Shkruan: Eralda MUSTA, Punonjëse Sociale….
‘’Rëndësia e aktiviteteve gjatë ditëve të qëndrimit në shtëpi do të jenë një mënyrë përkujdesjeje për shëndetin tonë mendor duke u bërë rregullatorë edhe të gjëndjes tonë emocionale ‘’.
Një shëndet mendor jo i mirë na bën më të prekshëm kundrejt elementëve si stresi,ankthi,mërzitja,paniku apo nervozizmi. Ashtu sic mund të kuptohet krahas një shëndeti të mirë fizik fillimisht na duhet edhe një shëndet i mirë mendor. Pra shëndeti ynë mendor ka nevojë për përkujdesje të vazhdueshme.
Kur ne i japim rëndësinë e duhur shëndetit tonë mendor atëherë do të jemi në gjendje të kemi një qëndrim më të fortë edhe më të sigurtë në zgjidhjen e problemeve apo situatave problematike që mund të na mërzisin, duke u treguar më të fortë edhe më të sigurtë do të jemi më pak të stresuar dhe do të jemi në gjendje të kontrollojmë më mirë emocionet tona.
Diçka e re mund të jetë edhe stërvitja e të ashtuquajturit ‘’ muskul mendor’’ duke mos pasur nevojën e të harxhuarit shumë kohë pasi disa ushtrime për përmirësimin e shëndetit tonë mendor mund të jenë jo vetëm të thjeshta, por edhe shumë efikase. Harku kohor i realizimit të këtyre ushtrimeve për mendjen tonë mund të jetë 5- 10 minuta e jo më shumë. Dhe menjëherë pasi të jenë bërë pjesë e rutinës tonë të re ,atëherë do të vërejmë edhe ndryshimet e para tek gjithësecili nga ne .
Ushtrime të thjeshta për shëndetin tonë mendor.
1) Ushtrimi i mirënjohjes –Mund të ndodhë që në ditë të caktuara mund të kemi mendime jo pozitive që na pengojnë në zgjidhjen e problemeve ose që thjesht mund të prishin qetësinë tonë ose ekuilibrin tone emocional dhe ndonjëherë ndodh që sa më shumë të mundohemi për të mos menduar aq më shumë mendojmë.
- Ilaçi më i mirë në këtë rast do të ishte mirënjohja .
- Po si ? ” – Të jesh i lumtur do të thotë të jesh mirënjohës’’ ( Elizabeth Carter)
Mirënjohja mund të filloj që në fillimin e ditës në pjesën e zgjimit , gjatë kohës së lojërave,gjatë kohës së gatimit, leximit apo edhe përpara se të flemë nuk duhet të harrojmë të jemi mirënjohës ose falenderues për 2- 3 gjëra pozitive që mund të na kenë ndodhur gjatë ditës .
Falenderimi mund të jetë edhe për gjërat më të vogla si buzëqeshja e prindërve tanë kur i shohim të lumtur plot shëndet , mund të jetë edhe falenderimi për një lule të celur që na lumturon ose edhe për një lexim interesant që na ka bërë të ndjehemi më mirë.
- “Ka mijëra arsye për të qënë mirënjohës , mjafton vetëm të ndërgjegjësohemi’’
- “Ji mirënjohës edhe për gjërat e vogla pavarsisht sa të rëndësishme mund t’i konsiderosh’’
Praktikimi sistematik i mirënjohjes përmirëson shëndetin tonë mendor dhe redukton emocionet me bazë toksike si zilia, zemërimi,faji. Thuhet gjithashtu se mirënjohja zvogëlon shenjat e mërzitjes,nervozizmit,fuqizon empatinë dhe formon lumturinë.
2) Pranimi i mendimeve negative dhe ndryshimi i konceptimit të tyre në gjëra pozitive. –Objektivi kryesor i kësaj teorie është pranimi i situatave apo gjërave ashtu sic në të vërtetë janë. Duke I pranuar gjërat ashtu sic janë ne do të zhvillojmë elementin e tolerancës dhe mirëkuptimit me njëri- tjetrin. Nëpërmjet elementëve të tolerancës ne do të shmangim cdo pjesë të stresit,mërzitjes dhe kështu do të arrijmë forcimin e shëndetit tonë mendor. Cdo ushtrim që ndihmon në shëndetin tonë mendor ka për synim të na ndihmojë të harrojmë situatën problematike dhe të na orientojë përkundrejt mendimeve pozitive.
Ky ushtrim aplikohet shumë thjeshtë.
Në fund të ditës sillni ndërmënd një mendim apo situatë e cila mund tju ketë mërzitur.Mundohuni të kujtoni se cfarë menduat në atë moment dhe reflektoni mbi formën se si ato mendime ndikuan në zhvillim e disa emocioneve negative për ju.
Përqëndrohu të kuptosh se si u ndjetë në atë moment duke shënuar diku emocionet e shprehura . Duke kuptuar këtë proces ju do të jeni në gjendje të kuptoni që disa gjëra edhe duhet t’i harrojmë në mënyrë që të aktivizoni në mendjen tuaj mendimet pozitive që ju bëjnë të ndjeheni mirë dhe të lumtur.
Kjo teknikë na ndihmon të kuptojmë se gjërat që ndodhin nuk duhet të kenë fuqinë për të prishur ekuilibrin tonë emocional dhe shëndetin tonë mendor. Nuk duhet të zhvillojmë ndjenja si zemërimi apo trishtimi po duhet të zhvillojmë një mekanizëm mbrojtës për shëndetin tonë mendor në mënyrë që këto mekanizma mbrojtës të na ndihmojnë për t’i zgjidhur problemet apo të papriturat në mënyrën e duhur pa e humbur qetësinë.
3) Meditimi i njohur ndryshe edhe si mindfulness ( Menaxhimi i emocioneve dhe mendimeve) –Meditimi është mjaft i mirë për mëndjen tonë. Gjatë kohës qe ne jemi zgjuar mendja jonë nuk pushon së menduari apo imagjinuar mbi ndodhitë e javës së kaluar apo mbi gjërat e javës në vazhdim. Dhe ky dialog i brendshëm mendimesh shpesh herë rezulton i lodhshëm për shëndetin tonë mendor.
Mjaftojnë vetëm 5 minuta mbi këtë lloj meditimi dhe menjeherë do të rimarrim energjitë pozitive. Mund të kemi variante të ndryshme ku gjithësecili mund të zgjedh atë që i duket më komode.
Përqëndrimi tek frymëmarrja . Marrim lehtësisht frymë nëpërmjet hundës dhe duke e nxjerrë lehtësisht nëpërmjet gojës. Pastaj mund të përqëndrohemi tek ndjesitë trupore si rrahjet e zemrës ose thjesht shohim gjërat përreth pa i komentuar me fjalë.
Nëpërmjet kësaj teknike mund të përqëndroheni më shumë rreth gjërave atje – këtu pa pasur nevojën që të ecim me ritmin e shpejtë të shoqërisë, por të mendojmë me qetësi duke qetësuar kështu edhe mendjen tonë. Meditimi ndihmon sistemin tonë mendor dhe ruan ekuilibrin tonë emocional .
Disa forma që do t’ju vijnë në ndihmë për të kontrolluar shprehitë e emocioneve të fëmijëve tanë.
Situata në të cilën ndodhemi padyshim është e vështirë por kjo do të na shërbejë si një formë për të kaluar më shumë kohë me fëmijët tanë. Në këtë informacion të prezantuar për ju do të gjeni disa mënyra efikase se si mund t’i vini në ndihmë fëmijëve tuaj mbi shprehitë e emocioneve gjatë kohës së qëndrimit në shtëpi.
Shprehia emocionale
Është shumë e domosdoshme t’i ndihmojmë fëmijët të gjejnë forma pozitive në mënyrë që fëmijët të shprehin emocionet e tyre në lidhje me situatën të cilën po jetojmë. Mund të ndodhë që të ndiejnë frikë ose trishtim për këtë do të ishte një mënyrë e mirë për t’i ndihmuar t’i kanalizojnë emocionet e tyre duke i shprehur dhe kërkuar këshilla.
Një shembull i mirë do të ishte që të vizatojnë ose të shkruajnë dicka rreth situatës aktuale .
Mbasi të kenë vizatuar i pyesim :
- Çfarë keni vizatuar ?
- Si ndjehen personat të cilët ke vizatuar?
- Nëse ajo që keni vizatuar do të mund të fliste cfarë do të thonte?
Në këtë formë duke u përgjigjur fëmijët do të mund të projektojnë gjithashtu edhe ato emocione apo mendimet që mund t’i kenë trazuar sadopak. Mund të luajnë gjithashtu me kukulla edhe duke krijuar situatën si doktori – pacienti. Kjo lojë zhvillon empatinë, bashkëpunimin , dëshirën për të ndihmuar .
Orari
Është e rëndësishme që fëmijët të kene një rutinë. Në një fletë kartoni vizatojmë ose shkruajmë orarin që do të vendosim, për t’u ndjekur në ditët në vazhdim si : orari zgjimit, higjena personale, procesi i të veshurit , detyrat e shkollës, lojërat, darka, fjetja.
Në përcaktimin e orarit duhet të jemi fleksibël pasi edhe nëse ky orar nuk zbatohet ose vonohemi për ta zbatuar nuk përbën problem. Mund të punoni së bashku e gjithë familja për të dhënë ide dhe duke sugjeruar gjërat më zbavitëse për t’i përfshirë në krijimin e orarit të rutinës së re. Idetë më të mira shkruajini në një fletë si dhe më vonë vendoseni në një vend të dukshëm.
Momentet më të mira
Në krijimin e orarit mund të krijojmë edhe hapësira gjatë mbasdites për të bërë ato gjëra që aq shumë na pëlqejnë si : të gatuajmë së bashku ,të bëjmë një album familjar,një konkurs me këngë etj.
Ideja është që fëmijët t’i motivojë dëshira për të pritur ato momente të cilat e gjithë familja luan si dhe bashkëbisëdon edhe për gjërat që do të bëjnë në ditët në vazhdim.
Momente qetësie
Është e domosdoshme qe prindërit dhe fëmijët të kenë kohën dhe mundësinë edhe për të pushuar apo qetësuar duke gjetur edhe një vend të posacëm në shtëpinë e tyre. Mund të zgjedhim një cep të posacëm në shtëpi, ku mund të realizojmë dicka të improvizuar si të ndëgjojmë muzikë me mp3 duke i shkarkuar nga interneti apo të këndojmë duke u fokusuar tek këngët që aq shumë na pëlqejnë.
Çdo ditë përreth 3 minuta mund të përdoret kjo teknikë si një formë për tu qetësuar. Ndryshe e quajtur si hapësira e preferuar brenda shtëpisë. Në momentin kur fëmijët mund të mërziten kjo hapësirë do t’i ndihmojë për t’i rikthyer qetësinë në kushtet e një rutine të re.
Lëvizja
Fakti që ndodhemi në shtëpi nuk do të thotë që smund të realizojmë aktivitet fizik . Jo!!!
Mund të ndezim muzikën dhe të kërcejmë ose të bëjmë aerobi , mund të gjejmë edhe teknika qetësimi si meditimi etj .
Art dhe krijimtari
Mund të pikturoni objekte , të përdorni plastelinën për të krijuar forma të ndryshme, t’i biem instrumentave muzikorë ose të përdoren disa objekte për të krijuar tinguj muzikorë .
Këto shembuj do të argëtojnë fëmijët pasi duke shprehur emocionet e tyre do të jenë në gjendje të kontrollojnë situatat apo të papriturat. Përfshirja e fëmijëve në këto lojëra do të bëjë të mundur aktivizimin e disa pjesëve të trurit të cilët janë rregullator të përgjigjeve emocionale në situatë tensioni apo stresi.
Gjithashtu mund t’i motivojmë duke i thënë të shkruajnë histori , të krijojnë albume familjare , si dhe të bëjnë video duke përdorur aplikacione nga interneti.
Kini parasysh prindër që ju jeni shembulli më i mirë për fëmijët tuaj. Ashtu si ju do të silleni ashtu do të sillen edhe fëmijët tuaj. Bëni një listë të gjërave pozitive , flisni cdo ditë me fëmijët tuaj si dhe mësoni prej tyre pasi fëmijët kanë kapacitet të lartë për t’iu përshtatur situatave dhe ndryshimeve të reja.
Shkruan: Eralda MUSTA, Punonjëse Sociale….