Shkruan: Qëndresa SHABANI, Psikologe këshillimi…..
Ajo se çfarë mund të bëjmë ne parimisht gjatë punës sonë terapeutike është që t’iu mësojmë klientëve tanë se si t’i vetë zgjidhin gjërat, të njohin vetën dhe të kuptojnë se sa të rëndësishëm janë, madje dhe më shumë se sa ata kanë menduar dhe parë vetën.
Kur ne bëhemi të vetëdijshëm rreth çdo gjëje që kemi (që n’a rrethon) dhe mund të bëjmë gjithashtu, mund të kuptojmë se sa të rëndësishëm jemi dhe t’i mundësojmë kështu vetës /klientëve përballimin e shumë sfidave e situatave, të fituarit e aftësisë së vetëgjykuarit të gjërave, të ndërvepruarit dhe vendosurit për vetën, larg nga çdo trysni dhe ndikim që mund të kenë, larg çdo shqetësimi dhe pengese që mund të hasen, të bëjnë dhe të realizojnë gjërat përtej çdo dëshire dhe imagjinate të tyre.
Pra, kur individi arrinë këtë, mëson të dalloj rëndësinë e gjërave dhe ndikimin negativë ose pozitivë që mund të kishin në jetën e tyre, kupton ndikimin e stresorëve të ndryeshëm, dëmin që mund të shkaktonin dhe njëkohësisht arrijnë të bëjnë gjërat vetë tashmë, të jenë të pavarur, të kuptojnë ndikimin që mund të kishin ide apo dhe mendime të tjera shtytëse në të cilat gjendeshin.
Ai/ ajo nëpërmjet një seance terapeutike, çoftë ajo një seancë ekspozuese ndaj stresorëve ose thjesht eksploruese mund të shtyjë individin të mendoj ndryshe dhe të kuptoj një mënyrë tjetër zgjidhjeje dhe parë situatat, gjë që ai mund të realizojë këtë së bashku me ju nëpërmjet një udhëtimi të vetës dhe njohjes së vetës.
Shkruan: Qëndresa SHABANI, Psikologe këshillimi…..