Përse Tik tok është një zgjedhje plot humor e këtyre ditëve, çfarë mund të na ndryshoj?
Do t'a sugjeroja sepse ndryshe nga rrjetet e tjera sociale, këtu nuk kemi mundësi që të shohim, apo të lexojmë lajme dhe për ata që kanë dëshirë të shkëputen për pakë orë, mund të përdorin Tik tok.....
Tik tok është nje aplikacion i krijuar në 2016 nga një i panjohur kinez, i quajtur Douyin. Se fundmi është bërë një ndër aplikacionet më të përdoruar madje duke lënë pas Instagram, apo Facebook.
Është një ndër opsionet me të mira të sepse të ofron shumë ndjesi pozitive, humor me video të shkurtra nga me te ndryshmet.
Videot përmbajnë këngë, muzikë, skeçe, pjesë të ndryshme të ndonjë filmi, serial, batutë humori e tjerë. Gjithësecili nga ne ka mundësi që të krijoj një video të tillë, dhe më pas e poston që t’a shohin miqtë dhe të gjithë të qeshim me të.
Gjithashtu dhe për mua është një eksperiencë e re e këtyre ditëve që jam në shtëpi .
Do t’a sugjeroja sepse ndryshe nga rrjetet e tjera sociale, këtu nuk kemi mundësi që të shohim, apo të lexojmë lajme dhe për ata që kanë dëshirë të shkëputen për pakë orë, mund të përdorin Tik tok.
Për të apasionuarit e modës kanë mundësi që të shohin trendet më te fundit, kombinimet e veshjeve të ndryshme duke i ofruar një shumëllojshmëri idesh, mjafton me një klik follow blogerve të ndryshëm dhe mund t’i ndjekin ata për t’u frymëzuar .
Për të gjithë ata që pëlqejë fotografinë ky aplikacion të ofron mundësi që gjithësecili nga ne të mësojmë disa truke të vogla sesi mund të pozojë sa më bukur, të krijoj albumin e tij dhe shumë të tjera si këto .
Është një mundësi shumë e mirë e të gjithë atyre që kanë dëshirë të shfaqin një talent i cili ka qenë “në heshtje” , dhe nuk kanë pasur mundësi më para ky, është momenti nuk mjafton të jesh i famshëm për të bërë gjëra të bukura.
Mjafton që t’a shkarkoni në telefonin tuaj, të bëheni pjesë e saj dhe do t’i ofroni vetes dhe miqëve tuaj disa çaste dhe momente shumë të këndëshme.