Shkruan : Dafina AVDIJA, Psikologe klinike…
Prindërit që jetojnë në këto kohë ,të tranzicioneve të mëdha politike, ekonomike, ballafaqohen edhe me një tranzicion shumë të madh psikik dhe shpirtëror e rrjedhimisht edhe edukativ.
Andaj,ne duhet të themelojmë familje të reja te përgatitura në korrniza të vlerave që të udhëheheqim sjellje të denja në raport me vetveten dhe shoqërine.
Fëmijët kanë nevojë për mënyrë tjetër të edukuari ndryshe nga ajo e jona.
Qëllimi i përpjekjeve të shumta edukative të cilat i bëjnë prindërit është përgatja e fëmijës të jetojë një jetë të këndshme siç i ka hije një njeriu të denjë, por këtë jetë të këndshme nuk mund ta fitojë nëse nuk është i mirë në moralin e tij, sjelljen dhe mardhëniet e tij, dhe nëse nuk është i sukses’shëm në veprat e jetës së tij me të cilat e dëshmon vetveten.
Ne të gjithë jemi dëshmitarë të ndryshimeve të mëdha në të gjitha segmentet e jetës, me këto ne duhet të ndryshojmë shumë gjëra dhe më e rëndësishmja : shancet e ofruara dhe sfidat e reja.
Ballafaqimi me sfidat dhe shfrytëzimi i shanceve ,kërkojnë nga fëmijët tanë botkuptime dhe përgatitje të reja të cilat kërkojnë themelimin e një edukate të re.
Jo të gjitha metodat edukative (pa përdorur shembuj të mëparshëm) që i kanë përdorur prindërit dhe mësuesit përgjatë edukimit tonë kanë qënë me baza te shëndosha.
Ato janë përpjekur dhe kanë bërë çdo gjë, ose atë që kanë mundur të bëjnë ,mirpo nuk ka asnjë garanci për vertetësine e asaj qe kanë bërë
Nëse supozojmë se ata kanë përdorur metodat më të mira në edukimin tonë ,kjo nuk do të thotë se metodat e tyre vlejne për çdo kohë dhe për të gjitha gjeneratat.
Besimi jonë në mundësinë e perceptimit (vetëdijes) na lejon që të presim nga kjo gjeneratë edukim më të mirë të fëmijëve të tyre, sesa edukata që kanë marrë nga prindërit e tyre,nga supozimi qe kanë përfituar sadopak nga përvoja e tyre, duke kuptuar pikat e forta dhe defektive tek ato.
Ambjentet e reja na imponojnë qetësinë etikën dhe butësinë gjatë sjelljes me të tjeret,vetëbesimin dhe mundësinë për të kontrolluar vetveten ,pastaj edhe aktivitete në realizim ,preçizitet në kuptim dhe nxitim kah e mira më e madhe sesa ajo që ka qënë e pranishme në gjeneratën para nesh.
Mbjellja e këtyre nocioneve, aktivizimi dhe vënia në jetë e këtyre, ka nevojë për përvoja dhe metoda të reja edukative.Do të humbnim shumë nëse edukimin e shfrytëzojmë si mjet për t’u lënë trashëgim fëmijëve tanë ,atë qe e kemi trashëguar nga gjeneratat para nesh,duke mos e kontrolluar, filtruar dhe selektuar atë.
Historia është dëshmitare për përfundimin e popujve te cilët edukimin e kanë shfrytëzuar vetëm si mjet per ta forcuar realitetin pa e kritikuar e ndryshuar apo pa e zhvilluar atë. Fëmijët tanë janë krijuar që të jetojnë në një kohë që dallon nga koha jonë, andaj rrjedhimisht ato kanë nevojë për një edukatë dhe një etikë që dallon nga edukata dhe etika jonë
Fëmijet duhet ti pranojmë ashtu siç janë
Fëmijët tanë na duan neve sepse ne u ofrojme dashuri të pakufizuar. Këtë duhet ta bëjmë ngase fëmijët janë dhuratë prej Zotit dhe ne duhet ta pranojmë këtë dhuratë në cfarë gjëndje është. Nëse fëmijët mund të kenë mangësi fizike apo inteligjencë të dobët ne gjithsesi duhet t’u shoqërojmë dhe tu falim atyre ndjenja te simpatisë, dashurisë dhe kënaqësisë.
Shumë prindër brengosen për gjëra të cilat nuk është e nevojshme psh: për vonimin e ecjes së tyre, për vonesën e të folurit apo i shohin të mbyllur në vetvete ,e pas disa viteve kuptojnë se kjo brengosje paska qënë e pa vend dhe frika e tyre ka qënë vetëm një iluzion.
Unë sygjeroj të gjithë prindërit që posedojnë diçka nga kultura e edukimit e cila na mundëson që të njihemi me vecoritë e zhvillimit në çdo etapë të jetës së fëmijëve tanë që të mos bëhemi pré e iluzioneve dhe ëndrrave.
Vetëm me këto njohuri reagimet e tyre ndaj situatave të ndryshme bëhen të matura dhe udhëzuese. Në ketë drejtim mjafton te kemi një libër të mirë që shtjellon çështjet e edukimit të fëmijëve.
Porosi ngelet që ti pranojmë fëmijët ashtu siç janë, e kjo jo vetëm prej shkaqeve morale dhe emotive ,por ka edhe një pikë dhe shtysë të rëndësishme praktike për fëmijën. Ai është fëmija të cilin familja e pranon pa marrë parasysh mangësitë dhe te metat që i ka ,dhe ashtu zhvillohet duke i besuar vetvetes,krenar dhe i lumtur në jetë edhe përkrah vështirësive që i’a shkaktojnë mangësitë e të metat e tij.
Fëmijën që si të tillë e pranon familja, mbart me vete shpirt dhe moral të lartë që i mundëson të përfitoje nga i tërë potenciali i tij, të shfrytëzojë të gjitha mundësitë që i ofrohen maksimalisht gjithashtu posedon mundësi të mëdha për tu ballafaquar me sfidat që do i dalin përpara atij në jetë.
Pranimi i tij me të metat që ka, i ofron përkrahje shoqërore kur ka më së shumti nëvojë për të. Kjo përkrahje i ofron atij siguri dhe vetëbesim,në të kundërt fëmijës të cilit i’a përmendin mangësitë duke i’a bërë me dije se paraqet barrë për familjen, ato me keto veprime gjurmët e të metave fizike apo mentale i’a bëjnë akoma edhe më të rënda.
Ejani pra ti harrojmë të metat e fëmijëve tanë e të perqendrohemi në zhvillimin e pikave te fuqisë, e per shkak te te mirave dhe fryteve te tyre që i kompenson e ardhmja e tyre në progres.
Shkruan : Dafina AVDIJA, Psikologe klinike…