. Bejeni prioritet takimet virtuale me famijaret dhe miqte.
Nëse do t´ia dalim me sukses gjatë kësaj periudhe të vështire, çdo gje do të shkojë mirë.
Do të kthehemi në jetën e përditshme dhe do të ritakohemi me të afërmit tanë. Mos harroni se ky nuk është një problemi vetëm i juaji. Është I të gjithëve, i të gjithë botës. Do të gjejmë forcën tek njëri tjetri dhe pse larg, dhe do të bëhemi të fortë për ta përballuar me sukses këtë kohë.
Shkruan: Entela Isufi, Psikologe Klinike….