Shkruan: Diana BANI, Psikologe Këshillimi…..
Puberteti është periudha nga mosha 11-15 vjeç, moshë kjo në të cilën shfaqen ndryshime domethënëse. Këto përfshijnë: ndryshime hormonale, fizike, emocionale, të njohjes, të sjelljes dhe të vetë pamjes së jashtmë. Trupi rritet në një mënyrë të shpërpjestuar ndërsa fëmija përjeton një fazë të vështirë në rritjen e tij. P.sh këmbët dhe duart mund të rriten më shpejt se sa pjesa tjetër e trupit.
Organet e brëndshme zakonisht nuk zhvillohen kaq shpejt sa gjymtyrët. Tek vajzat zhvillohen gjinjtë dhe vithet ndërsa tek djemtë zëri trashët, shpatullat zgjërohen, dhe qimët shpërndahen si tek i rrituri. Nryshimet në ekuilibrin hormonal mund të shkaktojnë tek të rinjtë një gjëndje shpirtërore e cila mund të luhatet që nga skaji i lumturisë e dëri në atë të dëshpërimit dhe të acarimit. Përveç kësaj, ata mund të përjetojnë një zemërim dhe mërzitje të madhe.
Shpesh ata janë të lodhur dhe flenë me orë të tëra. Kjo përiudhe është e vështirë për vetë faktin se ata duhet të pranojnë ndryshimet trupore, rolet seksuale, emocione të reja dhe së fundi të mësojnë si t’i kontrollojnë ato. Kjo është një detyrë zhvillimi me kërkesa dhe jo gjithmonë e lehtë për disa nga të rinjtë. Ata mund të ndihmohen mjaft nga prindërit, nga motra apo vëllai, si dhe nga zakonet kulturore të bashkësisë.
Nese prindërit janë të gatshëm të pranojnë këto ndryshime dhe bëhen shembull për ta rolet seksuale, ata mësohen t’i pranojnë këto role lehtë.
Kur rritja bëhet në kushte të vështira, shpesh nuk ka mbështetje nga prindërit, nga familja apo nga bashkësia. Shumë familje të ndara dhe shumë baballarë janë larg. Kjo nuk i ndihmon as djemtë, as vajzat. Që vajza të mos vazhdojë të jëtë në vështirësi dhe ndonjëherë me turp për ndryshimet e saj trupore, ka rëndësi që kjo të pranohet nga babai.
Për djalin, që ai të rritet dhe të bëhet djalosh i ri, ka rëndësi të ketë babanë që të shërbejë si shëmbull. Shpesh është shumë e vështirë të ruash zakonet kulturore të bashkësisë në kohe turbullirash. Kjo ka rëndësi të veçantë, sepse njerëzit me origjinë kulturorë dhe nga pjesë të ndryshme të vëndit shpesh bashkohen dhe jetojnë në kushte të papërshtatshme.
Kjo është arsyeja përse proçesi i shndërrimit në një djalë të ri apo në një vajzë të re është shumë më i vështirë për të rinjtë në qëndrat e refugjatëve. Për shëmbull, një vajzë pësëmbëdhjetë vjeçare nga fshati, mbasi e kishin këshilluar të dilte me shoqen e saj, u ankua se e ndjente veten ndryshe dhe të vëtmuar, ajo shpjegoi se i kishin ftuar miqtë e saj për të vallzuar në një klub vallzimi, por atje ishtë tmerr, errësire e madhe, sa më zorr mund të shihjë dhe kishte një zhurmë që s’të linte të dëgjoje. Ajo pëshkroi edhe sjelljen e padëshirueshme të disave.
Ajo qëndronte në një anë të dhomës dhe u sëmur nga tymi i duhanit dhe nga zhurma e madhe. Prandaj është e rëndësishme të nxiten seanca, të cilat mund të përfshijnë anëtarë të tjerë të familjes për të sjellë përvojën e fëmijërisë së tyre. Eshtë mirë të krijohen grupe të rastësishme, për të diskutuar mbi ndryshimet që përjetojnë adoleshentët gjatë përiudhes së pjekurisë seksuale.
Pasi arrihet rritja e plotë fizike dhe emocionale adoleshentët kanë përpara një detyrë të re. Tani ata duhet të pajtohen me faktin se cilët janë ata, përse janë ata, cilët janë qëllimet dhe aspiratat e tyre, të pranojnë kufizimet e tyre, caqet dhe rolet në shoqëri. Ky është hapi i parë i tyre drejt moshës madhore që i përgatit ata për martesë për të mbajtur fëmijë, për të punuar.
Deri në fund të pubertetit, fëmijët janë tepër të lidhur me prindërit e tyre edhe kur janë në grindje e sipër. Mendohet se me përfundimin e arsimimit të tyre, ata kanë fituar pjekurinë intelektuale, rolin shoqëror që u takon dhe janë në gjëndje të ushtrojnë opinionin e tyre mbështetur në përvojën dhe gjykimin e tyre dhe të jene shumë më pak të varur nga prindërit e tyre.
Ata fillojnë të vënë në pikëpyetje normat e vendosura që kanë të bëjnë me ta dhe me të tjerët. Ata merren më shumë me miqtë jashtë familjes se sa me vetë familjet e tyre. Shokët bëhen një pjesë e rëndësishme e jetës së tyre. Kjo çon në uljen e besimit të tyre gjë që nganjëherë e fshehin me reagime agresive.
Në këtë mënyrë ata përpiqen të kalojnë si “gjakftohtë” dhe me kontroll. Dhuna ne një bashkësi kërcënon egzistencën fizike e materiale të njerëzve dhe vë në pikpyetje vlerat shoqërore dhe morale ( mos vrit, mos vidh, duaji të tjerët, sepse me dhunë nuk zgjidhen problemet).
Shpesh adoleshentët ndjehen të pasigurtë. Kushtet e vështira të jetesës rrisin më shumë ndjenjën e pasigurisë dhe frikën në të gjithë popullsinë duke dëmtuar kështu mirëqënien dhe vetë kontrollin. Më rritjën e ndjenjës së tyre të pasigurisë rritet kërkesa e tyre e natyrshme për veprim.
Kështu kureshtja e tyre e natyrshme dhe kërkesa për të kontrolluar situatën shpesh i çon adoleshentët në rrethana të rrezikshme. Për të vazhduar proçesin normal të zhvillimit, të identifikimit, të përcaktimit të rolit të vetes në shoqëri dhe në jetën adulte kërkohet një shkallë sigurie dhe strukturë në mjedisin ku jeton adoleshenti.
Mirëpo dhuna në bashkësi e vë në rrezik egzistencën e tyre, dëmton ndjenjën e tyre të sigurise dhe i largon ata nga bashkësitë dhe nga mjedisi ku ata kanë jetuar më parë. Kjo nuk i lejon adoleshentit të eksperimentojë përfytyrimin e vetes.
Pohimet ironike tregojnë se ai mbron veten nga realiteti, që është shumë i dhimshëm. Të rinjtë kanë vështirësi në vazhdimësinë dhe me lidhjen e jetës së tyre të mëparshme me të tashmen.
Ndjenja e fajit është e përgjithshme tek të rinjtë dhe ata i mundon nevoja për tu larguar nga familja dhe për të qëndruar pranë saj për të ndihmuar. Në fakt duke qenë se disa anëtarë të familjes mungojnë, lidhja midis atyre që mbeten, bëhet më e fuqishme. Shpesh ata marrin përsipër rolin e pjesëtarëve që mungojnë. Djemtë janë vënë në rolin e babait ndërsa vajzat kanë filluar të merren me punët e shtëpisë.
Në këtë mënyrë të rinjve gati iu kalojnë vitet e adoleshencës dhe e ndjejnë veten të zhytur para kohe në rolin ë të mëdhenjvë. Ndonëse kjo pjesë e rritjes do të duhet të jetohet sërish më pas, kjo është shqetësuese, sepse mund të ndërhyjnë në jetën e tyrë të mëvonshme.
Megjithatë, ka të tjerë që nuk mund ta kalojnë këtë tranzicion të qetë dhe në fakt rebelohen duke kundërshtuar, duke u zemëruar dhe duke qenë të vështirë për t’u kuptuar. P.sh. një djalë që gjeti nënën duke qarë në mes të natës, u tërbua dhe e rrahu atë, veprim për të cilin i erdhi keq më pas.
Disa nga adoleshentët që jetojnë në familje të çrregullta e shprehin këtë fakt me rezultate të dobëta në mësime, braktisin shkollën, kanë sjellje të papjekura dhe me probleme duke mbetur si fëmijë dhe presin që familja të kujdeset për to.
Ndonëse adoleshentët nuk janë më fëmijë ata shihen nga prindërit e tyre gjithnjë si fëmijë. Ata nuk janë as të mëdhenj dhe as të vegjël, ndonëse ë quajnë veten më të pjekur se sa janë dhe duan ta provojnë këtë gjë me çdo kusht.
Mungesa e përvojës dhe e besimit i bën ata shumë kokëfortë. Ata e shohin botën bardhe e zi, shpesh nuk u besojnë të rriturve dhe kanë gjëra që u pëlqejnë shumë ose nuk i pëlqejnë fare. Në veprimtaritë e organizuara, atyre duhet tu drjetohesh me durim tu japësh mundësi të drejtojnë dhe të bëjnë veprimtaritë e tyre. Në këto raste roli i të rriturve duhet të jetë më shumë këshillues se sa udheheqës.
Kritika e tyre nuk duhet marrë si personale por në të kundërt duhet të shihet si diçka që u jep atyre pavarësi, duke bërë të ditur opinionet e tyre. Duhen organizuar biseda ku ata të kënë mundësi të gjëra për t’u shprehur. Në përgjithsi me ata duhet folur, duhen shkëmbyer mendimet dhe përvojat pa qenë nevoja për tu pajtuar domosdo me to.
Atyre nuk u duhet predikuar dhe nuk u duhet interpretuar jeta e tyre por duhen mbështetur të arrijnë në përfundime të bazuara në përvojën e tyre dhe të shokëve të tyre. Ata duhet të jenë të lirë të zgjedhin veprimtaritë e tyrë dhe nuk duhet t’u imponohenopinionet e të rriturve. Në rast se ndodh kjo adoleshentët mund të rebelohen duke vënë në provë pavarësinë e tyre.
Për ata ka rëndësi ta ndjejnë veten të rritur dhe të provojnë suksesin. Prandaj atyre duhet t’u jepet ndihmë e organizuar për atë se si të studiojnë me efikasitet, sidomos për lëndë të vështira. Po ashtu përfshirja e tyre në organizimin e veprimtarive për të tjerët i bën ata të ndjehen mirë.
Të rinjtë e turpshëm dhe të ndrojtur duhet të ftohen për pazar, për të blërë materialet si letër dhe sende artistike, duke i inkurajuar kështu që ata ta ndjejnë veten pjestarë të projektit dhe të veprimtarisë.
Adoleshentët nuk ndihmohen duke i mbrojtur nga pasojat e ngjarjevetraumatike, nga lufta ose nga problemet e tjera. Ata krijojnë përfytyrimin e vetes dhe të botës në mjedisin ku jetojmë. Kushtet e vështira të jetesës ndikojnë në mënyre të jashtëzakonshme në këtë proçes, duke i bërë ata konfuz dhe duke u imponuar rregulla të reja. Ata kanë të drejtë të gjëjnë rrugën ë tyrë në një botë kaotike, të kënë përkrahjen e atyre që i rrethojnë dhe të mbështeten në përvojën e tyre.
Shkruan: Diana BANI, Psikologe Këshillimi…..