Shkruan: Albesa JASINI, Psikologe klinike.
Cilat janë ushqimet që mund të ndihmojnë në simptomat e fëmijëve me autizëm? A funksionojnë ato vërtet?–Fëmijët me autizëm preferojnë të hanë disa ushqime dhe disa të tjera jo. Për këtë arsye ata kanë mungesa të theksuara në përbëreës të ndryshëm ushqimorë. Shumë nga këto përbërës janë provuar të jepen si suplemente në mënyrë që të ndihmojnë në simptomatikën e fëmijëve. Megjithatë, nuk ka të dhëna konkluduese. Përpara dhënies së këtyre suplementeve, flisni gjithmonë me mjekun e fëmijës tuaj.
Vitaminat dhe kripërat– Multivitaminat: disa studime kanë dalë në përfundimin se multivitaminat mund të përmirësojnë gjumin dhe problemet e tretjes që kanë fëmijët me autizëm. Dhënia e tyre nuk e dëmton fëmijën, përkundrazi. Ato mund ta ndihmojnë organizmin e fëmijës, sidomos nëse ata nuk kanë një dietë të balancuar në përditshmëri.
Hekuri: shpesh fëmijët me autizëm kanë mangësi në hekur, ndaj edhe ata duhet të kontrollohen rregullisht mbi nivelin e tij në gjak. Dhënia e suplementeve të hekurit duhet rezervuar vetëm në rastet kur është konfirmuar me analiza laboratorike mungesa e tij. Kjo gjë ndodh pasi vetë këto suplemente mund të shkaktojnë cregullime të tretjes te fëmija.
Vitamina B6 dhe Magneziumi: ka studime që tregojnë se vitamina B6 dhe magneziumi përmirësojnë sjelljen e fëmijëve me autizëm, por asnjë prej tyre nuk është plotësisht konkluduese.
Omega3: shpesh herë fëmijët me autizëm mund te kenë nivele të ulta të omega 3, ndaj thuhet se këto suplemente mund të ndihmojnë në hiperaktivitetin e këtyre fëmijëve.
A duhet ta vendos fëmijën në një dietë të vecantë? –Ka të dhëna që dieta pa gluten apo pa kazeinë mund të jetë e efektshme ne simptomatikën e fëmijëve me autizëm. Gluteni gjendet te gruri, elbi, tërshëra dhe përdoret gjerësisht si konservues. Kazeina gjendet te qumështi i lopës, djathi, kosi dhe te akullorja.
Sot, mjekët nuk rekomandojnë futjen e fëmijës në një dietë të vëcantë. Kjo sepse ajo mund të jetë shumë e kushtueshme dhe nga ana tjetër ka shumë limite në varietetin e ushqimeve që mund të konsumohen.
Çfarë të shmanget –Ushqimet e prodhuara me maja shkaktojnë rritje të jashtëzakonshme të baktereve të dëmshme në zorrë dhe duhet të shmangen, nëse nuk eliminohen plotësisht. Këto ushqime janë sheqeri (përfshirë sheqernat natyrale në fruta), buka, kumbullat, rrushi, uthulla, mishi i vjetër dhe djathrat. Karbohidratet e rafinuara, patatet dhe drithërat pa gluten nuk këshillohen (dihet se ushqejnë majanë).
Ushqime që përmbajnë toksina dhe fenole natyrore nuk janë zakonisht optimale dhe në shumë raste, është e domosdoshme t’i hiqni nga dieta. Toksinat, përfshirë shtuesit (ngjyruesit artificialë, shijet, konservantët etj), dhe pesticidet. Zgjidhni ushqime organike sa më shpesh të jetë e mundur. Kur konsumoni produkte me origjinë shtazore zgjidhni nga ato kafshë që janë ushqyer me bar apo në kullota, pasi ofrojnë një përmbajtje shumë më të lartë lëndësh ushqyese dhe eleminoni kimikatet e dëmshme dhe hormonet. Kur nuk janë detoksifikuar në mënyrë natyrale, ushqimet që përmbajnë fenole natyrore mund të krijojnë simptoma të sjelljes, emocionale dhe fizike dhe duhet të kufizohen. Ushqime të tilla janë rrushtë, mollët, manaferrat dhe bajamet.
Kontrolloni për ndjeshmërinë ndaj ushqimit dhe eliminoni ‘fajtorët’. Kjo është gjithashtu e dobishme për menaxhimin e simptomave fizike të autizmit. Filloni ngadalë shmangien ndaj ushqyesve që shkaktojnë simptoma dhe përfshini në dietë ushqyes të shëndetshëm shtesë.
Ju mund të shtoni ushqyes në pjata të ndryshme, si në qofte, në tava të ndryshme, në supa, salca dhe madje edhe në kekë, si dhe t’i ofroni këta ushqyes si pjatë të dytë. Lëngje natyralë të frutave dhe të perimeve janë një mënyrë e shijshme për të shtuar ushqyes të dobishëm.
Ndonjëherë, një fëmijë ka nevojë t’ia ofroni të njëjtin ushqim 15 deri në 20 herë para se të vendosë ta shijojë atë. Por bëhuni krijues dhe mos hiqni dorë!
Shkruan: Albesa JASINI, Psikologe klinike.