Shkruan: Joana LLESHI, Psikologe…..
Jetojmë çdo moment me to dhe kaq pak arrijmë t’i kuptojmë . E kemi të vështirë t’i indetifikojme ,të flasim ,apodhe t’i ndajmë me të tjerët. . Janë kaq shumë të rëndësishme për ne ,për jetën tonë ,por njëkohësisht dhe të vështira për t’u përballur me to .
Fillimisht është e rëndësishme ç’fare janë emocionet . Janë një nxitje nervore që e shkaktojnë organizmin të veprojë. Është një gjendje psiko-fiziologjike .
Ka disa teori që i japin shpjegim ,një prej tyre është e Schachter- Singer I cili e thekson rolin e faktorëve kognitive mbi emocionet . Dmth përpara se në të përjetojmë emocionin jemi të nxitur fiziologjikisht (ngacmues i jashtëm ose brendshëm) .
Me pas kërkojmë një shpjegim për nxitesin që kemi marë . Interpretojmë kognitivisht situatën ,më pas bejm përcaktimin e emocionit që ndjejmë dhe e shfaqim ate si sjellje ose reagim ndaj situatës ku ndodhemi .
Emocionet ndahen në primare dhe sekondare.
Emocionet primare janë ato të cilat quhen baza si :
- dashuria ,
- gëzimi ,
- befasia ,
- frika
- zemërimi ,
- dhimbja
- fustrimi e tjerë.
Emocionet sekondare janë si rezultat i bashkimit të disa ndjesive që mund të përjetoj individi në një moment si
- shpresë,
- optimizëm ,
- vetëvlerësim,
- frikë
- turp e tjerë .
Ne nuk duhet të jemi në mëshirën e ndjenjave tona. Në duhet t’i përdorim ato, t’i shijojmë dhe admirojme.
Ushtrime
Merrni frymë thellë . Një frymëmarrje e thellë gjithmonë ndihmon për të përmirësuar qëndrimet tona. Mënyra sesi ne marim frymë ka një ndikim në atë se si ne mendojme ,ndjejmë dhe veprojmë .
- 1- Uluni në skaj të karriges,drejtoni shpinën dhe shputat i mbani në dysheme. Vendosni duart në pjesën e poshtme të stomakut ,nga të dyja anët .
- 2- Nxirni jasht një frymëmarrje të zenshme deri sa te “zbrazni”stomakun.
- 3- Filloni merni frymë thellë ,me gojë të mbyllur dhe ndjeni se si po fryhet pjesa e poshtme e stomakut. Mendoni sikur është një balonë e juaja dhe kështu e mbajeni tre sekonda.
- 4- Nxirreni frymën ngadalë,duke vështruar shfyrerjen e balones,deri sa stomaku juaj të rrafshohet.
- 5 . Përsëriteni .( Niseni me dhjetë frymarrje të lehta) Ky ushtrim shërben për të qetësuar dhe për t’u përqëndruar me atë çka po ndodh me ne.
Shkruan: Joana LLESHI, Psikologe…..