Shkruan: Mirlinda CANOLLI…
Shumë është shkruar dhe është thënë se jo gjithmonë mendimet tona e pasqyrojnë jetën tonë në realitet. Varësisht nga situatat dhe rethanat në të cilat gjendemi , truri ynë është i prirur të krijoj mendime të ndryshme , herë-herë mendime negative e herë- herë edhe pozitive .
Mirëpo fatkeqësisht faktit shumë njerēz lejojnë që mendjen dhe jetën e tyre ta menagjojnë mendimet negative, duke i ushqyer ato me informacione të cilat janë të dëmshme për trurin -shëndetin e njeriut. Në të shumtën e rasteve nëse i ushqejmë mendimet negative atëherë na qojnë deri te ankthi ose paniku.
- Pse e them këtë?!
Nëse ne e ushqejmë atë mendim negativ duke thëne: jam keq, do sëmurem , kam keto simptoma ( të ndonjë sëmundjeje) , atëherë automatikisht truri ynë është në gjendje të sinjalizojë me dritën e kuqe dhe ne të bindemi plotësisht në vete se ajo cfarë ne mendojmë është 100% e sigurt ashtu si ne po e mendojmë dhe ashtu do të jetë.
Dhe nga krejt këto, në trupin tonë fillojnë të paraqiten disa ndjenja jo të mira të përcjellura me disa probleme psikologjike ( ankth), te cilat manifestohen me disa simptoma siç janë
- frikë,
- vështirësi në frymëmarje,
- shqetësim i tepërt ,
- nervozizëm ,
- mundim me të vjella ,
- paaftësi për t’u qetësuar etj…
Dhe nga krejt keto ndjenja psikologjike kalojmë në probleme fizike siç janë:
- nxehtësi ose ftohje e trupit ,
- djersitje e duarve ,
- mpirje e duarve ose këmbëve ,
- dridhje e muskujve etj…
Dmth të gjitha këto në trupin tonë ne i përjetojmë vetëm si shkak i dhënjës rëndësi të mendimeve të kota negative dhe ushqyerjes së tyre të vazhdueshme.
Por, si ti menaxhojm këto mendime negative
Ka disa teknika. Zakonisht truri i njeriut përcepton vetëm një mendim, varet cilin mendim do ta fiksojmë ne në trurin tonë.
Për të larguar mendimet negative, ne duhet t’i shpallim trurit tonë një lloj “LUFTE” që t’i luftojmë bindshëm këto mendime dhe te fokusohemi tek pozitiviteti . Ne duhet të krijojmë në vetvete një vendosmëri , një bindje të fortë që t’i mposhtim në të gjitha mënyrat .
Vetëm në këtë mënyrë, kur ne i vendosim kusht vetvetës dhe kur jemi të vendosur ta menagjojmë vetën tonë, mendjen tonë , trurin tonë dhe jetën tonë atëherë ne do ja dalim t’i menjanojmë ato mendime.
Disa teknik që mund ti perdorim
Përveq krejt kësaj , ka edhe disa teknika të cilat do t’i përmendim në vazhdim. Ne duhet ta fitojmë luftën me trurin tonë që pastaj të kemi një shëndet të mirë psiqik dhe fizik.
Njerëzit kanë përdorur teknika te shumta deri kanë arritur tek menjanimi i mendimeve negative në tru, mirëpo unë do t’ju sugjeroj disa teknika në vijim:
-Në momentin që të vie mendimi negativ nëpër tru ,
- lufto me të,
- largoje mendjen,
- mbylli sytë dhe provo të relaksohesh duke menduar gjëra pozitive e të bukura që ke kaluar në jetë , diqka që të bën të ndihesh mirë, vetëm për shkakun që mos t’i japim hapsirë mendimit negativ ta marr vëmendjen tonë.
Dhe e shihni se nuk duhet shumë minuta dhe fillon të kaloj, sepse truri ynë automatikisht kalon në diqka tjetër dhe ngacmimi i mendimeve negative largohet .
Pastaj teknika tjetër është:
- Fillo numëro duke tërhequr vëmendjen nga ai mendim dhe duke u përqëndruar tek numërimi
- Preferohet numërimi të vazhdoj 50-100 për ta shmangur komplet negativitetin në tru.
Ose mund të veproni edhe kështu
- 100 herë të thuhet – SUBHANALLAH
- 100 herë të thuhet – ELHAMDULILAH
- 100 herë të thuhet – ALLAHUEKBER, me sy mbyllyr duke numëruar me gishtat e dorës. ( Ka më shumë efekt me sy mbyllur).
Ndërsa teknika e fundit është:
- Provoni të rrini në një vend të qetë vetëm duke ndëgjuar muzikë relaksuese për 30 minuta me sy mbyllur dhe duke menduar gjëra që ju e dini se ju bëjnë mirë për relaksin tuaj.
Shkruan: Mirlinda CANOLLI…