Shkruan: Dafina AVDIJA, Psikologe Klinike….
Çuditërisht socializimi dhe shoqëria e thotë fjalën e vet në edukimin e fëmijëve tanë. Shtëpitë dhe shkollat sado të kujdesen ,sërish shoqëria e ka ndikimin më të madh.
Gjëndja e shoqërive tona jo çdo herë përputhet me gjëndjen e familjeve tona, ku ambienti shoqëror nuk është aspak i sigurtë nga depërtimi i kulturave të ndryshme e shpesh edhe të dëmshme që vijnë nëpërmjet kanaleve satelitore,rrjeteve sociale dhe mediave ne përgjithësi.
Atë qe ne ju themi fëmijëve nuk e marrin të drejtë dhe të saktë pasi u japin përparësi ambjentit shoqëror ku ne jetojmë, p sh nëse për shkaqe të ndryshme e këshillojmë të mos dalë në rrugë në kohën që moshatarët e tyre luajnë në rrugë, do të ngushtohen nga kjo dhe do ta kuptojnë si një ashpësi të pamotivuar, nëse i nxisim të jenë aktiv kur shokët e tyre janë dembelë, edhe këtë mund ta marrin si përkujdesje të tepruar apo sundim absolut.
Ndaj prindërit duhet ta analizojnë ndikimin e fjalëve,ta shtojnë dialogun me ata e t’ju ofrojnë klimë që e zhvillon domethënien e së mirës ,përqendrimit dhe seriozitetit ,dhe nga ana tjetër duhet të punojnë për ti larguar ato nga shokët e këqinj.
Problemi i ambjenteve të këqia dhe shkatërruese është se ato u ofrojnë fëmijëve shembull te keq dhe u’a bën aspiratat të kufizuara kurse synimet modeste, rrjedhimisht pjesa e mundit dhe sakrificës se edukatorëve shkon kot!
Normalisht projekti i edukimit duhet te jetë projekt i gjithë njerëzimit dhe përmirësimi i kësaj klime edukimi është përgjithësi e mbarë bijve të shoqërisë. Çdo të mirë që ia ofrojmë shoqërisë sonë dhe çdo bamirësi që e përhapim në të, frytet do ti vjelim në këtë jetë dhe në jetën e amshueshme.
Ndërsa ato që në mesin e njerëzve përhapin domethënien e liberalizimit, devijimit dhe shembujve mashtrues, ata vetë do ti vjelin frytet e tyre me pasoja shoqërore të këqia tek fëmijët dhe pasardhësit e tyre.
Ndjenja për përgjegjësi është ajo që na orienton sjelljet dhe reagimet tona.Detyra e prindërve nuk duhet të kufizohet vetëm në sigurimin e të ardhurave dhe kjo nuk duhet tu’a marrë tërë kohën sepse kjo vërtetë është pjesë e rëndësishme e ambientit familiar por jo e gjitha,sepse veprimtaria edukative është dicka tjetër e domosdoshme
Shumë prindër shumicën e kohës qëndrojnë jashtë dhe kur kthehen e kanë harxhuar tërë potencialin e tyre psikik dhe kështu nuk gjejnë më kohë për tu kujdesur dhe falur kënaqësine e të qëndruarit së bashku, gjë e cila duhet të jetë boshti i detyrimit ndaj tyre.
Nga ana tjetër shohim shumë nëna që flasin me bijat e tyre për shumë gjëra,mirpo nuk flasin për gjërat që ato i bëjnë gra të mira e nëna të vlefshme per të ardhmen.Andaj ne si prindër kemi rrol të dyfishtë si edukues dhe si udhëzues.
Edukimi është sikur lufta ,ka nevojë për njerëz te qëndrueshëm,kurse raporti i edukatorit me atë që edukon i ngjan gjëndjes së dyluftimit, si mes dy ushtrive në luftë,kështuqë nxitimi i vjeljes së fryteve dëmton dhe nuk bën aspak dobi.
Andaj ne duhet te jemi te vendosur në këtë rrugëtim sa të gjatë aq edhe të vështirë. Një mënyrë e bukur e të edukuarit është që ne si prindër të mos shfaqemi para tyre si të pagabueshëm.
Ska më bukur kur fëmija sheh tek familjarët e tij më të rritur cilësi të larta dhe kështu mbushet me ndjenja rrespekti e pëlqimi duke dashur ti synojë edhe vetë këto, sigurisht duke qënë të natyrshëm e jo artificialë.
Njerëzit në përgjithësi kanë dy sjellje,ajo që shihet (transparenca) për disa është më e mirë se ajo që është e fshehur,por realisht duhet të jetë e kundërta, e brendshmja duhet të jetë më e mirë se e jashtmja.
Çka presim atëherë që të jetë qëndrimi i fëmijës nëse ato që janë përreth tij të gabojnë duke gënjyer dhe të tregohen sikur gjithcka shkon mirë?!!
Nëse i pranojmë gabimet tona para fëmijëve tanë nuk do bëhemi të pavlerë në sytë e tyre,përkundrazi kjo do ta shtojë dashurinë dhe respektin e tyre ndaj nesh,dhe do të ndjejnë aromën e vërtetësisë dhe sinqeritetit.
Sjellja e natyrshme dhe normale pa spitullim dhe pa falsifikim, ka një shije të vecantë dhe kësaj shije nuk ja djen kënaqësinë askush tjetër përveç atyre që dinë ta shijojnë – vallë a do dimë ta shijojmë …?
Shkruan: Dafina AVDIJA, Psikologe Klinike….