Shkruan: Mariglena MUÇI, Pedagogji speciale…..
Çdo ditë në “ Portalin shkollor” dhe në faqe të ndryshme interneti kam parë plot video, foto, video të mësimit online etj nga nxënës dhe mësues të ndryshëm të cilët, do t’i përgëzoja pa masë për punën e tyre. Secila video ka impaktin e saj dhe mbart një mesazh të fortë sensibilizues.
Të gjithë kanë zgjedhur mënyrën e tyre, për tu shprehur, dikush duke gatuar, duke pikturuar, lexuar një llbër etj. Qëllimi është të na tregojnë se gjithsecili mundet të bëjë diçka dhe gjithë bashkë jemi fuqia e ndryshimit.
Por pyetja që shtrohet është se çfarë na solli Coronavirusi?
Këtu duhet të shohim të dy anët…
Në njërën kemi frikën dhe panikun, prej tij dhe qëndrimit në shtëpi dhe nga ana tjetër ai na rikujtoi gjërat që janë më të rëndësishme në jetë:
- Së pari na kujtoi që duhet të jemi më të kujdesshëm për veten dhe higjienën personale, sepse shëndeti është mbi gjithçka.
- Na kujtoi se familja është bërthamë e shoqërisë dhe askush tjetër nuk mund të të japë më shumë dashuri sesa ajo.
- Ritheksoi edhe njiher rolin e prindërve në familje, raportet dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkëshortëve, fëmijëve etj. Tregoi se të jesh prind nuk mjafton vetëm të plotësosh nevojat e fëmijëve, por edhe të luash me ata, të qeshësh, të mësosh, të bëhesh si ata…
- Na tregoi se të ndihmosh mamin në punët e shtëpisë apo gatim nuk nënkupton të qënit “demode” apo i prapambetur, por se është detyrë e çdo anëtari të familjes dhe përcakton rolin brenda saj. Ai na rikujtoi edhe njiher vlerat dhe normat e shoqërisë mbi të cilën ngrihet ajo, që Durkhaim e cilëson si solidaritet social. Ai sundohet nga normat dhe kërkesat shoqërore të përbashkëta që nënkuptojnë një varësi reciproke midis njëri- tjetrit dhe gjeneratave. Kjo varësi tregon respektin dhe ndihmën ndaj moshës së tretë kryesisht ndaj gjysheve dhe gjyshërve, prindërve që sakrifikojnë çdo ditë për ne.
- Gjithashtu na tregoi se shkolla dhe arsimi nuk është vetëm libri dhe fletorja, por se mendja dhe kreativiteti i njeriut mund të kthejnë të pamundurën në të mundur. Na tregoi se duhet të jemi të fortë dhe të duruar. Na mësoi se duke kujtuar të gjitha këto mund ta bëjmë botën edhe më të mirë.
Me sa duket çdo e keqe e ka një të mirë…
Shkruan: Mariglena MUÇI, Pedagogji speciale…..