Shkruan: Qendresa SHABANI, Psikologe këshillimi….
Situata aktuale mund të jetë tejet e vështirë për individ të caktuar. Mënyra se si ata e shohin dhe ekspozohen ndaj saj mund të qoj në një gjendje të pa qëndrueshme dhe të pa kuptueshme emocionale.
Tek disa mund të ndikoj ndonjëherë edhe në aftësinë e funksionimit, ndjeshmërisë dhe mënyra se si ata provojnë të përballen me këtë mund të mos jetë e duhura.
Përpjekja jonë për të ofruar ndihmë psikologjike dhe profesionale këto ditë mund të ketë vështirësitë e saja, referuar shërbimit online dhe praktimit terapeutik.
Ajo se çfarë duhet është që të japim atë çfarë është e nevojshme dhe parimisht e duhura, pra, sugjerime të nevojshme, kjo kuptohet nga qasja që ne përdorim gjatë shërbimit dhe në varësi të klientëve.
Gjithashtu duhet të kemi parasysh që nuk është momenti për vlerësime të thella klinike, por ndoshta kjo mund të ndodh tutje dhe në vazhdimësi.
Se në çfarë duhet të konsistoj fillimisht shërbimi ynë është tek psikoedukimi, mbështetja psikologjike, lehtësimi emocional, menaxhues të ankthit dhe frikës së tyre (teknika).
Empatik dhe jo gjykues
Ndërhyrja fillestare dhe e vazhdueshme mund të përfshijë:
-Të kuptuarit se si është dhe ndjehet klienti. Mund të rëndisim pyetje të tilla:
- Jeni ndjerë jo mirë këto ditë?
- A keni ndonjë shqetësim shëndetësor?
- Po emocional?
- Si ndjeheni tani?
-Çfarë mendimesh ka?
Të kemi kujdes në evidentimin e përgjithësimeve negative. Ata mund të bëjnë zmadhimin e gjërave, katastrofizimi dhe nënvlerësimin e aftësive për t’u përballur.
-Reagimet e klientit.
- Emocionale (ankth, zemërim, frikë, mankth, humbje etj),
- kognitive (pushtim i mendimeve, ulje të vetëvlerësimit, humbje përqendrimi, çoorientim),
- biologjike (lodhje, ankesa psikosomatike, pagjumësi),
- sjellore (tërheqje sociale, stres të rritur në raport me të tjerët),
- karakterologjike.
Shembull disa nga pyetjet për të eksploruar simptomat kognitive mund të jenë:
- A mendoni shumë rreth situatës?
- A të ka ndodhur gjatë këtyre ditëve të mos largosh mendimet rreth virusit?
- A ndodh që të menduarit për ngjarjen të ndikoj që të mos përqendrohesh në gjëra të tjera?
–Të kuptuarit e situates personale dhe mënyrat e ballafaqimit.
- -Sa është i ekspozuar?
Psikologu mund të flasë rreth situatës dhe duke pyetur për të.
- Sa rëndësi ka shqetësimi.
- Sa është ashpërsia, intensiteti?
Është shumë e rëndësishme që t’iu mundësojmë klientëve të flasin rreth situatës/ ngjarjes dhe pastaj me reagimet ndaj saj.
Por duhet të kemi kujdes, sepse, nëse gjendja e klientit është tejet e vështirë dhe e trazuar emocionalisht, të folurit shumë për situatën mund të ndikoj dhe më keq, andaj mund të startojmë me reagimet dhe qendrueshmërinë emocionale dhe mandej të bëjmë sugjerimet e duhura, çofshin ato lidhur me vështirësit emocionale, teknika për menaxhim stresi/ankthi, menaxhim të kohës, aktiviteteve të mundshme në shtëpi, etj.
Shkruan: Qendresa SHABANI, Psikologe këshillimi….