Shkruan: Drilona ABAZAJ, Psikologe….
Përballja më virusin COVID19, dhe frika ndaj prekshmërise së tij, shkaktoi distancimin e mënjëhershëm social, si mbylljen e kopshtëve, shkollave në një afat të papërcaktuar. Duke na imponuar izolimin tonë brenda ambientëve të shtëpise.
Por, si mund ta kthejm këtë situate në një këndveshtrim më pozitiv, ku kjo gjëndje izolimi të jete një mundësi reflektimi, komunikimi dhe bashkëveprimi midis prindërve dhe fëmijëve, i cili jo rrallë here anashkalohet për shkak të angazhimeve dhe jetës dinamike.
Prindërit jo vetëm duhet të sigurojnë nevojat baze të fëmijes, por duhet të flasin me ta duke i informuar për situaten ku ndodhen, argumentimin e asaj ç’ka sjell ky virus dhe si duhet të mbrohemi prej tij. Duke krijuar një larmishmeri veprimtarish, duke ruajtur shëndetin mendor të ç’do anëtari të familjes.
Më poshtë po rendis një liste aktivitesh dhe lojrash të cilat i kam organizuar më fëmijet e mi në kushtet e shtëpis.
- Dëgjoni muzik, kërceni dhe ndiqni një ritual stërvitor për fëmije në internet ku të përfshihet e gjithë familja, sa më shumë pjesëtar të marrin pjesë, aq më i madh është faktori argëtues.
- Gatuani një recete të përzgjedhur nga fëmijet. Dhe më pas duke u angazhuar secili në marrjen e ingredientëve dhe në procesin e bërjes së saj.
- Krijoni përsonazhin hero të fëmijëve i cili është i paprekshëm nga virusi dhe i programuar për të luftuar ate. Siç mund të jete një robot i vizatuar apo dhe i krijuar më mjetë të recikluara në saj të imagjinatës së tyre.
- Fantazoni një gjueti thesari. Duke u përfshire të gjithë në vizatimin e një harte, ndërtimin e një grup pëngesash për tu kapërcyer më objekte të ndryshme të shtëpis. Krijimin e shpatave dhe veshjëve, një vazo e cila presupozon thesarin. Dhe ndërtimin e një anije, siç mund të ishte një krevat apo një divan. Pas kësaj nuk ju ngel gjë tjetër vetëm se të çlironi imagjinaten, të argetoheni në kërkim të thesarit.
- Krijoni një shtëpi kartoni, duke e kthyer kështu në vëndstrehimin sekret të fëmijëve dhe lodrat e tyre. Ku mund të flasin lirshëm më to, pa i ndërprerë apo pa u bërë pjesë e bisedave të tyrë.
- Bëni një konkurs talentësh, duke kënduar, recituar, imituar dhe të treguarit perralla.
- Rikujtoni fragmente, filma për fëmije që keni pare së bashku dhe gjëni përsonazhin në fjalë.
- Caktoni një kohë për të mirëmbajtur pastërtine e shtëpise, si sistemimin e lodrave, rrobave apo mjetëve të përdorura gjatë lojrave.
- Vizatoni , ngjyrosni, plastifikoni duke i ndihmuar të demostrojnë më shumë emocionet dhe ndjesitë më anë të krijimtarisë së tyre.
- Flisni për deshirat dhe vëndet e preferuara për të kaluar pushimet, duke menduar po aq dhe mjetin më të cilin do donin të udhëtonin, siç mund të jetë reciklimi i një aeroplani apo një varke lundruëse.
- Krijoni mikroskopin tuaj, i cili do të ndikojë sa në formë loje po aq dhe në mirëbajtjen e higjienës përsonale, pasi fal tij mund te kontrollojmë mikrobet pas çdo larje te duarve.
Dhe mbi të gjitha, ushqehuni shëndetshëm, ruhuni nga informacione të cilat shkaktojnë ankth, mendoni pozitivisht dhe pushoni mirë.
Shkruan: Drilona ABAZAJ, Psikologe….